20/02/2026
Adesso • Visibile a tutti su LinkedIn e altrove
🇮🇹 La modifica del nome o del cognome dei cittadini albanesi a seguito di richiesta di riconoscimento della sentenza estera.
La Corte Suprema albanese ha stabilito un importante principio con la sua sentenza n. 450 del 15.10.2015. Come è noto dagli operatori del diritto, l'Albania, dopo anni di "abusi" delle norme che agevolavano il cambio del nome per l'ottenimento di nuovi documenti da parte di soggetti che avevano subito condanne o espulsioni all'estero, ha deciso di mettere una stretta, limitando questa possibilità a ben pochi definiti criteri. Ma cosa fare se il cambio del nome dei cittadini albanesi, a seguito di una decisione di un giudice straniero, si pone in conflitto con i principi della normativa interna? Secondo la Corte Suprema, la valutazione nel caso della delibazione della sentenza estera non deve soffermarsi sulla circostanza che il cambio del nome non è stato fatto secondo i principi della normativa albanese, ma deve tenere in considerazione il fatto che le leggi albanesi NON vietano la modifica. Perciò, niente automatismo nel rigetto in caso richiesta di riconoscimento della sentenza straniera, ma una valutazione attenta su ciò che legittimamente prevede la normativa dell'altro Stato.
🇦🇱 Ndryshimi i emrit dhe mbiemrit të shtetasve shqiptarë ne rastin e kërkeses për njohjen e vendimit të huaj.
Gjykata e Lartë ka theksuar një parim të rëndësishëm me vendimin e saj nr. 450, datë 15.10.2015. Siç eshte e njohur nga operatorët e së drejtës, Shqipëria, pas viteve të "abuzimeve" me normat që lehtësonin ndryshimin e emrit për lëshimin e dokumenteve të reja, nga ana e subjekteve, te cilët kishin dënime ose dëbime ne shtetet e huaja, vendosi të aplikojë një sërë shtrëngimesh, duke e kufizuar këtë mundësi në disa kritere të përcaktuara qartë.
Por çfarë duhet bërë nëse ndryshimi i emrit të shtetasve shqiptarë sipas vendimit të gjyqtarit të huaj, paraqet konflikt me parimet e legjislacionit të brendshëm?
Sipas Gjykatës së Lartë, vlerësimi në rastin e njohjes së vendimit të huaj (delibacionit) nuk duhet të kufizohet ne faktin qe ndryshimi i emrit NUK është bërë sipas parimeve të legjislacionit shqiptar, por duhet të mbajë në konsideratë që ligjet shqiptare NUK e ndalojnë modifikimin. Prandaj, nuk mund te refuzohet automatikisht njohja e vendimit të huaj, por nga ana e Gjykatës se Apelit duhet të bëhet një vlerësim i kujdesshëm mbi cfarë parashikon në mënyrë te ligjshme legjislacioni i shtetit te huaj.