17/08/2023
👨🏻🌾Investimi më i mirë për Ju dhe familjen!
Fermerët që ushtrojnë aktivitet bujqësor e blegtoral me sigurimin në skemën e sigurimeve shoqërore përfitojnë:
✅Pension pleqërie;
✅Pension invaliditeti;
✅Pension familjar;
✅Sigurim për barrëlindje për nënat e reja.
Shteti paguan për çdo të vetëpunësuar në bujqësi rreth 65% të kontributit për zonën fushore dhe rreth 73% për zonën malore.
Viti i sigurimit për efekt të llogaritjes së pensionit është i njëjtë me personat e vetëpunësuar në qytet.
Ju mund të siguroheni edhe për periudhat e kaluara, me masën e kontributit të vitit aktual.