Fshati Sadovinë

Fshati Sadovinë Bashkë jemi më të fortë!

"Faqja e fshatit tonë – vendi ku ndajnë lajme, aktivitete dhe histori që na bashkojnë. �
Promovojmë vlerat, traditat dhe iniciativat për zhvillimin e Fshatit
t tonë.

14/07/2026

📢 PËR HERË TË PARË DEPONITË SANITARE HAPEN PËR QYTETARËT ♻️

​🌿 Një hap historik në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave në Kosovë!

​Në kuadër të aksionit më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Ministria e Mjedisit për pastrimin e vendit, sjellim një zhvillim thelbësor: fillimin e pranimit të mbeturinave nga personat fizikë (qytetarët) në deponitë sanitare të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

​🤝 Kjo zgjidhje u bë e mundur përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë dhe KMDK-së. Duke gjetur rrugën e duhur dhe duke realizuar të gjitha investimet e nevojshme teknike dhe administrative, ne po ofrojmë për herë të parë një adresë të saktë, të sigurt dhe të ligjshme ku qytetarët mund t'i dorëzojnë vetë mbeturinat e tyre. Kjo nismë shënon një hap vendimtar dhe një qasje të re drejt synimit tonë përfundimtar: eliminimit të plotë të deponive ilegale që ndotin ambientin tonë.

​📍 Pranimi i mbeturinave nga qytetarët bëhet në këto deponi sanitare:
​MIRASH
​LANDOVICË
​VELEKINCË
​DUMNICË

​DETAJET E PRANIMIT

​⏰ Çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 16:00.
​💶 Tarifa e pranimit: 10.31 € për ton.
​💳 Mënyra e pagesës: Pagesa kryhet vetëm me kartelë bankare.

​KUSHTET E HYRJES DHE SHKARKIMIT

​✅ Lejohet hyrja vetëm me traktorë, kamioneta dhe kamionë.
​🚫🚗 Për shkaqe sigurie nuk lejohet hyrja e veturave të vogla për shkarkimin e mbeturinave.
​📝 Klienti duhet të regjistrohet në hyrje sipas procedurave operative.
​🔍 Ngarkesa kontrollohet nga personeli përgjegjës para pranimit.
​🦺 Rroba të përshtatshme pune.
​❌ Personat pa pajisje mbrojtëse nuk lejohen në zonën operative.
​🗣️ Duhet të respektohen të gjitha udhëzimet e stafit të deponisë.
​🎯 Shkarkimi i mbeturinave bëhet vetëm në vendin e përcaktuar nga operatori.
​⚖️ Klienti mban përgjegjësi për çdo dëm të shkaktuar gjatë qëndrimit në deponi.

​MBETURINAT E LEJUARA PËR DEPONIM

​Pranohen vetëm mbeturinat e lejuara sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë:

​🗑️ Mbeturinat komunale (shtëpiake) dhe mbeturinat e tjera me natyrë ose përbërje të ngjashme me to.
​🏭 Mbetjet industriale jo të rrezikshme me karakteristika të ngjashme me mbeturinat komunale.
​🏗️ Mbetjet e ndërtimit dhe demolimit (fraksioni deri në Ø 30 cm).
​🛋️ Mbetjet shtëpiake të mobilieve dhe pajisjeve të demoluara (pajisje elektrike shtëpiake etj.).
​💧 Llumrat nga trajtimi i ujërave të zeza, vetëm nëse:
- ​përmbushin kriteret për deponimin e mbeturinave jo të rrezikshme;
- ​janë të dehidratuara maksimalisht;
- ​përmbajnë jo më pak se 30% materie të thatë.

​MBETURINAT E NDALUARA PËR DEPONIM

​Në deponitë e KMDK-së ndalohet rreptësisht sjellja dhe deponimi i materialeve të mëposhtme:
​☣️ Mbeturinave të rrezikshme.
​🛢️ Mbeturinave të lëngshme ose të rrjedhshme.
​☢️ Mbetjeve bërthamore, toksike dhe radioaktive.
​🧱 Mbeturinave që përmbajnë azbest.
​💨 Bombolave dhe kontejnerëve me gaz nën presion.
​🔥 Substancave vetëndezëse dhe lëndëve djegëse të kategorisë së parë.
​💥 Materialeve eksplozive/shpërthyese.
​🧪 Substancave që reagojnë dhunshëm në kontakt me ujin, duke rritur temperaturën ose duke çliruar gazra.
​🏥 Mbeturinave infektive spitalore dhe klinike nga institucionet mjekësore dhe veterinare.
​☠️ Mbeturinave industriale që rezultojnë nga proceset e trajtimit të substancave të rrezikshme.

⛔️ E DREJTA E REFUZIMIT

​KMDK rezervon të drejtën të refuzojë pranimin e çdo ngarkese që nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe procedurat operative të kompanisë.

​⚠️ PARALAJMËRIM PËR TË GJITHË:

Tashmë nuk ekziston asnjë arsye apo justifikim për hedhjen e mbeturinave në natyrë apo në vende të papërshtatshme! Qytetarët e kanë vendin e caktuar dhe të ligjshëm për t'i depozituar ato. Ju bëjmë me dije se toleranca do të jetë zero: çdo hedhje e mbeturinave jashtë deponive legale do të ndëshkohet pa asnjë kompromis dhe me gjobën maksimale të paraparë me ligj!

