Anduela Kora Bylyku

Anduela Kora Bylyku Creating a life with more freedom, family time and growth through digital marketing and supportive community

08/09/2026

Dita 6 e sfidës – Mjedisi im

Kam kuptuar që nuk ka nevojë çdo gjë të jetë perfekte. Rëndësi ka të krijoj një ambient ku ndihem mirë, kam qetësi dhe mund të vazhdoj përpara hap pas hapi. ❤️

🌿 Dita 5 e sfidës – Çfarë kam mësuar deri tani?Ky rrugëtim më ka mësuar shumë, por mbi të gjitha më ka mësuar të mos i t...
07/09/2026

🌿 Dita 5 e sfidës – Çfarë kam mësuar deri tani?

Ky rrugëtim më ka mësuar shumë, por mbi të gjitha më ka mësuar të mos i them vetes: “Unë nuk di, nuk mundem.”

Kur fillova, shumë gjëra ishin të reja për mua. Teknologjinë nuk e njihja mirë, të dilja para kamerës e kisha shumë të vështirë dhe shpesh mendoja nëse do t’ia dilja.

Por dalëngadalë kuptova se askush nuk lind duke i ditur të gjitha. Mëson duke provuar, duke gabuar dhe duke vazhduar. ❤️

Sot kam ende shumë për të mësuar, por kur shikoj nga kam nisur, jam krenare që nuk u dorëzova.

Në çdo moshë mund të mësosh diçka të re. Mjafton t’i japësh vetes një mundësi. 🌱

🌿 Dita 4 e sfidës – Një vështirësi me të cilën jam përballur                                                            ...
06/09/2026

🌿 Dita 4 e sfidës – Një vështirësi me të cilën jam përballur Ne te vërteta është që një nga vështirësitë më të mëdha për mua ka qenë se unë nuk kam qenë fare një person i rrjeteve sociale.

Kam pasur vetëm një Facebook, sa për të folur me prindërit dhe me njerëzit e mi të afërt. Të merresha me rrjetet sociale më dukej shumë e vështirë dhe as që e kisha menduar ndonjëherë që një ditë do të dilja publikisht e do të flisja para njerëzve.

Një vështirësi tjetër ka qenë teknologjia. Unë nuk kisha pothuajse fare njohuri për këto gjëra. Kam bërë vetëm 8 vjet shkollë dhe për mua shumë nga këto që po mësoj sot më dukeshin tepër të vështira.

Gjithmonë më ka pëlqyer vetëm të punoja. E dija punën time, punoja fort dhe kaq. As nuk e mendoja se një ditë do të më duhej të mësoja kaq shumë gjëra të reja.

Dhe pastaj vjen kamera

Në të vërtetë, unë jam shumë e turpshme.

Të dal para kamerës dhe të flas me njerëz që nuk i njoh, për mua nuk ka qenë aspak e lehtë.

Sepse e dimë si janë gjykimet… edhe kur je shumë mirë, përsëri dikush do të ketë diçka për të thënë.

Dhe normalisht stresohesh, të mbahet goja, harron çfarë do të thuash… mua më ka ndodhur plot herë.

Por po mundohem të mos e lë më këtë frikë të më ndalojë.

Pak nga pak po dal para kamerës, po flas, po gaboj, po provoj përsëri… dhe çdo herë ndihem pak më e sigurt.

Nuk dua të jem perfekte. Dua vetëm të jem vetvetja. ❤️

05/09/2026

🌍 Dita 3 e sfidës – “A është ky një biznes ndërkombëtar?”Po

Një nga gjërat që më pëlqen më shumë në këtë rrugëtim është fakti që nuk ka rëndësi ku jeton.

Mund të jesh në Francë, Shqipëri, Greqi, Itali, Gjermani apo kudo tjetër… dhe prapë të lidhesh me njerëz nga vende të ndryshme. ❤️

Për mua kjo ishte diçka e re, sepse për shumë vite isha mësuar që puna lidhej gjithmonë me një vend dhe një orar të caktuar.

Sot po mësoj një mënyrë tjetër, hap pas hapi, me telefonin ose laptopin tim dhe me njerëz që ndodhen në vende të ndryshme të botës. 🌍

Jam ende në rrugëtimin tim, por kjo është një nga arsyet pse vendosa ta provoja.

Po ti, a do të të pëlqente të bëje diçka që nuk të kufizon vetëm te vendi ku jeton? ❤️

04/09/2026

🎬 Dita 2 – Pse e nisa këtë rrugëtim? E nisa këtë rrugëtim sepse ndjeva se kishte ardhur koha të bëja diçka ndryshe për veten dhe familjen time. ❤️ Një hap i vogël, por me shumë kuptim për mua. RrugëtimiIm

03/09/2026

Për mua, fleksibiliteti do të thotë të kem mundësi të ndërtoj diçka për veten, pa humbur këto momente të çmuara me familjen. ❤️
Sepse koha me ata që duam është ajo që ka më shumë vlerë. 🌿

03/09/2026

🎬 DITA 1/30 – Kush jam unë?

Sot nis një sfidë të re 30-ditore. ❤️
Çdo ditë do të ndaj me ju pak nga rrugëtimi im, eksperiencat, mësimet dhe sfidat gjatë këtij rrugëtimi. 🌿

Kjo është vetëm Dita 1.
Shihemi nesër në Ditën 2! 🥰

Histori personale:                                                                  Ka qenë një kohë kur mendoja se, për...
29/08/2026

Histori personale: Ka qenë një kohë kur mendoja se, për të filluar diçka të re, duhet të isha gati për gjithçka.

Të dija çdo hap.
Të mos kisha frikë.
Të kisha më shumë kohë.
Të isha më e sigurt te vetja.

Por e vërteta është se nuk u ndjeva kurrë 100% gati.

Thjesht erdhi një moment kur i thashë vetes:
“Nëse vazhdoj të pres momentin perfekt, mund të mos filloj kurrë.”

Kështu bëra hapin e parë.

Nuk i dija të gjitha.
Kisha pasiguri.
Kisha shumë për të mësuar.

Por fillova.

Dhe sot e kuptoj se shumë gjëra nuk i mëson para se të fillosh…
i mëson gjatë rrugës. ❤️

Ndonjëherë nuk ke nevojë të jesh gati.
Ke nevojë vetëm të guxosh të bësh hapin e parë.

Po ti, a ke diçka që po e shtyn sepse mendon se nuk je ende gati? 🌿

25/08/2026
Mirëmëngjes 🌿☕️Çdo ditë e re është një mundësi për të filluar përsëri, për të besuar pak më shumë te vetja dhe për të bë...
25/08/2026

Mirëmëngjes 🌿☕️

Çdo ditë e re është një mundësi për të filluar përsëri, për të besuar pak më shumë te vetja dhe për të bërë një hap, sado të vogël, drejt asaj që dëshiron.

Mos prit momentin perfekt.
Fillo me atë që ke, aty ku je, dhe ec përpara me besim. ❤️

Të uroj një ditë të bukur, me qetësi, buzëqeshje dhe energji pozitive. ✨

Adresse

Thionville

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Anduela Kora Bylyku publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Anduela Kora Bylyku:

Raccourcis

Partager