Bletaria ''Nosi''

Bletaria ''Nosi'' Shesim mjalt me shumice dhe pakice.

06/08/2018

Bletët drejt zhdukjes, por shkencëtarët i kthejnë sytë nga teknologjia

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e pakësimit të bletëve. Disa mund të mendojnë se kjo do të thotë “lamtumirë mjaltë natyral”, por në fakt është shumë më e thellë se kaq. Zhdukja e bletëve do të çonte edhe njerëzimin drejt fundit. Kjo sepse nga 100 llojet të kulturave që na japin 90% të ushqimit, 70% pllenohen nga bletët. Pra ato janë iniciueset e riprodhimit të bimëve, sepse bëjnë të mundur transferimin e polenit nga thekët te pistili.

Sipas Greenpeace, rreth 40% e bletëve që përdoren për prodhimin e mjaltit janë zhdukur që prej vitit 2006 në SHBA. Kjo për shkak të fenomenit që njihet si “kolapsi i kolonive” dhe ka të bëjë me zhdukjen e papritur të bletëve punëtore. Arsyet janë ende të panjohura, po ekspertët dyshojnë për faktorë si infeksione të ndryshme, rritja e urbanizimit, shkatërrimi i habitateve apo përdorimi i shtuar i pesticideve.

Të gjendur para një kërcënimi të tillë, shkencëtarët po i drejtohen për ndihmë teknologjisë. Eijiro Miyako në Institutin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Industriale të Avancuar në Japoni udhëheq një ekip që po punon për zëvendësimin e bletëve me dronë. Këta të fundit janë pajisje me përmasa rreth 4 cm, të mbuluara me qime kali të lyera me një xhel që do të bëjë të mundur mbledhjen e polenit.

Studiuesit thonë se ky lloj droni mund të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar në mënyrë të pavarur lulet. Deri tani kjo teknikë ka rezultuar e suksesshme me zambakët japonezë.

Por nëse dronët nuk do të arrijnë ta kryejnë funksionin e bletëve, atëherë alternativa është një metodë jo kaq teknologjike. Pluhurosja me polen konsiston në hedhjen e polenit nga aeroplanët mbi sipërfaqet me bimësi. Por as kjo nuk do të ishte zgjidhje përfundimtare. Sipas një studimi të kryer nga MIT, pluhuri i polenit është efektiv për disa kultura, por jep rendiment më të ulët të frutave sesa pllenimi natyral.

Një metodë tjetër akoma më primitive është ajo e lyerjes së bimëve me dorë me anë të një furçe me polen. Në Hanyuan, një rajon malor në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës, që prej viteve ’80 rriten dardhë duke përdorur teknika të pllenimit me dorë. Tradita zuri fill kur bletarët lokalë refuzuan të merrnin me qira bletë për pllenim të natyrshëm, pasi mësuan se po përdoreshin insekticide për të vrarë merimangat në pemë.

Asnjë nga këto alternativa nuk është pa kosto. Pllenimi me dorë për një sipërfaqe 1 hektar kërkon 120 ditë punë për një punëtor. Nëse llogarit koston e këtij procesi për 153 mijë ha pemishte me mollë në SHBA, ajo do të ishte 876 milionë dollarë, një shumë astronomike kur e krahason me punën me kosto zero që bëjnë bletët.

Sipas një studimi, ekonomia botërore kursen nga pllenimi natyral një shumë prej 265 miliardë euro. Por edhe nëse kjo kosto do të ishte e mundur të mbulohej, sërish rezultati nuk do të ishte i njëjtë me atë të punës së bletëve.

Mënyra më e lehtë mbetet shpëtimi i vetë bletëve. Ekspertët thonë se rrugët më efektive për ta bërë janë ndalimi i pesticideve, fungicideve dhe herbicideve dhe mbjellja e bimëve që i duan bletët.

