14/10/2020
Të jetosh në kontakt me drurin sjell përfitime për njeriun dhe mjedisin.
Mobilimi i shtëpisë dhe zyrës me dru ofron shumë përfitime për mjedisin dhe për shëndetin e njeriut. Kjo konfirmohet nga studimet e kryera nga ISDE Italy - Doctors for the Environment, një shoqatë e themeluar në vitin 1989 nga një grup mjekësh italianë të cilët janë të vetëdijshëm se, për të siguruar shëndetin e të gjithë neve, ata gjithashtu duhet të kujdesen për shëndetin e mjedisit në të cilin jetojmë,si mjekë dhe si banorë të tokës.
Falë përdorimit të drurit, Mjekët për Mjedisin pohojne se ka përparësi të shumta, kryesisht të një natyre mjedisore:
rritja e izolimit termik dhe efiçencës së energjisë
përmirësimi i cilësisë së ajrit përmes moderimit të lagështisë
mbrojtje e mirë natyrore kundër rrezatimit elektromagnetik
vetitë e mira të thithjes së zërit/zhurmave
depozitimi afatgjatë i karbonit, i cili është një ndihmë konkrete në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Për më tepër, druri është një material ekologjik dhe plotësisht i rinovueshëm. Në fazën e prodhimit, kërkon konsum shumë të ulët të energjisë, shumë më të ulët sesa ai i nevojshëm për prodhimin e materialeve të tjerë sintetikë ose të përbërë.
Nga pikëpamja fiziologjike dhe psikologjike, jetesa në një ambient të mobiluar me dru kontribuon në uljen e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe niveleve të stresit; ndihmon për të përmirësuar gjendjen emocionale dhe nivelin e vetë-shprehjes; rrit perceptimin e komoditetit dhe ngrohtësisë.
Por çfarë nënkuptohet me rehati mjedisore? Është gjendja e mirëqenies psikofizike e atyre që jetojnë në një mjedis të tillë si shtëpia e tyre ose zyra në të cilën punojnë. Një ndjesi që varet nga kushtet e mjedisit, kryesisht e matshme, të tilla si temperatura, lagështia, shkëlqimi, materialet që përdoren. Nga studimet e kryera dhe nga kërkimi mbi ndërveprimet biofizike me materialet e përdorura, del se perceptimi i komoditetit ndikohet gjithashtu nga sasia e materialeve të pranishme. Testet e kryera në të ashtuquajturat ambiente "të brendshme" tregojnë se njerëzit priren të zgjedhin materialin për hapësirën e jetesës që i jep ekuilibër gjendjes dhe karakterit të tyre emocional, duke kompensuar një natyrë pak a shumë aktive / reaktive ndaj vetë mjedisit. Burrat dhe gratë përmirësojnë perceptimin e tyre të mirëqenies mjedisore nëse arredimi bëhet me dru.
Po sikur të zgjidhni një dysheme druri? Për të gjitha avantazhet mjedisore dhe psikofizike të përshkruara deri më tani, ekziston një avantazh strukturor dhe një avantazh për shëndetin.
Dyshemeja prej druri është një mbrojtje anti-sizmike. Druri ka stabilitet brenda vetes: mbrojtja antisizmike, megjithëse nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me dyshemetë, shfaq funksionin e tij si material strukturor falë rregulloreve kombëtare dhe evropiane për llogaritjen strukturore dhe antisizmike. Stabiliteti i drurit është për shkak të tre aspekteve themelore: lehtësia, duktiliteti i lartë dhe aftësia shpërndarëse. Karakteristikat që, në sajë të marrëdhënies së shkëlqyeshme midis forcës dhe peshës (krahasuar me qeramikën, për shembull), ndihmojnë për të vuajtur në një mënyrë të reduktuar efektet e një tërmeti. Për më tepër, shiritat prej druri janë të lidhur me njëri-tjetrin me nyje deformuese mashkull-femër të cilat, me madhësi të duhur, lejojnë që dyshemetë prej druri të kenë një sjellje te dyfishtë,ideale për t'i rezistuar veprimeve dinamike.
Ecja zbathur në parket - ndoshta momenti më i bukur i pritur pas një dite të gjatë larg shtëpisë - ndihmon për të rimarrë qëndrimin/posturën e duhur, lejon muskujt e këmbëve dhe shputat të relaksohen (duke shmangur ënjtjen) dhe favorizon riaktivizimin e qarkullimit dhe përmirësimin venoz, duke lejuar që gjaku të rrjedhë më shumë dhe të oksigjenojë më shumë. Duke ecur zbathur, muskujt e harkut te shputës, kyçin e këmbës dhe pulpat mund të ekuilibrohen dhe presioni mbi të gjitha mbaresat nervore të shputës së këmbës stimulon organet e brendshme. Jo vetëm kaq: të ecësh zbathur në një dysheme druri është gjithashtu një ndjesi e mrekullueshme, sepse natyrshmëria e drurit transmeton mirëqenien në të gjitha stinët.