09/02/2026
🚀 SIGMA BMC me kënaqësi njofton fillimin e procesit të dizajnimit të Programit për Zhvillimin e Konsulencës Menaxheriale në Kosovë, në bashkëpunim me Business Consultants Council (BCC).
Ky program synon të forcojë kapacitetet e konsulentëve të rinj dhe atyre në nivel të mesëm, përmes një kurrikule të strukturuar që kombinon njohuritë teorike, përvojën praktike dhe mjetet konkrete të punës.
Një fokus i veçantë i programit është mbështetja direkte e BBusiness Consultants Councilnë rregullimin dhe profesionalizimin e profesionit të konsulencës në Kosovë, një hap kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të sektorit privat.
Ky është vetëm fillimi i një nisme me ndikim afatgjatë:
✔️ konsulentë më të përgatitur
✔️ shërbime konsulente më cilësore
✔️ një sektor privat më i fuqishëm dhe konkurrues
Programi zhvillohet në kuadër të projektit Enabling Income Generation for the Poor (EnInGeP), i financuar nga AAustrian Development Agencydhe i zbatuar nga CCARE International Balkansdhe EECIKS
Ka filluar procesi i dizajnimit të Programit për Zhvillimin e Konsulencës Menaxheriale në Kosovë, në bashkëpunim me SIGMA BMC dhe Business Consultants Council.
Qëllimi është forcimi i kapaciteteve të konsulentëve të rinj dhe atyre në nivel të mesëm, përmes një kurrikule të strukturuar që kombinon teori, praktikë dhe mjete konkrete pune.
Programi do të mbështesë drejtpërdrejt BCC-në në rregullimin e profesionit të konsulencës në Kosovë, duke kontribuar në profesionalizimin e shërbimeve konsulente, që paraqet një hap kyç për zhvillimin e përshpejtuar të sektorit privat.
Ky është vetëm fillimi i një procesi që synon ndikim afatgjatë: konsulentë më të përgatitur, shërbime më cilësore dhe sektor privat më të fuqishëm.
Ky program po zhvillohet në kuadër të projektit Enabling Income Generation for the Poor (EnInGeP), i financuar nga Austrian Development Agency dhe i implementuar nga CARE International Balkans dhe ECIKS.