brunilda_resulaj

brunilda_resulaj doreshkrime.

Enigmë jam ..Enigmat i dua Mund të bashkosh copëzat  e grisura Të qartësosh pamjet ..Por diku ,gjithmonë do t 'mungoj nj...
05/12/2025

Enigmë jam ..
Enigmat i dua
Mund të bashkosh copëzat e grisura
Të qartësosh pamjet ..
Por diku ,gjithmonë do t 'mungoj një pjesë ,
Të arrish në përfundime do t'lodhesh
Do të soset durimi ..
Atëher do të gabosh .
Unë shkruaj dhe gris përditë letra ..
Nuk e kam sekret vendin ku i hedh .
Sekret është
vetëm fjala që ruajta ,..
kur një copë ,letre fsheha në xhep .
Njerzit të vëzhgojnë ..
Atë që nuk duket duan të shikojnë .
Gjithmonë nxitojnë ..
Kurioz ,të uritur lexojnë .
Sa më afër i afrohen fundit
Unë i largohem mendimit!

Kjo është enigma..,
Kjo jam unë ..
Kurr e lexuar deri në fund.

30/11/2025

Drita që vezullojnë ,
por errësirë përcojnë .
shpirti im është fikur ,
sic fiket nata pa hënë!
Të bëj cfarë?!
Të sillem ,si?!
askush s'do më kuptoj ..
Dhimbjen që dhe flladi i lehtë ma lëndon..
Ta ndieni nuk pres..

Dhe kohët u plakën me mua ..
Po dhimbjen s'e shëruan!!
Stoli i jetës është prishur ..
As qielli s'është më një strehë.
S'besoj të më pranoj as ferri.
Flakët ja sfidoj ..
nuk digjet i djeguri!

Shpirt ' i padukshëm.
As erërat s'e përqafojnë dot..
As dielli s'ka fuqi ta pushtoj ..
As akujt ta mbulojnë..
Dikur donte pakëz dashuri .
Momentet e bukura ,
të jetonin pak më gjatë..

Përjetsia nuk ekziszon sigurisht.
Shpirt'i harruar ,në paqe lundron sot.
Heshtjen që kurr nuk e deshi ,
e përafoi fort!
Frymëzuar nga dielli ..
Prej hënës mësuar ..
Ka kuptuar nuk te vret vetmia..
Janë njerzit që vrasin!!!

Mbylli sytë. Për ca njerëz kurr mos i hap Bëhu e verbër rrugën vazhdo .As veshët mos i lodh ,Zhurmat mbas dritës janë ko...
23/11/2025

Mbylli sytë.
Për ca njerëz kurr mos i hap
Bëhu e verbër rrugën vazhdo .
As veshët mos i lodh ,
Zhurmat mbas dritës janë kot!
Si valët e tërmetit do shuhen një ditë
Dhe ti do të ndihesh më e fortë!
Bota e dimë ,kështu është gatuar ,
Ndonjëherë jetohet për të mbijetuar!
Nga ëndrrat dorë nuk heq!
Ëndrrat nëpër gërma i ruaj ..
Shumë flasin ,por s'dinë të shkruajnë..
Të lexojnë ,jo ,sigurisht !
Prandaj në reshta cdo gjë e ruaj !
Fjalë të thjeshta,jo rreshta të koduar
Mendime të hapura,të bukura ,të vërteta ..
Kur përplasen me to ..
Zilia ngërdheshet .
smira qesh pa kuptuar ,
Injoranca pyet:
Cfarë është shkruar nëpër rreshta?!
Përse nuk është ilustruar me figura?!
Si të kuptoj "analfabeti "

Unë prap të them arti im vizual ,
Nuk është piktura ..
Është fjala ,vec aty ,di të përdor ngjyra!
ju që keni lindur "daltonik "
As në piktura nuk dalloni ngjyra !

