Zyre Kontabiliteti Sula

Zyre Kontabiliteti Sula Welcome

05/03/2021
03/01/2021

Procedura e lëshimit të faturave elektronike
Të gjithë tatimpaguesit duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Që nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Ndërsa për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.

Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:

Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike
Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care
Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:

Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave
Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2
Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike
Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike
Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, ju tashmë mund të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore.

08/10/2020

Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se duhet të përditësojnë, në sistemin e-filing, të dhënat e tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas Legjislacionit tatimor në fuqi.

Njoftojme klientet
08/10/2020

Njoftojme klientet

Publikimi periodik  mbi TVSH e rimbursuar për tremujorin e tretë të vitit 2020  si dhe nivelin e Stokut deri në datë 30.09.2020.  

08/10/2020

Deklarimet tatimore
Studio ndjek për klientët e saj, të gjitha proçedurat e plotësimit si edhe deklarimit të detyrimeve në lidhje me :
-TVSH,
- Sigurime Shoqërore dhe Shëndetsore,
- Tatimin mbi fitimin etj.

Jeni te mirepritur



15/05/2020

Oferta shume te mira vijne per ju qe kerkoni nje ekonomiste per biznesin tuaj
Ju mirepresim

Nese keni nje financier te zotin biznesi juaj do te jete i sukseshem
18/02/2020

Nese keni nje financier te zotin biznesi juaj do te jete i sukseshem

13/02/2020

Person fizik me qarkullim vjetor 0 deri ne 2 milion lekë

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë ai nuk është subjekt i TVSH dhe Tatimit mbi fitimit, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin; dhe Tatimin në Burim.

13/02/2020

Sherbime te ofruara

- Mbajtja e kontabilitetit (Biznes i vogel, i mesem)
- Rregjistrim i faturave te blerjes dhe sh*tjes, Import Export
- Deklarim online te librit te sh*tjes, blerjes
- Pergatitja dhe Deklarimet e TVSH, tatim fitimi, TAP, Sigurimet
- Pasqyrat financiare : Bilanci, Pasqyra e te ardhurave shpenzimeve, cash flow.

- Asistence per hapjen & mbylljen e aktivitetit
- Konsulence fiskale
- Konsulence Bankare
- Maredheniet me Bankat dhe institucionet tatimore

13/02/2020

Per cdo Biznes te Vogel, te Mesem, mund te gjeni oferta te ndryshme me cmime konkuruese ne Treg!

Jeni te Mirepritur!

Me Respekt
Zyre Kontabiliteti Sula

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Kontabiliteti Sula posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyre Kontabiliteti Sula:

Share