Migrations- und Visa- Berater Welca

Migrations- und Visa- Berater Welca LL.B Jurist 📚
"Wir machen Ihr Leben in Deutschland einfacher."
☎️+4915128234671

🇩🇪 “Gjermania po hap derën për mjekët dhe profesionistët shëndetësorë nga jashtë”.Më 26 mars 2026, Bundestag miratoi pro...
06/04/2026

🇩🇪 “Gjermania po hap derën për mjekët dhe profesionistët shëndetësorë nga jashtë”.

Më 26 mars 2026, Bundestag miratoi projektligjin për përshpejtimin e njohjes së diplomave në profesionet shëndetësore (BT-Drucksache 21/3207). Qëllimi është i qartë: mungesa e stafit është reale dhe shteti po përpiqet ta zgjidhë sa më shpejt.

Por ky ligj ende nuk është në fuqi. Ai duhet të kalojë edhe në Bundesrat. Deri atëherë nuk ndryshon asgjë.

Kur të hyjë në fuqi, nuk është ajo që po sh*tet online. Nuk hiqet gjuha. Nuk hiqet njohja e diplomës. Nuk zhduken provimet profesionale. Standardi mbetet i njëjtë. Ajo që ndryshon është vetëm shpejtësia e procedurës dhe reduktimi i burokracisë.

Përfshin të gjitha profesionet shëndetësore të rregulluara si mjekë, dentistë, farmacistë dhe mamitë. Pra, jo për çdo diplomë.
(Mos harroni të bëni Follow dhe ta shpërndani.)
Sa i përket kohës, deri tani nuk ka një datë zyrtare për votimin final në Bundesrat. Proceduralisht pritet të trajtohet në një nga seancat e ardhshme, me shumë gjasë në javët në vijim (prill–maj 2026), por kjo nuk është ende e konfirmuar.

Nuk është mundësi pa kushte por për ata që planifikojnë të vijnë në Gjermani për të punuar në këto profesione, pritja do të jetë shumë e shkurtër dhe më e lehtë. Një avantazh për ata që janë gati.
Dhe mos harroni, Welca.de ju ofron shërbimet me çmimet më të lira për njohjen e Diplomave dhe shumë të tjera.

.de

🚨 NGA 12 PRILLI Nga 12 prilli hyn në fuqi 100% sistemi i ri i kontrollit kufitar në zonën Schengen (EES – Entry/Exit Sys...
31/03/2026

🚨 NGA 12 PRILLI

Nga 12 prilli hyn në fuqi 100% sistemi i ri i kontrollit kufitar në zonën Schengen (EES – Entry/Exit System).
Ky është një ndryshim serioz që prek të gjithë shtetasit jo-BE.

❗ Çfarë ndryshon konkretisht:

📌 Nuk ka më vula në pasaportë
– Çdo hyrje dhe dalje regjistrohet automatikisht në sistem
– Autoritetet shohin historikun tënd në çdo moment

📸 Regjistrim biometrik në hyrjen e parë
– Foto e fytyrës
– Shenjat e gishtave
– Pas kësaj, sistemi të identifikon automatikisht

⏱️ Kontroll i saktë i qëndrimit (90/180 ditë)
– Nuk ka më gabime apo “hapësira”
– Çdo ditë llogaritet në mënyrë elektronike

🚫 Tejkalimi i afatit (overstay)
– Regjistrohet menjëherë në sistem
– Mund të çojë në:
• ndalim hyrjeje në Schengen
• probleme për vizë në të ardhmen

🛂 Kontroll më i fortë në kufi
– Dalin menjëherë:
• tejkalime të mëparshme
• refuzime vizash
• hyrje/dalje të dyshimta

⚡ Kalime më të shpejta për ata korrekt
– Përdorim i e-gates automatike në aeroporte
– Më pak pritje në kufi (nëse je në rregull)

⚖️ Çfarë do të thotë kjo realisht:

Ky sistem e bën të pamundur manipulimin me qëndrimin në Schengen.
Nga tani:
– çdo lëvizje regjistrohet
– çdo shkelje ruhet në databazë
– çdo hyrje varet nga historiku yt

⬇️Shikoni ne profil shërbimet që ofrojm në Gjermani.🇩🇪

A e dije që mund të deklarosh deri në 14€ më tepër në ditë në Steuererklärung? Kjo do të thotë që automatikisht merrni d...
14/03/2026

A e dije që mund të deklarosh deri në 14€ më tepër në ditë në Steuererklärung?
Kjo do të thotë që automatikisht merrni dhe më shumë Para💶 mbrapsht. (Verpflegungspauschale)

Shumë punëtorë në Gjermani nuk e dinë që ekziston Verpflegungspauschale – një zbritje tatimore për shpenzimet e ushqimit kur je në punë larg shtëpisë më shumë se 8 orë dhe mund të deklarohet në Steuererklärung.

