Piro Dhima

Piro Dhima Ëndërro. Beso. Frymëzo. Shërbe.
🇦🇱Deputet i Partisë Socialiste🌹Qarku Gjirokastër
🇪🇺Drejt së ardhmes evropiane.

Perëndim i florinjtë mbi Pazarin e Gjirokastrës. ✨
20/09/2026

Perëndim i florinjtë mbi Pazarin e Gjirokastrës. ✨

20/09/2026

👉 Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet🇦🇱❤️🇺🇸

18/09/2026
🇦🇱 18 Shtator Dita e Çlirimit të GjirokastrësSot përulemi me respekt para kujtimit të atyre që luftuan dhe sakrifikuan p...
18/09/2026

🇦🇱 18 Shtator Dita e Çlirimit të Gjirokastrës

Sot përulemi me respekt para kujtimit të atyre që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e qytetit tonë.

82 vite më parë, Gjirokastra u çlirua nga pushtuesit nazifashistë. Një ditë që na kujton se liria nuk është e mirëqenë; ajo u fitua me sakrificë dhe duhet nderuar çdo ditë me përgjegjësi ndaj qytetit dhe njerëzve tanë.

Të kujtojmë historinë, të nderojmë të rënët dhe të punojmë për Gjirokastrën që duam t’u lëmë brezave që vijnë.

Gëzuar 18 Shtatorin, Gjirokastër! 🇦🇱

18/09/2026

Ditë e premte, ditë e mbarë!☀️
Bashkë do të piqemi në Orën e Pranisë Besnike, si çdo javë, në të shtatë ndalesat e Qarkut tonë të Gjirokastrës📍
Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Dropull, Libohovë, Memaliaj, Tepelenë!

17/09/2026
17/09/2026
17/09/2026
🤝 PRANIA BESNIKE📍 GjirokastërSelia e Partisë Socialiste📅 E premte, 18 shtator🕔 Ora 17:00Një hapësirë e hapur për çdo qyt...
17/09/2026

🤝 PRANIA BESNIKE

📍 Gjirokastër
Selia e Partisë Socialiste
📅 E premte, 18 shtator
🕔 Ora 17:00

Një hapësirë e hapur për çdo qytetar që dëshiron të ndajë një shqetësim, një kërkesë apo një propozim.

Pranë njerëzve. Me dëgjim, ndjekje dhe përgjegjësi.

Një ditë e gjatë pune sot në Kuvend, me disa çështje me peshë në rendin e ditës.Diskutuam Konventën Kuadër të Këshillit ...
15/09/2026

Një ditë e gjatë pune sot në Kuvend, me disa çështje me peshë në rendin e ditës.

Diskutuam Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, si edhe ndryshimet që lidhen me statusin dhe pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, duke dëgjuar përfaqësuesit e tyre.

Dy tema të ndryshme, por me një parim të përbashkët: zhvillimi teknologjik dhe forcimi i drejtësisë duhet t’i shërbejnë qytetarit, brenda ligjit, me transparencë dhe respekt për ekuilibrin institucional.

Pavarësia e drejtësisë duhet garantuar. Njëkohësisht, Kuvendi nuk mund të abdikojë nga përgjegjësia e tij kushtetuese për të dëgjuar, shqyrtuar dhe vendosur.

Dialog dhe përgjegjësi.

Address

Gjirokaster
Gjirokastër
6001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Piro Dhima posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share