04/02/2026
⚫️ NJOFTIM 🕯️
Me dhimbje njoftojmë ndarjen nga jeta të Klerikut Bektashi Baba Halil Curri, shërbyes i përkushtuar në Teqenë e Baba Isufit, Bllacë, Dibër.
Baba Halil Curri shërbeu me devotshmëri në frymën e filozofisë Bektashiane, duke përhapur paqe, urtësi dhe dashuri për njeriun.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për komunitetin bektashi dhe besimtarët bektashinj.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër me datë 🗓️ 5 shkurt 2026, rreth orës 🕚 12:00 në 📍Teqenë e Baba Isufit në Bllacë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.
Të qoftë dheu i lehtë Baba Halil
A M I N ! 🤲