Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan, Business consultant, Gjilan.

Miratohet Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2026-2031Sot, Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi Strategjinë e Zhvillim...
24/09/2026

Miratohet Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2026-2031

Sot, Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2026-2031, të propozuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Ky dokument përcakton vizionin, prioritetet dhe objektivat që do të udhëheqin zhvillimin ekonomik të Gjilanit gjatë pesë viteve të ardhshme.

Strategjia vendos në fokus mbështetjen e bizneseve, nxitjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë lokale, duke synuar shfrytëzimin më të mirë të potencialeve ekonomike të Gjilanit.

Miratimi i kësaj strategjie krijon një bazë të qëndrueshme për planifikimin e projekteve konkrete dhe për aplikimin në programe dhe sigurimin e fondeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Si Drejtori për Zhvillim Ekonomik, do të vazhdojmë të punojmë që ky dokument të përkthehet në projekte dhe rezultate konkrete për ekonominë e Gjilanit.

Hiqet Taksa Komunale dhe Falen të gjitha Borxhet e Bizneseve për Taksë Komunale nga Viti 2000-2026Sot, Kuvendi Komunal i...
24/09/2026

Hiqet Taksa Komunale dhe Falen të gjitha Borxhet e Bizneseve për Taksë Komunale nga Viti 2000-2026

Sot, Kuvendi Komunal i Gjilanit miratoi propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për heqjen e taksës komunale për bizneset dhe faljen e të gjitha borxheve të akumuluara për këtë taksë nga viti 2000-2026.

Ky vendim synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe të krijojë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe ekonomisë lokale. Njëkohësisht, u jepet fund obligimeve të vjetra që kanë vazhduar të figurojnë ndër vite.

Si Drejtori për Zhvillim Ekonomik, do të vazhdojmë të punojmë për masa konkrete në mbështetje të bizneseve, nxitjen e investimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik të Gjilanit.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë VATRAVATRA është një biznes me mbi 30 vite përvojë dhe veprimtari në sekto...
23/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë VATRA

VATRA është një biznes me mbi 30 vite përvojë dhe veprimtari në sektorin e qeramikës dhe produkteve sanitare.

Gjatë vizitës, u prita ngrohtësisht nga pronari, z.Ngadhnjim Bislimi, me të cilin diskutuam për zhvillimin e biznesit, përvojën e krijuar ndër vite dhe mundësitë për mbështetjen e mëtejshme të sektorit privat.

Drejtori Haki Huruglica ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovaci...
22/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT)

Me përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), z. Armend Vehapi dhe z. Nol Buzhala, zhvilluam një takim pune lidhur me projektin e Zonës Ekonomike në Komunën e Gjilanit.

Takimi i sotëm kishte për qëllim koordinimin e hapave konkretë dhe përfundimin e procedurave të nevojshme, në mënyrë që ky projekt të realizohet sa më shpejt që është e mundur.

Zona Ekonomike përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, pasi krijon një hapësirë të dedikuar për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Realizimi i saj padyshim që do të ndikojë në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investitorët vendorë dhe të huaj.

Në këtë drejtim, diskutuam edhe obligimet dhe hapat që dalin nga Vendimi nr. 04/20 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet MINT-it dhe Komunës së Gjilanit.
E falënderoj MINT-in, veçanërisht z. Armend Vehapi dhe z. Nol Buzhala, për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për koordinim të vazhdueshëm.

Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përfundimin e procedurave që janë në kompetencën tonë, me synim që ky projekt strategjik të kalojë sa më shpejt në fazën e realizimit.
Ky mbetet prioritet kryesor i Komunës së Gjilanit.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë MIGROS CENTERNë MIGROS CENTER, një biznes i zhvilluar nga Fatmir Zeqiri, i...
17/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë MIGROS CENTER

Në MIGROS CENTER, një biznes i zhvilluar nga Fatmir Zeqiri, i cili ndër vite ka zgjeruar aktivitetin dhe praninë e tij në tregun e Gjilanit.

Rritja dhe zgjerimi i këtij biznesi është dëshmi e punës, investimit dhe përkushtimit për të krijuar vlerë në ekonominë lokale.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë gjithmonë afër bizneseve tona, e gatshme të dëgjojë nevojat e tyre dhe të ofrojë çdo ndihmë të mundshme në kuadër të përgjegjësive tona.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë KASTROGjatë vizitës në biznesin KASTRO, pata kënaqësinë të pritem nga z. S...
16/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë KASTRO

Gjatë vizitës në biznesin KASTRO, pata kënaqësinë të pritem nga z. Sevdail Kastrati, përfaqësues i një biznesi që prej vitit 2003 është pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike të Gjilanit.

