04/07/2026
Thirrje e hapur për Skemën e Granteve në Inovacion dhe TIK
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me LuxDev, ka hapur zyrtarisht thirrjen për Skemën e Granteve për Inovacion në TIK. Buxheti total i alokuar për këtë skemë është 1,160,000 Euro.
Kjo thirrje synon mbështetjen e ideve inovative për produkte, shërbime apo procese të reja në dy kategori kryesore:
LOTI 1: Për NMVM-të (Të themeluara deri më 31.12.2020)
Vlera e grantit: Nga 30,000 € deri në 50,000 €
Mbulueshmëria: Granti mbulon deri në 50% të kostos totale të projektit
Bashkëfinancimi: Biznesi mbulon të paktën 50% të vlerës
LOTI 2: Për Start-up-et (Të themeluara mes 01.01.2021 dhe 31.12.2025)
Vlera e grantit: Nga 15,000 € deri në 25,000 €
Mbulueshmëria: Granti mbulon deri në 80% të kostos totale të projektit
Bashkëfinancimi: Biznesi mbulon të paktën 20% të vlerës.
Sektorët e kualifikueshëm (Sipas kodeve NACE):
61 - Telekomunikimi
62 - Programimi kompjuterik dhe konsulenca
63 - Përpunimi i të dhënave, hostimi dhe portalet ueb
Kategoritë e shpenzimeve të pranueshme:
Hulumtim dhe Zhvillim (R&D): Ekspertizë e jashtme, licenca softuerike dhe certifikime.
Harduer: Pajisje të reja të TIK-ut të nevojshme për projektin.
Paga: Vetëm për stafin e ri të angazhuar (deri në 20% të buxhetit të projektit).
Promovim dhe marketing: Deri në 20% të vlerës totale.
Informata me rëndësi për aplikim:
Afati i fundit: 23 Korrik 2026, ora 24:00.
Platforma e aplikimit: Ekskluzivisht përmes portalit e-Kosova.
*Kërkesë specifike: Gjatë aplikimit duhet të dorëzohet edhe një video-prezantim (pitch) deri në 2 minuta, i cili shpjegon konceptin tuaj inovativ.
📢 THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR INOVACION NË TIK
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor - LuxDev, ka lansuar skemën e granteve për inovacion në TIK me një vlerë totale prej 1.16 milionë euro.
🎯Kjo skemë synon të mbështesë Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), si dhe bizneset Start-up, në zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve inovative në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Përmes kësaj mbështetjeje synohet rritja e konkurrueshmërisë, transformimi digjital dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
📅 Afati për aplikim deri më 23.07.2026, ora 24:00
🖥️ Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F730
📑 Për informacione të detajuara mbi kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s:
🔗 https://minti.rks-gov.net
🔗 https://kiesa.rks-gov.net