Adriateh është kompani me bazë në Kroaci, e cila përmes partnerëve të saj vepron në shumicën e vendeve të Evropës. Synimi ynë është të sjellim në vend teknologjinë më të mirë në fushën e autolarjeve me vetëshërbim dhe pajisjeve të tyre përcjellëse. Adriateh është një emër i njohur në industrinë e larjes së makinave që nga viti 1996 duke ofruar zgjidhje të sigurta dhe efektive por gjithashtu edhe n
jë aspekt estetik që e dallon nga kompanitë e tjera, në mbi 40 vende të ndryshme të botës. Të gjitha makineritë dhe pajisjet e nevojshme për stacionin e autolarjes projektohen, prodhohen dhe testohen në objektet e kompanisë, gjë që ofron siguri dhe besueshmëri të lartë për bizneset e reja. Stacioni i larjes së makinave me etiketën Adriateh përfshin më të mirat, duke filluar me dizajnin bashkëkohor, inxhinierinë preçize, mjeshtërinë dhe teknologjinë inovative. Klientët tanë mund të zgjedhin brenda një game prej pesë strukturash vertikale të larjes së makinave të ndërtuara tërësisht nga çelik inox me dizajne industriale të patentuara të regjistruara sipas WIPO Geneve. Klientëve tanë ju sigurojmë teknologjinë inovative të pastrimit me deri në 8 programe larjeje, mbështetje të pandalur 24/7 të klientit si dhe asistencë teknike, një sistem të zgjuar vetë-diagnostikues dhe akses në distancë në rrjedhën e punës së makinës, sistem riciklimi që kursen energji dhe ujë me çdo larje dhe instalimet elektrike solare.