03/03/2016
ATK INFORMON TATIMPAGUESIT PËR KORRIGJIMIN E TË DHËNAVE NË RAPORTET E BLERJEVE MBI 500 EURO
Administrata Tatimore e Kosovës informon tatimpaguesit se ka identifikuar që disa nga të dhënat e deklaruara në raportet e blerjeve mbi 500 euro nuk u përputhen bizneseve të identifikuara nga ATK, pra ju mungon numri fiskal ose i njëjti është regjistruar gabim gjatë plotësimit të formës për raportim.
Prandaj, ATK ka ofruar mundësinë e saktësimit të këtyre të dhënave përmes ueb faqes së tyre www.atk-ks.org në linkun “Kërko Tatimpaguesin”.
Korrigjimi i raporteve duhet të bëhet deri më 01 Prill 2016. Të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk respektojnë afatin e korrigjimit do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.
Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit.