BOLD Consulting

BOLD Consulting BOLD Consulting is a company specialized in Accounting and Business Consulting. We offer services like Book keeping, Tax administration, Finance Lessons,etc

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sist...
20/08/2026

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, më së largu deri më 31 tetor 2026, me të dhëna të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

28/05/2026

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.Këto pagesa duhet të realizo...
25/05/2026

Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.

Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos paguani cash mbi limitin e lejuar.
Veproni sipas ligjit.

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES  Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë ...
16/05/2026

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES

Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë elektronike, përmes Sistemit EDI.

Ky shërbim vlen nëse:
- Nuk dispononi Pajisje Elektronike Fiskale (PEF/SF)
- Keni ndërprerje të përkohshme të pajisjes fiskale
- Jeni në periudhën kalimtare deri në instalimin e SEF-it

Si funksionon?

Kyçuni në EDI → "Shërbimet" → "Kodi Unik i Bllokut Tatimor" → plotësoni formularin.

Kujdes: Kuponi tatimor pa elementet e kërkuara nuk pranohet nga ATK dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese.

Lexo njoftimin e plotë: 🔗 https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-fiskalizimi-i-bllokave-tatimore-vetem-ne-menyre-elektronike/

Shkarko Udhëzuesin Nr. 02/2026: 🔗https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/Udhezues-Nr.02-2026-per-procedurat-dhe-formen-e-fiskalizimit-te-bllokave-tatimore.pdf

Kontribuo për mirëqenien e përbashkët kërko Kuponin Fiskal!

Address

Zenel Salihu
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BOLD Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BOLD Consulting:

Shortcuts

Share