Rama Consulting L.L.C

Rama Consulting L.L.C Rama Consulting L.L.C është kompani e cila ofron Shërbime të Kontabilitetit

31/05/2025

Legjislacioni tatimor është gjithmonë në ndryshim. Rregulloret e reja mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si menaxhoni financat e biznesit tuaj.Në Rama Consulting LLC , ofrojmë mbështetje për të kuptuar dhe zbatuar këto ndryshime në mënyrë që biznesi juaj të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin 😊

20/09/2024
29/08/2024

Njoftim nga ATK-ja

Njoftim shtesë lidhur me aplikimin e shkallëve të reja për tatimin në të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës, ditë më parë ju ka njoftuar për hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për tatim në të ardhurat personale.

Me qëllim që të përmbushni saktë detyrimet tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se aplikimi i shkallëve të reja për tatimin në të ardhura personale do të filloj nga periudha gusht 2024.

Pra, deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga për pagat e muajit gusht 2024 do të kalkulohet sipas shkallëve të reja tatimore të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-142.

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha konfigurimet në Sistemin Elektronik EDI do t’i bëjë me kohë dhe varësisht se për cilën periudhë tatimore do të bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit, sistemi do t’ju mundësoj deklarimin dhe pagesën e tatimit në përputhje me Ligjin në fuqi.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

29/07/2024

📣 Njoftohen shoqëritë tregtare se mund të dërgojnë ankesat e tyre ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga ATK dhe Dogana

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se shoqëritë tregtare mund të dorëzojnë ankesat ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës në mekanizmin e veçantë për trajtimin e tyre. Ky mekanizëm do t’i trajtojë ankesat e palëve brenda 30 ditëve dhe synon të kursejë palët nga procedurat gjyqësore që mund të zgjasin më shumë.

Pra, duke filluar nga data 29.07.2024, shoqëritë tregtare mund të kenë qasje në këtë mekanizëm duke i dorëzuar ankesat e tyre pranë pranë Arkivës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që gjendet në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, apo edhe në formë elektronike në 📧 : [email protected]

25/05/2024

Rama Consulting L.L.C

Ne ofrojmë shërbime të kontabilitetit duke u zbatuar të gjitha dispozitat ligjore, respektimi i ligjeve tatimore është përgjegjësi esenciale e bizneseve për të qenë të suksesshëm në operimin e tyre në periudha afatgjata dhe pa pasur problem me ligjin.
Ne si kompani do të kontribuojmë gjatë mbajtjes së kontabilitetit, që bizneset tuaja të kenë menaxhim të mirë financiar dhe planifikim të zhvillimit të tyre strategjik.

Kompania jonë ofron këto shërbime:

✓ Kontabilitet për biznese
✓ Raportim financiar
✓ Raportim të pasqyrave tatimore
✓ Krijimi dhe mbajtja e regjistrimeve
✓ Përfaqësimi në ATK
✓ Hapja e llogarive sipas kërkesave të biznesit dhe mbylljen e tyre
✓ Përpilimi i pasqyrave financiare
✓ Informacione mbi lehtësira tatimore
✓ Përgatitje të raportit për fund – vit
✓ Analizë financiare.

Kontakt +383 48 230 132
Email:[email protected]

Rruga ‘’Gëzim Hamza’’
Rahovec Kosovë

Address

Rahovec Rruga ‘’Gëzim Hamza’’
Rahovec
21010

Telephone

+38348230132

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rama Consulting L.L.C posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Rama Consulting L.L.C:

Share