Mbi dy dekada punë, përkushtim dhe qëndrueshmëri janë dëshmi e vlerës që krijojnë njerëzit tanë të punës.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë Devaja ComercNjë pritje e ngrohtë në Devaja Comerc, ku na priti familja Ze...
15/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë Devaja Comerc

Një pritje e ngrohtë në Devaja Comerc, ku na priti familja Zeqiri, z.Shefqet Zeqiri dhe z.Adonis Zeqiri.
Për më shumë se 30 vjet, kjo familje ka ndërtuar me punë e përkushtim një veprimtari të qëndrueshme në përpunimin dhe sh*tjen e drurit, si dhe në tregtimin e materialeve ndërtimore.

Puna e tyre ndër vite është dëshmi e vlerës së biznesit familjar, që rritet me kohën, përcillet nga një brez te tjetri dhe krijon vende pune e mundësi për familje të tjera.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë ANTEXVizitat në biznese na japin mundësinë të shohim nga afër punën, inves...
11/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë ANTEX

Vizitat në biznese na japin mundësinë të shohim nga afër punën, investimet dhe përkushtimin e sipërmarrësve tanë.
ANTEX, me fokus në enterier dhe dekorim, po zgjeron vazhdimisht ofertën me produkte moderne për shtëpi dhe ambiente të ndryshme.
Si Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, me mbështetjen e Kryetarit Alban Hyseni, do të vazhdojmë të jemi pranë bizneseve dhe çdo investimi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.

Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe JuglindjeAZHR Lindje organizoi tryezën e rrumbullakët ...
10/09/2026

Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje

AZHR Lindje organizoi tryezën e rrumbullakët “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”, në kuadër të projektit “Agjenda e Gjelbër në rajonet Lindje dhe Juglindje”, financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Në tryezë morën pjesë mbi 30 përfaqësues të komunave të rajoneve Lindje dhe Juglindje, institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe ekspertë nga Kosova dhe Shqipëria.

Diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë për zbatimin e Agjendës së Gjelbër, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të një zhvillimi më të qëndrueshëm.

Gjatë tryezës u ndanë përvojat dhe rekomandimet e ekspertëve nga Co-PLAN, Tiranë, lidhur me tranzicionin e gjelbër, politikat klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, përfaqësuesit e komunave prezantuan të arriturat, projektet e realizuara dhe sfidat me të cilat përballen në zbatimin e objektivave të Agjendës së Gjelbër.

Gjatë tryezës, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik i njoftoi të pranishmit se draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2026–2031 e cila pritet te aprovohet së shpejti në kuvend është në përputhje me objektivat e Agjendës së Gjelbër.

Strategjia parasheh një sërë iniciativash konkrete, si krijimin e Fondit Komunal Mjedisor, zhvillimin e ekonomisë qarkore, zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në objektet publike dhe banesat kolektive, si dhe projekte për zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Zbatimi i Agjendës së Gjelbër është përgjegjësi e brezit të sotëm ndaj brezave të ardhshëm. Në këtë drejtim, AZHR Lindje, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe institucionet lokale, duhet të vazhdojë ta shtyjë përpara këtë koncept, duke e kthyer atë në projekte dhe veprime konkrete që kontribuojnë në një zhvillim më të qëndrueshëm.

Agjenda e Gjelbër është agjendë e së ardhmes, ndërsa përkushtimi ynë sot është investimi më i mirë për një të ardhme më të pastër, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë AlplastE themeluar në vitin 1994 nga z.Fatmir Sylejmani, ka mbi 30 punëtor...
09/09/2026

Drejtori Haki Huruglica ka vizituar kompaninë Alplast

E themeluar në vitin 1994 nga z.Fatmir Sylejmani, ka mbi 30 punëtorë, eksporton në shumicën e shteteve të Evropës dhe ka zyrë sh*tjeje në Slloveni. Alplast prodhon dhe instalon dyer e dritare PVC dhe alumini, roleta dhe sisteme fasadash.

Address

Gjilan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-Gjilan:

Shortcuts

Share