Irvi Hyka

Irvi Hyka Irvi Hyka 🇦🇱🇮🇹🇬🇧🇫🇷
[email protected]
Lecture [email protected]
My hobbies 🏊‍♂️📚🛵🎼🎞🎣

Kriza e sigurimeve shoqërore në Shqipëri: Si të shmangim kolapsin e skemës së pensioneve PAY AS YOU GO në kohën e rënies...
26/10/2024

Kriza e sigurimeve shoqërore në Shqipëri: Si të shmangim kolapsin e skemës së pensioneve PAY AS YOU GO në kohën e rënies demografike

1. Rënia e lindshmërisë dhe intensifikimi i emigracionit po përkeqësojnë ndjeshëm sfidat për skemën aktuale të sigurimeve shoqërore, e cila bazohet mbi parimin PAY AS YOU GO. Në këtë skemë, kontribuesit e tanishëm financojnë pensionet e përfituesve aktualë, duke krijuar një varësi të drejtpërdrejtë nga numri dhe kontributet e punonjësve aktivë. Sidoqoftë, ky model është i qëndrueshëm vetëm në një situatë ku popullsia është në rritje ose qëndron e qëndrueshme në kohë, duke mundësuar një raport të qëndrueshëm mes kontribuesve dhe përfituesve.

Rënia e popullsisë aktive në punë, e shkaktuar nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë, ka çuar në një ulje të numrit të kontribuesve, duke vënë skemën PAY AS YOU GO nën presion financiar të qenësishëm. Si rezultat, barra e sigurimeve shoqërore bëhet gjithnjë e më e rëndë për brezat e rinj, ndërsa ata humbin besimin në një sistem i cili për ta mund të jetë jo i qëndrueshëm për të ofruar pensione të mjaftueshme kur ata të arrijnë moshën e daljes në pension.

2. Riformulimi i Skemës së Pensioneve: Opsione për të Përballuar Sfidat e Popullsisë në Rënie.Për të përballuar këto sfida të mëdha demografike, është e nevojshme një qasje për ta ristrukturuar atë, duke ofruar një zgjidhje të re që do të zvogëlonte barrën mbi skemën e tanishme. Për këtë qëllim, disa reforma thelbësore që mund të propozoj janë:

a. Heqja e Skemës detyruese të pensionit deri në një Pension Minimal të Garantuar. Një hap i rëndësishëm do të ishte garantimi i një pensioni minimal për çdo qytetar në moshë të daljes në pension, i cili do të financohej nga skema detyruese.

b. Liberalizimi i investimeve të kontributeve në skemat private dhe fondet e investimit. Një pjesë tjetër e rëndësishme e reformës mund të jetë krijimi i një sistemi më fleksibël për kontributet e sigurimeve shoqërore, ku individët do të kenë mundësi të zgjedhin të investojnë pjesën e mbetur të kontributeve në fondet private të pensionit apo në fonde investimi private. Ky ndryshim do të nxiste tregun e investimeve dhe të krijonte më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, pasi fondet private do të ishin në dispozicion për të financuar projekte të reja dhe inovative.

Kriza demografike kërkon që Shqipëria të rimendojë në mënyrë urgjente skemën aktuale të sigurimeve shoqërore. Duke krijuar një minimum të garantuar për çdo qytetar dhe duke liberalizuar investimet private për kontributet e pensioneve, qeveria mund të sigurojë një sistem më të qëndrueshëm dhe të drejtë për brezat e ardhshëm. Këto ndryshime do të përforconin besimin e qytetarëve në skemën e sigurimeve shoqërore, duke u dhënë një stabilitet më të lartë në moshën e tretë dhe duke nxitur gjithashtu zhvillimin ekonomik nëpërmjet investimeve të reja në tregun financiar.

hashtag hashtag hashtag hashtag
hashtag

Nevoja për Marrëveshje të Tatimit të Dyfishtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të AmerikësTatimi i dyfishtë ës...
24/10/2024

Nevoja për Marrëveshje të Tatimit të Dyfishtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Tatimi i dyfishtë është një çështje që ndikon ndjeshëm në bizneset ndërkombëtare dhe individët që operojnë në më shumë se një vend. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë (DTA), gjë që krijon barriera për investimet dhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. Mungesa e një DTA-je i detyron individët dhe kompanitë të paguajnë taksa të dyfishta mbi të njëjtat të ardhura, duke ulur kështu atraktivitetin e investimeve dhe duke rritur koston e operacioneve.

Në kushtet e globalizimit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë do të ishte një hap thelbësor për nxitjen e investimeve direkte të huaja (FDI) nga SHBA-ja në Shqipëri. Një DTA midis dy vendeve do të shmangte taksimin e dyfishtë të të ardhurave, do të përmirësonte transparencën fiskale dhe do të rriste besimin tek investitorët amerikanë, duke garantuar një mjedis më të qëndrueshëm për biznesin.

Gjithashtu, kjo marrëveshje do të lehtësonte shkëmbimin e informacioneve fiskale dhe do të përmirësonte përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare fiskale. Për qytetarët shqiptarë që punojnë në SHBA dhe njëkohësisht investojnë në atdhe, DTA do të ofronte një zgjidhje të drejtë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe do të përmirësonte cilësisht investimet e diasporës shqiptrare.

Në përfundim, nënshkrimi i një marrëveshjeje për shmangien e tatimit të dyfishtë midis Shqipërisë dhe SHBA-së është një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e klimës së biznesit dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në një nivel më të lartë.

Address

Rruga Egnatia Nr. 26
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Irvi Hyka posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Irvi Hyka:

Share