25/05/2026
📍 21 Maj 2026 – Dita e parë e CSMAI 2026
Në datën 21 Maj u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare “Complex System Modelling and Artificial Intelligence (CSMAI 2026)”, e organizuar nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, në ambjentet e hotel Adriatik, Durrës.
Konferenca mblodhi bashkë studiues, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme të botës, si dhe miq e kolegë nga universitete publike shqiptare. Një vlerë të veçantë kësaj konference i dha prania e përfaqësuesve të Springer Nature, ndër ta Prof. Aninda Bose, Executive Editor at Springer Nature, si dhe studiuesve dhe profesorëve të nderuar ndërkombëtarë.
Gjatë ditës së parë u mbajtën plenary talks dhe diskutime akademike mbi Sistemet Komplekse në Inteligjencën Artificiale nga Dr. Suplab Poddes, Quantum Computing nga Prof. Siddhartha Bhattacharyya, publikimet shkencore dhe teknologjitë emergjente nga Prof. Aninda Bose. Gjithashtu, u prezantua bashkëpunimi me Springer për publikimin e punimeve të përzgjedhura në serinë prestigjioze Lecture Notes in Networks and Systems (LNNS), e indeksuar në SCOPUS.
Në këtë event, komponent kyç kanë qënë edhe sponsorët tanë të cilët suportuan këtë konferencë. Një falenderim i veçantë shkon për , , , .tech