Të fsheha mes vitesh,,Duke buzëqeshur ditës,Duke lotuar netëve , poshtë carcafëve  ,të stampuar me copza dhimbjesh !Dhim...
17/11/2025

Të fsheha mes vitesh,,
Duke buzëqeshur ditës,
Duke lotuar netëve , poshtë carcafëve ,
të stampuar me copza dhimbjesh !
Dhimbje që më mbyste por s'mund të vdisja .
S'mund ta lejoja vdekjen ,
Ëndrrën të më rrëmbente !
Të ruajta mes copëza kujtimesh ,
fshehur ..nën diellin veres .
Nën shkëkqimin e hënës ,
Në dimrin e largët !
Larg syresh ,që të shigjetojnë ,
Deri në vrasje ,pastaj duan të të shërojnë!
Besimin për njërëz e kisha flakur .
Për thesarin flitet vec me veten..
Si mund t'ju tregoja njerëzve hajdutër ..
Që kisha fshehur një dashuri ,
Dhe celsin kisha humbur !
Do më copëtonin trup ,shpirt e zemër ,
Në kërkim të thesarit të cmendur ..!
Sikur të kisha tri jetë ,
Në cdo rrugë do zgjidhja të ecja vet..
Nuk janë rrugët e boshatidura që vrasin
Janë njerzit ..që flejnë e zgjohen ,
vetëm të zbulojnë ëndrrat e tua!
Kurr mos e trego një ëndërr..
Hajduti,do ta vjedhi,
Krimineli do ta vras..!
Llafazani do ta tjetërsoj !
Njeriu më i mirë ,
Do e tregoj aq shpesh,
Dhe pastaj do të thotë:

Ishte ëndra ime!!

17/11/2025

Mendimet më sillen rrotull,
si një vorbull që më merr përqark…
Unë në epiqendër,
duke i mbajtur fort mendimet.
si merimanga tërheq fijen e vet.

I radhis me kujdes,
si rrathët e ujit kur prek liqenin ,një guralec
Unë notoj mes hapësirave të tyre,
nëpër shtigje ku shpirti ndizet e shuhet.

Notoj shpejt,
dhe vorbulla e tyre më përfshin me gjithë forcë…
Pastaj pluskoj, mbi mendime,
derisa qetësia të më vendoset në shpirt,
si një prekje e ngrohtë që s’më lë të bie.

Meditim që shëron,
terapia ime ..!!
pa duar të huaja që të më tregojnë udhën.

Vështroj filxhanin e kafes,
aromën që më zgjon çdo mëngjes,
dhe buzëqesh…
“Mirëmëngjes ditë e re,
Erdhe plot dritë.”

hallet nuk zgjidhen vetë,
por unë edhe vdekjes i buzëqesh,
si një grua që ka mësuar ,të mos ket më frikë .
Ajo do vijë një ditë,
por frikërave dhe hijeve ..u them jo sot.
Nuk i lejoj të më trokasin në derë.

Sot u ndjeva e gjallë.
Një gjallëri që më mbushi trupin me dritë.
Mora frymë thellë… buzëqesha.
Dhe frikës ia mbylla çdo prag.

Në dritë dhe hijeKam ecur në dritë -hijet e mia.Aty ku dritë reflektoja,sytë e smirës s’ju lanë të më shihnit.Kur errësi...
11/11/2025

Në dritë dhe hije

Kam ecur në dritë -hijet e mia.
Aty ku dritë reflektoja,
sytë e smirës s’ju lanë të më shihnit.

Kur errësira më bënte hije,
Hapnit sytë të depërtonit brenda meje
diçka që fshihej ta kuptonit.
Afrohesh*t aq pranë,
sa ndieja frymëmarrjen tuaj.
Unë ju shikoja,
por ju s’mund të shihnit
çfarë shpirti përcillte!

Jeta ime ka qenë dritë -hije.
Por dritën kurrë s’e shpërdorova
e ruaja,
edhe pse shpesh kërkonin ta vidhnin.
Dhe kur errësira sillte hijet në jetën time,
përdorja dritën e fshehur në zemrën time.

Jeta është proces,
si dita dhe nata ,një dukuri.
Herë kemi diell që djeg e verbon,
herë hënë që ndriçon prej tij.
Pastaj qielli nxin…

Prandaj i them vetes:
Bëhu hënë!
Shkëlqe edhe kur s’ke dritë.
Njerëzit gjithmonë do të ndjekin me sy,
edhe kur je e plotë,
edhe kur je thjesht një e harkuar vij!

Dhe në ditët më të këqija,
kur mendojnë se po humb,
do të të kërkojnë më shumë.
Atëherë do të kuptojnë:
Një shpirt i bukur
rilind përsëri
vdes si hënë,
si diell lind!

