18/12/2025
🌡️💧- U identifikua ujë termomineral me temperaturë 58.6°C në zonën Luzhan – Podujev.
Në kuadër të studimeve gjeologjike dhe gjeofizike të avancuara, duke përdorur metoda aero-elektromagnetike, magnetometrike, profile elektrometrike (rezistencë e dukshme & Self Potential) dhe sistemin gjeofizik me 4 elektroda, u identifikuan zonat prioritare ujëmbajtëse dhe thyerje tektonike .
Bazuar në interpretimin e të dhënave, u përcaktua lokacioni për shpim kërkimor në zonën e Luzhanit - Podujev. Pas realizimit të shpimit, u konfirmua prania e ujit termomineral me temperaturë 58.6°C, duke vërtetuar saktësinë e analizës dhe potencialin hidrotermal të zonës.
Autorë:
DrSc Selim Frangu, Doktor Shkence në Gjeofizik
Leutrim Frangu, MSc në Hidrogjeologji