Smart Dental Manager
Për herë të parë në Shqipëri vjen një sistem profesional për PC i ideuar për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve Stomatolog në të mirë të komunitetit, vetes dhe instancave shtetërore, si dhe mund të gjejë përdorim dhe në fushën akademike. Tashmë çdo pacjent në klinik do të ketë llogarin e tij në sistem ku në të përfshihen:
•Të dhënat biografike
•Fotograf in/it, dokumentat iden
tifikues dhe radiograf i/it
•Analizat laboratorike
•Kartel ën/at personale
•Diagnozën dhe planet e trajtimit
Në këtë sistem do të gjeni një mjedis të përshtatshtur në shqip për të realizuar përpunimin e shumë informacioneve pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë kohë sepse sistemi
(SDM), ju ndihmon të rezervoni oraret e pacjentëve, ruajtien e kartelave në forëm elektronike dhe vënien në dispozicion të tyre në një kohë rekord pa u munduar shumë nëpër rafte plot me kartela të vjetëruara dhe të dala jashtë funksionit, çdo gjë tashmë ruhet në mënyrë digitale, mjafton vetëm një KLIK. Duke shkurtuar kohën aq të vyer të shpenzuar në kërkimin e kartelave të vjetra dhe duke ju ofruar mundësi zgjedhje mbi mënyrën se si doni të akomodoheni në shumllojshmërin e informacioneve të aplikacionit. Mbi të gjitha ky aplikacion është shumë i thjeshtë në përdorim nga të gjitha moshat. Sistemi (SDM) gjen zbatim nga:
•Studentat, për të përvetësuar aftësitë e tyre menaxheriale dhe dijet e tyre gjatë studimeve Universitare.
•Mjekët e sapodiplomuar për të menaxhuar me efikasitet kabinetet dentare ku punojnë.
•Nga Ministria e Shëndetësisë për grumbullimin e të dhënave statistikore dhe planifikim të shëndetit publik dentar.
•Nga UMSH-ja në kontrollet e rasteve abuzive dhe neglizhencës nga ana e mjekut.
•Nga instancat shtetërore si Gjykatat për zbulimin e rasteve në shkelje ose malpraktike.
•Klinicistët për orientim të mëtejshëm të punës në kabinet.
•Nga zyrat e tatim taksave, për grumbullimin e taksave dhe shkatërimit të evazionit fiskal.
•Nga kompanit e sigurimit shëndetsorë që rimbursojn pacjentët e siguruar.
•Nga studiues dhe specialistë në kërkime shkencore dhe statistikore.
•Menaxher dhe biznesmen për rritjen e performancës në klinikat e tyre. Të gjitha të dhënat personale të pacientit mund ti dorëzohen dhe pacientit, avokatit ose dhe mjekëve të tjerë për konsultim [në ruajtje të konfidencialitetit] në formate elektronike si: PDF ose Word, madje dhe të printuara sigurisht. Ju mund të printoni dhe formate të gatëshme nga sistemi si konsensuse për pacjentin ose grup këshillash ose dhe bilancin mujor, pa ndihmën e një ekonomisti si dhe statistika të vlefshme. Sistemi SDM është i mbrojtur me logim personal në mënyre që asnjë individ dytësorë të mund të ketë akses të padëshiruar,. në sistem mund të logojn vetëm personat e autorizuar
Sistemi është në gjëndje të mbajë bilancin mujor/vjetor në bazë të regjistrimeve që bëhen nga klinika këtu përfshihen kostot primare, ato sekondare dhe fitimet. Sistemi ju ofron statistika, si diagnoza, trajtimi, gjinia ose mosha më e frekuentuese në muajin ose vitin e fundit. Regullimi i orareve në një poliklinik dhe klinik është e rëndësishme duke pasur një vizualizim bëhet e mundur rakordimi i orareve me poltronat. Si dhe shumë opsione të tjera, si kontakte me mjek të tjerë, farmaci, laborant dhe laboratore të histopathologjis si dhe numratorin telefonik të pacientëve tuaj. Tashmë gjithçka është më e lehtë me (SDM) mjafton vetëm një KLIK dhe zgjidhja është në duart tuaja. Zgjidhja që ndikon në performancën e klinikës tuaj,
Tashmë e ka një emër (SDM)
© Copyright
Të gjitha të dhënat janë të mbrojtura nga e drejta e autorit
(Për çdo shkelje të të drejtave të autorit do të procedohet penalisht)