Kupa e KohësVitet zgjasin kohën,koha jetët sfidon…E shkuara, e tashmja, e ardhmja —përzihen në kohën tonë.Dje, sot dhe n...
09/11/2025

Kupa e Kohës

Vitet zgjasin kohën,
koha jetët sfidon…
E shkuara, e tashmja, e ardhmja —
përzihen në kohën tonë.

Dje, sot dhe nesër —
fjalët që bashkojnë kohët.
Fëmijëria m’u duk një çast,
e rinia — një gotë verë e mirë,
lënë përgjysmë.

kjo moshë që jam sot —
një kupë e mbushur plot:
me lot, me qeshje, me mall, me kujtime,
me premtime të bëra, fjalë të dhëna,
dhe ca gënjeshtra që ende pluskojnë.

Do të derdhet, sido që ta pij,
se duart më dridhen,
e shpirti qan.
Zjarri që digjet —
lotët s’i than.

Sytë, dritë fikur,
fiksuar mbi flakë,
pyesin:
Ku ikën vitet?
Koha, ku ngeli?
E unë… ku jam?

Vetes i them:
“Jeta është e bukur në çdo moshë.”
E pranoj — skeptike kam qenë dhe jam.
bukuria… ku qëndron?

Një dhimbje në shpatull, një tjetër në bark,
një therrje në gjoks, një tjetër në kokë.
Ngërçet lozin në trupin tonë,
e kur ankohemi, gjithmonë dëgjojmë:
“Po, edhe mua njësoj!”

Vjen një moshë,kur dhimbjet përzihen,
Por na dhembin njësoj .
Çdo natë, diçka gjumin ma trazon.
Por përsëri them me bindje:
Jeta është e bukur — gjithmonë!

Një rreth ku brezat ecin njësoj !

06/11/2025
06/11/2025
Do takohen dhimbjet tona një ditë ,Sepse rrugët  kryqëzohen dikur ..Do ecin dhimbjet përgjatë paralel ..Në kërkim të një...
03/11/2025

Do takohen dhimbjet tona një ditë ,
Sepse rrugët kryqëzohen dikur ..
Do ecin dhimbjet përgjatë paralel ..
Në kërkim të njërat-tjetrës .
si dy motra ,të një gjaku ,që koha i ka ndar .
Por të njëjtin yll do të ndjekin ,
Do të takohen dhimbjet tona një ditë.
Hapa pas hapi ,do afrohen largësitë,
Sado e largët përplasja do të jet ,
si kometat që ven e vijnë ,
do të afrohen dhe largohen ,
por prap do të kthehen ,
sic njerzit kthehen nga mërgata,
të puthin tokën ku zot u ndjen!
Do të takohen dhimbjen tona një ditë ,
Sic thonë qe shpirtrat takohen ,
Vec atëherë ,
dielli do të lind përsëri ,
Sepse dhimbjet tona ,
Përkthehen dashuri!

Aty ku shpesh ëndërrojmë të kthehemi,Aty ku shpesh ëndrrat  i fshehim .Aty ku ku malli përqafon mallin.Aty ku kujtimet k...
31/10/2025

Aty ku shpesh ëndërrojmë të kthehemi,
Aty ku shpesh ëndrrat i fshehim .
Aty ku ku malli përqafon mallin.
Aty ku kujtimet kurr nuk vdesin .
Aty ku te thjeshtësia të bukurën gjen..
Aty ku qarja dhe qeshja jote e parë ,
kurr nuk është harruar .!!
Aty ku frikën nuk arrite ta njihje.
Aty ku belbëzove,
Aty ,kur hapat fillove të hidhje
Aty ku të deshën pa kushte ..
Aty ku shpirti prehet ..
Aty është shtëpia e të gjithëve ..!!

Ndëruar vend..
Shtëpi dhe ëndrra të mëdha ndërtuam .
aty dritë i dhamë shpresës .
Mbasi vetes i thua ,jetova sa desha,
Provova mirëqënie..
Ndërtova miqësi ,
Dhash e mora dashuri !
Një boshllëk s'e mbusha dot ..
Malli pranga i vuri shpirtit ..
Por dot s'e mbajti peng !
Sepse shpirti prehet aty ku ndjen ..
Tek ish e embla shtëpi ..!
Aty aty ku mbretëronin prindërit tanë!
Ne ishim pasuri e tyre ,
Ata ishin pasuria jonë!

Address

Rruga Sami Frasheri
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when brunilda_resulaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share