06/08/2018

Arsyeja se pse këto bletë kanë ndjekur një makinë për 48 orë do t'ju lërë pa fjalë
Arsyeja se pse këto bletë kanë ndjekur një makinë për 48 orë do t'ju lërë pa fjalë
Bletët janë një nga ato krijesa që duken interesante. Nga njëra anë ato janë vlerësuar nga shumë kultura për organizimin dhe për mjaltin e tyre, por njerëzit nuk janë gjithmonë aq të lumtur rreth tyre, dhe natyrisht, thumbi i tyre nuk është veçanërisht i këndshëm, aq më tepër në qoftë se ju jeni alergjik.

Shumë njerëz i konsiderojnë ata të rrezikshme, duke parë një huall mjalti të ngushtë në shtëpi gjëja e parë që bëni është të telefononi një shfarosës.

Dhe ju mund të kuptoni tmerrin e personit që zotëron këtë 4x4 që ndiqet nga një mori bletësh për 48 orë rresht.

Ishte e nevojshme ndihma e 5 bletarëve që të ndihmonin në "pastrimin" e bletëve dhe t'i depozitonin në një kuti të veçantë. Në mesin e tyre ishte Roger Burns, një bletar që për 30 vjet nuk kishte parë asgjë të ngjashme dhe që ka marrë 15 deri në 20 pickime të bletëve herësh.

Pse ishin të gjitha bletët në këtë makinë? Mbretëresha bletë ishte bllokuar brenda, ndaj bletët kanë ndjekur gjurmët e makinës me qëllim që ajo të dalë.

"Zot ndihmoje mbretëreshën dhe nëse jo, do ta bëjë i gjithë ekipi i saj", ka thënë zoti Burns si një fjalë të urtë.

06/08/2018

Cfare duhet bere kur ju thumbon bleta?

Ka terapi kunder reumatizmit me thumbim blete. Dhe shume te suksesshme madje nen kujdesin mjekesor. Por cfare duhet bere pas thumbimit te bletes?

Uthulla e Mollës – sigurisht nuk është edhe aq befasi për ata që veç janë në dijeni për fuqitë e uthullës së mollës, ky lëng është gjithashtu në gjendje të zvogëloj dhembjet dhe pa-rehatin nga thumbimi bletës. Pas thumbimit, thjesht lagni një top pambuku (ato që përdorni për pastrim fytyre) me uthull molle dhe vendoje aty ku jeni thumbuar. Funksionon gati në të gjitha thumbimet nga bletë të ndryshme. Sa për dijeni, kjo është vetëm njëra nga shumë të mirat e uthullës së mollës.

Mjalti – ndoshta ju duket e çuditshme të shihni mjaltin si një ilac popullor për thumbim blete, por nuk është për tu çuditur. Dobitë shëndetësore të mjaltit janë të shumta dhe duke konsideruar përbërësit e saj antibakterial, antifungal dhe antiseptik, mjalti është një bar efektiv për shumë probleme shëndetësore. Vendosnni pak mjaltë në vendin ku jeni thumbuar dhe prisni se si largohet dhembja dhe e ënjtura brenda pak minutave dhe kjo duke ju falënderuar mjaltit si antiseptik.

Tabako – Çudi por edhe tabako (duhani) është një nga barërat për trajtimin e thumbimin të bletëve. Ashtu si aplikimi i uthullës së mollës dhe mjaltit, thjesht merrni pak duhan dhe fërkoni në vendin ku jeni thumbuar.



Balta – diçka që secili e ka afër dhe në dispozicion gjithmonë, balta mund të përdoret edhe për trajtimi të pickimit nga bleta. Thjesht përziej ca dhe dhe dhe ujë për të bërë baltën dhe fërko mbi vendin e thumbimit. Më pas jepi pak kohë që helmi të dali jashtë dhe shiko se si largohet e ënjtura përderisa thahet balta.

Qymyr Druri i Aktivizuar – i njohur si një agjent i shkëlqyeshëm detoksi që përdoret për shumë qëllime, qymyr druri mund të përdoret edhe për thumbim blete. Përziej ca qymyr druri me ujë dhe apliko në vendin e thumbimit.