• 14€ për çdo ditë pune
• 28€ nëse je 24 orë jashtë për punë

⚠️ Kjo nuk është pagesë direkte nga kompania.
Është zbritje nga tatimi, që mund të të sjellë para mbrapsht nga Finanzamt kur bën Steuererklärung.

Kjo situatë ndodh shpesh në profesione si:

• ndërtimi (Baustelle të ndryshme)
• montim / instalime në qytete të tjera
• shoferë profesionistë (p.sh. shoferë kamioni)

Shumë njerëz nuk e deklarojnë këtë dhe humbin para çdo vit.

Për të parë sa ditë mund të deklarosh, kontrollo Lohnabrechnung ose kërko një vërtetim nga punëdhënësi.

Një nga aplikacionet ku mund të bësh Steuererklärung dhe që ofron opsionin për këtë është Taxfix.

📌 TË DREJTAT E QIRAMARRËSVE NË GJERMANI🇩🇪 Në Gjermani, ligji mbron qiramarrësin shumë më tepër sesa mendojnë shumica.Pro...
03/03/2026

📌 TË DREJTAT E QIRAMARRËSVE NË GJERMANI

🇩🇪 Në Gjermani, ligji mbron qiramarrësin shumë më tepër sesa mendojnë shumica.
Pronari NUK mund të veprojë sipas dëshirës.

1️⃣ Rritja e qirasë (Mieterhöhung)
• Duhet të jetë me shkrim dhe e arsyetuar ligjërisht.
• Mund të bëhet vetëm deri në nivelin e qirasë së zakonshme të zonës (ortsübliche Vergleichsmiete).
• Maksimumi: 20% brenda 3 viteve (në disa qytete vetëm 15%).
• Qiramarrësi ka të drejtë ta kontrollojë dhe ta refuzojë nëse është e padrejtë.
• Ke 2 muaj kohë për ta shqyrtuar para se të pranosh.
Mos prano menjëherë. Kontrollo gjithmonë dokumentet.

2️⃣ Kündigung – Largimi nga banesa

Pronari nuk mund të të nxjerrë pa arsye.
Arsyet më të zakonshme:
• Eigenbedarf (nevojë personale e pronarit)
• Mospagesa e qirasë
• Shkelje serioze e kontratës
Afati minimal i njoftimit është 3 muaj dhe sa më gjatë të jetosh në banesë, aq më i gjatë bëhet afati i mbrojtjes.
Në shumicën e rasteve, Kündigung mund të kundërshtohet.

3️⃣ Depozita (Kaution)
• Maksimumi: 3 muaj “Kaltmiete”
• Mund të paguhet në 3 këste
• Pronari duhet ta ruajë në llogari të veçantë.
• Nuk mund të mbahet pa arsye konkrete pas largimit
Nuk është gjithmonë e detyrueshme ta paguani. Ka shumë pronar shtëpish që nuk kërkojn depozit. Tek aplikacioni ImmoScout24 ka dhe opsion për të gjetur shtëpi pa Depozit.
⚠️ Shumë pronarë përpiqen të mbajnë depozitën pa justifikim. Në pikën e fundit do te gjeni të shpjeguar se çfarë të bëni në raste të tilla.

4️⃣ Nebenkosten (Shpenzimet shtesë)
• Duhet të jenë të detajuara dhe transparente.
• Ke të drejtë të kërkosh dokumentet dhe faturat.
• Afati për kontroll: 12 muaj nga marrja e llogaritjes.
Mos paguani asgje pa bërë më parë verifikimet e duhura.

5️⃣ Defekte në banesë (Mietminderung)

Nëse ka Lagështi,myk, Ngrohje jo funksionale ose Probleme serioze me linjst elektrike dhe te ujit.
Ke të drejtë për të kërkuar Riparim dhe Ulje të qirasë (Mietminderung).
Gjithmonë njofto me shkrim dhe jep afat për riparime.

Vazhdon në koment…

📌Çfarë është Abfindung💶(Dëmshpërblimi pas Kündigung)?Abfindung është një shumë parash që punëdhënësi e paguan kur ai ven...
24/02/2026

📌Çfarë është Abfindung💶(Dëmshpërblimi pas Kündigung)?

Abfindung është një shumë parash që punëdhënësi e paguan kur ai vendos tju heqi nga puna dhe të prish kontratën e punës.📄
Jo gjithmonë kur merr Kündigung, automatikisht ke të drejtë për Abfindung. Lexoni më poshtë për të kuptuar kur mund të përfitoni. ⬇️

Kur kemi realisht shanse për Abfindung?🧐

1. Kemi punuar mbi 6 muaj në kompani
2. Kompania ka më shumë se 10 punonjës
3. Kündigung nuk është i justifikuar ligjërisht
4. Nuk kemi marrë paralajmërim (Abmahnung) para pushimit
5. Nuk është respektuar “Sozialauswahl” (zgjedhja sociale në rast pushimesh ekonomike)

Nëse këto kushte plotësohen, punëdhënësi rrezikon të humbasë procesin në gjykatë👨‍⚖️– dhe pikërisht këtu lind mundësia reale për Abfindung.