MBROJTJA E MJEDISIT ËSHTË DETYRIM I SECILIT PREJ NESH, DHE SHKELËSIT NUK DO TË TOLEROHEN.

"Një pamje që flet vetë. 🚁❤️ Fshati ynë, krenaria jonë."
11/06/2026

"Një pamje që flet vetë. 🚁❤️ Fshati ynë, krenaria jonë."

😍😍
09/06/2026

😍😍

Sot festojmë Kurban Bajramin!Urojm që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja....
27/05/2026

Sot festojmë Kurban Bajramin!

Urojm që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Qoftë një ditë e mbushur me gëzim, mirësi, dashuri dhe solidaritet mes njerëzve. Sakrifica, besimi dhe vlerat e kësaj feste le të na frymëzojnë për më shumë mirëkuptim dhe humanizëm.
Gëzuar Kurban Bajramin!

Kur i erdhi shpallja Profetit tonë Muhammedit alejhi selam, një nga brengat e tij ishte: “Kush do të më besojë mua, o Ha...
26/05/2026

Kur i erdhi shpallja Profetit tonë Muhammedit alejhi selam, një nga brengat e tij ishte:
“Kush do të më besojë mua, o Hatixhe?”

Por Allahu deshi që sot miliarda njerëz ta pasojnë rrugën e tij. Edhe pse Profeti ynë ka ndërruar jetë para më shumë se 1500 vitesh, emri i tij përmendet çdo ditë dhe do të përmendet deri në Ditën e Kijametit.

Salavatet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhammedin alejhi selam.

26/05/2026

📢 NJOFTIM

Të nderuar banorë të fshatit,

Ju njoftojmë se nesër është festa e Kurban Bajramit.

🕌 Namazi i sabahut: 04:35
🕌 Namazi i Kurban Bajramit: 05:40

Allahu ua pranoftë ibadetet, kurbanët dhe lutjet tuaja.
Me fat Kurban Bajrami për ju dhe familjet tuaja! 🤍

12/05/2026

SHFMU. NJAZI REXHEPI
SLLATINË E EPËRME-VITI
Data:12.05.2026

Njoftim për prindërit

Njoftojmë të gjithë prindërit se regjistrimi i nxënësve në klasën PARAFILLOR dhe në klasën e PARË fillon me datën 15.05.2026 dhe zgjatë deri më 15.06.2026

---Për regjistrimin e nxënësve nevojiten këto dokumente:
1---Certifikata ose Ekstrakti i lindjes
2—-Certifikata e vendbanimit ( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
3—Certifikata ose dëshmi mbi vaksinimin
4---Kopje e një dokumenti identifikues të prindit/kujdestarit ligjor
Prindi ( kujdestari ligjor) plotëson fletëregjistrimin e nxënësit, të cilin e posedon shkolla.
Në klasën PARAFILLOR mund të regjistrohen të gjithë fëmijët të cilët deri më 01.09.2026 mbushin 5 vjet
Në klasën e parë mund të regjistrohet të gjithë fëmijët të cilët deri më 01.09.2026 mbushin 6 vjet


Drejtori
Samet Arifi

Njoftim për banorët e fshatitTë nderuar banorë,Ju njoftojme se eshte publikuar lista e personave te cilët, për shkak te ...
07/05/2026

Njoftim për banorët e fshatit
Të nderuar banorë,

Ju njoftojme se eshte publikuar lista e personave te cilët, për shkak te KCID, nuk mund te kryejne veprime në Kadastër pa e zëvendesuar atë me numrin personal të letërnjoftimit.

Personat që gjenden ne këtë liste duhet te paraqiten ne zyrat perkatëse komunale/kadastrale, ose edhe në zyrën e përkohshme ne sadovin, për ta bëre perditësimin e të dhenave te tyre.

Lusim qytetarët ta kontrollojnë listën dhe, nëse e gjejne emrin e tyre, te veprojne me kohë.
Me respekt,
Keshilli i Fshatit Sadovin e Qerkezve.

03/05/2026

🌿 Fshati ynë ka bukuri që nuk duhet me u harru…

Kjo video është vetëm një pjesë e vogël nga ajo që kemi çdo ditë rreth nesh.

Nëse dëshironi me pa ma shumë pamje të tilla dhe me e çu përpara faqen tonë, na ndihmoni me një 👍.

👉 Nëse kjo video merr 1,000 pëlqime, do të vazhdojmë me sjellë edhe më shumë bukuri nga fshati ynë!

Bashkë mund ta tregojmë se sa i vlefshëm është vendi ynë ❤️

Faleminderit shumë Islam Islami për përkushtimin dhe kujdesin në mirëmbajtjen e varrezave!Të nderuar bashkëfshatarë, ju ...
02/05/2026

Faleminderit shumë Islam Islami për përkushtimin dhe kujdesin në mirëmbajtjen e varrezave!

Të nderuar bashkëfshatarë, ju lutemi të gjithë: ta ruajmë këtë vend , të mos hedhim mbeturina dhe të tregojmë respekt e kulturë.
Duke bashkëpunuar, e lehtësojmë punën dhe e mbajmë ambientin të pastër ashtu siç e meriton. 🌿

Address

Vitina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Sadovinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share