06/08/2018

A e dini se sa koshere bletësh ka në Shqipëri?
13:11 - 23/11/2017

Mjalti ynë është vlerësuar herë pas here nga ekspertët ndërkombëtarë me shumë cilësi dhe vlera të larta ushqyese ndaj dhe rritja e bletëve duhet të shikohet si një mundësi e mirë për të siguruar të ardhura si në fshat ashtu edhe në qytet.

Koha që ju duhet të kujdeseni për një koshere blete mund të themi se është tërësisht e papërfillshme duke marrë parasysh që një koshere blete prodhon rreth 20 kg mjaltë në vit.

Po a e dini se sa koshere bletësh kemi në Shqipëri?

Referuar të dhënave nga INSTAT gjatë vitit 2016, kosheret e bletëve shënojnë 303 mijë krahasuar me 271 mijë që ishin në 2015-ën dhe 261 mijë në vitin 2014.

Siç vihet re tendenca ka qen rritëse gjatë viteve të fundit në Shqipëri gjë e cila ka çuar gjithashtu edhe në rritjen e prodhimit të mjaltit nga 3000 në 4000 ton.

04/09/2017

Mjalti i Maresë, një Kryevepër e Rrallë e Shqipërisë

Xhensila Demollaj
04/09/17 20:48
Mjalti i Maresë është konsideruar prej shekujsh si Magjistari i Shëndetit të Mirë. Ky lloj mjalti është unik dhe gjendet me shumë vështirësi në të gjithë botën. Ky mjaltë me veti të veçanta mjekësore vjen nga vetëm katër vende të botës siç janë; jugu i Portugalisë, Sardenja, Shqipëria dhe Greqia. Shija e tij është një përzierje e pazakontë e të hidhurës dhe të ëmblës, të cilën e zbulon lugë pas luge. Ky tipar e bën këtë mjaltë jo të përshtatshëm për të gjithë. Ata që e preferojnë mjaltin e maresë mund të konsiderohen si tipa të shijeve të veçanta, sepse shija i përngjan karamelit të hidhur. Në Shqipëri, përgatitja e këtij mjalti është traditë shumëvjeçare e Përmetit dhe e zonës përqark, por jo ekskluzivitet i tij. Mareja rritet në shumë zona të vendit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Mareja është një pemë mesdhetare që çel fruta dhe lule të vogla. Frutat ngjajnë me luleshtrydhet. Mjalti i maresë mund të dallohet lehtësisht nga produktet e tjera së pari nga shija e hidhur dhe ngjyra bezhë.

Ky mjalt prodhohet kryesisht nga mesi i Tetorit deri në mes të Nëntorit. Pasi bletët prodhojnë këtë mjaltë, ai mblidhet nga hojet dhe vendoset nëpër kavanozë për një ruajtje afatgjatë. Mjalti i maresë është prodhuar prej brezash të tërë në Shqipëri dhe është i famshëm për vlerat kuruese dhe ushqyese. Zona e Përmetit është një ndër të paktat në Shqipëri dhe Evropë ku mareja rritet e patrazuar nëpër pyje e lëndina, dhe kjo është arsyeja përse kjo zonë siguron prodhimtari të lartë të këtij mjalti. Por për fat të keq, migrimi urban i ditëve të sotme ka pakësuar ndjeshëm numrin e bletarëve të angazhuar në këtë aktivitet të rëndësishëm. Mjalti i maresë prodhohet edhe në zonat e ndërmjetme mes fshatrave të Carvovës dhe Pagrit në jug të Shqipërisë. Atë mund ta gjeni në sh*tje në sasi të vogla, duke qenë se shumica e prodhojnë për përdorim shtëpiak. Vlerat mjekësore dhe antioksidantët Mjalti i Maresë vlerësohet për përfitimet mjekësore që ofron.

Ai është mjaft i pasur me antioksidantë dhe shija është e mrekullueshme për njerëzit që kanë guxim. Çuditërisht ky mjaltë është i hidhur dhe i ëmbël, një përzierje që sfidon qiellzën por pasuron shijet dhe shëndetin. Aroma e mjaltit është e thellë dhe intense. Por si çdo gjë e mirë, edhe ky mjaltë kërkon kohë për t’u shijuar dhe vlerësuar. Ai është si një dhuratë e mbështjellë me disa shtresa që kërkon kohë, mund dhe dëshirë për t’u zbuluar. Mjalti i Maresë përmban acid homogentistik, një acid i fuqishëm fenolik. Antioksidantët dhe substancat anti-bakteriale të këtij mjalti e bëjnë atë të jashtëzakonshëm dhe më të fuqishmin kundër baktereve në botë. Ai është më i pasur me antioksidantë se çdo mjaltë tjetër. Ky mjaltë nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe përdoret edhe nga pacientët që vuajnë nga diabeti. Ai lavdërohet gjithashtu edhe për shëndetin e mushkërive.

16/10/2016

Ne qofte se do te zhduken bletet
NËNTOR 25, 2011 GOAGOA AL4 KOMENT
Kriza ushqimore, shenjat e para të së cilës po vihen re aktualisht në botë, mund të jetë akoma dhe më e ashpër, më e pamëshirshme nga ç’parashikohej në të vërtetë.

Komfirmim i këtij supozimi është fillimi i reduktimit të popullatës së bletëve në planet. Shkencëtarët kujtojnë, në këtë rast, paralajmërimin e Albert Einstein: në qoftë se do të zhduken bletët, pas 4 vjetësh në planet do të zhduken edhe vetë njerëzit.

Mbi rrezikun që kërcënon bletët filloi të flitet që në vitin 2006. Europa këto kohët e fundit po humbet çdo vit 1/5 pjesë të familjeve të bletëve.

Një tendencë e tillë po vërehet edhe në Amerikën Latine dhe në Azi. Humbja e bletëve për njerëzimin do të thotë heqje dorë nga produktet e apikulturës – mjalti, propolisi, helmi i bletëve.

Shkenca botërore tashmë ka provuar prej kohësh se ky insekt modest e punëtor – bleta e mjaltit – përcakton deri në 1/3 e shportës ushqimore të njeriut. Prandaj humbja e këtyre bletëve, prodhuese të mjaltit, do të thotë humbje kolosale pikërisht në gamën e produkteve ushqimore.

Bletët janë “kampione” të vërteta në çështjen e pjalmimit (polenizimit). Në zonën e përgjegjësisë së tyre hyjnë agrumet, mollët, kafeja, kakao dhe pjesa më e madhe e perimeve. Pa insektet pjalmuese (polenizuese) nuk do të rriten arrat, pjeprat dhe frutat e bimëve të vogla kaçubore (për shembull manaferrat).

Të gjitha këto kultura i sigurojnë njeriut 35% të kalorive si dhe shumicën e mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve të domosdoshme.

Disa specialistë mendojnë se rreziku kërcënues për bletët fshihet në rrezatimin elektromagnetik – rrjetet celulare kanë mbuluar tashmë një pjesë të qenësishme të planetit, ndërsa efekti, ndikimi i tyre mbi bletët, po ashtu si dhe mbi vetë njeriun, nuk është studiuar praktikisht fare deri tani.

Pikërisht sferat e veprimtarisë së njeriut, një ose disa, dhe provokojnë zhdukjen e bletëve.

16/10/2016

Hojet e mjaltit përmbajnë një substancë aktive, e aftë të ndalë zhvillimin e qelizave kancerogjene

Propolisi, e cila është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit, njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjeve të sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.

Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit.

Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.

me mire nuk behet me...
07/08/2016

me mire nuk behet me...

vetem fantastike,,,,
07/08/2016

vetem fantastike,,,,

07/08/2016

pershendetje te gjitheve..tani kemi marre prodhimin e ri te ketij sezoni....mjalte sopoti..i cilesise se larte,, per cdo sqarim ne nr e tel 00355682388749....faleminderit...

09/06/2016

per cdo sqarim mund te me telefononi ne kete numer tel..0682388749....

Address

Mlize
Elbasan
3001

Telephone

+355682388749

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria ''Nosi'' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share