Abfindung mund të përfitohet në tre mënyra:
1.Kur bëhet padi në Gjykatën e Punës dhe gjykata vendos që ti të marrësh Abfindung.
2.Kur arrihet marrëveshje ndërmjet teje dhe punëdhënësit pa patur nevojë për proces gjyqësor.
3.Në rast të një Sozialplan.

Afati më i rëndësishëm: 3 javë

Nga dita që marrim Kündigung, kemi vetëm 3 javë kohë për të paraqitur padi.

Nëse e kalojmë këtë afat, Kündigung konsiderohet automatikisht e vlefshme dhe humbim çdo mundësi për të përfituar Abfindung.
Ky është gabimi më i madh që bëjnë shumë punonjës.

Si llogaritet zakonisht Abfindung?

Formula tipike (jo detyrim ligjor) është:

Gjysma e pagës bruto mujore për çdo vit pune.
Shembull:
• 10 vite pune
• 3.000 € bruto

10 × 1.500 € = 15000 € Abfindung.
Ka raste të ndryshme ku përllogaritja bëhet ndryshe.

Çfarë është e rëndësishme që të përfitoni Abfindung?
Mos nënshkruaj menjëherë Kündigung ose Aufhebungsvertrag. Mos prano Kündigung pa e analizuar me detaje. Konsultohu menjëherë me një avokat për Arbeitsrecht. Brenda 3 javëve paraqit Kündigungsschutzklage nëse ka bazë.

Bëni kujdes dhe nëse keni pyetje shkruani ne komente!

Kam parë shumë njerëz që punojnë fort🏆, por nuk mbrojnë veten financiarisht🤧. Dhe problemi është që mjafton një situatë ...
20/02/2026

Kam parë shumë njerëz që punojnë fort🏆, por nuk mbrojnë veten financiarisht🤧. Dhe problemi është që mjafton një situatë e vetme për të prishur vite pune.🤦🏻‍♂️

1️⃣Haftpflichtversicherung ju duhet me patjetër. Në Gjermani, nëse shkakton dëm, ti paguan. Nuk ka rëndësi nëse ishte pa dashje. Një gabim i vogël mund të kthehet në faturë shumë të madhe. Për një shumë të vogël në vit, zgjidh të jesh i mbrojtur.

2️⃣Hausratversicherung është diçka që shumë e nënvlerësojnë. Të gjithë mendojnë “nuk më ndodh mua”. Por nëse ka zjarr, vjedhje apo dëme nga uji, askush nuk të zëvendëson sendet e tua personale. Ato që ke blerë me punë të vështirë mund të zhduken brenda një dite.

3️⃣Rechtsschutzversicherung ështe i nevojshëm në një vend Burokratik si Gjermania. Konfliktet me punëdhënësin apo pronarin e shtëpis p.sh. nuk janë të rralla. Në një vend si Gjermania, ku gjithçka funksionon me kontrata dhe ligj, të kesh akses te një avokat pa frikën e kostove të larta është siguri e madhe.

4️⃣Berufsunfähigkeitsversicherung është diçka që shumë e kuptojnë vetëm kur është vonë. Mund të vijë një ditë që për shkak sëmundjeje ose aksidenti trupi yt dorëzohet dhe nuk mund të punosh më në profesionin tënd, të ardhurat bien me 30-40%menjëherë. Sidomos nëse je i vetmi që mban familjen, kjo nuk është luks, por mbrojtje e të ardhmes.

5️⃣Private Rentenversicherung është një nga më të rëndësishmit sidomos për ata të cilët e kanë filluar rrugëtimin profesional në Gjermani në moshë pak më të madhe dhe nuk do të arrijn ti plotësojne vitet e punës për të marr pensionin. Pensioni shtetëror mund të mos mjaftojë për emigrantë që nuk do kenë vite të plota kontributesh. Nëse nuk planifikon sot, do të përballesh me pasojat më vonë.



Mos i shihni siguracionet vetëm si shpenzim. Shikojini si investim.
Në Gjermani nuk ndërtohet jeta mbi fatin dhe kismetin por mbi planifikim dhe parapetgatitje.
.de

🎊Gezuar Vitin e Ri të gjithëve!🥳📌Viti i ri nis me shumë lajme të mira.🎁Mos harroni tja u dërgoni edhe miqve.🫂
02/01/2026

🎊Gezuar Vitin e Ri të gjithëve!🥳

📌Viti i ri nis me shumë lajme të mira.🎁
Mos harroni tja u dërgoni edhe miqve.🫂

Shkruani pyetjet tuaja ne komente!🤝🇦🇱🇩🇪
07/12/2025

Shkruani pyetjet tuaja ne komente!🤝🇦🇱🇩🇪

29/11/2025

KUJDES!!
Nuk vlen për të gjithë Aufenthaltet!

.de

Adresse

Mannheim

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Migrations- und Visa- Berater Welca erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie