Profit Plus sh.p.k - Studio Kontabiliteti

Profit Plus sh.p.k - Studio Kontabiliteti Kontabel i Miratuar

Sherbime financiare Profit Plus është ofrues i shërbimeve financiare për biznesin tuaj.

Profit Plus sh.p.k ofron një gamë të plotë të kontabilitetit në Republikën e Shqipërisë për bizneset e vogla, të mesme e të mëdha. Në varësi të nevojave tuaja, ne mund të ndërtojmë partneritet si llogaritari juaj, kontabilisti, verifikuesi dhe këshillues për biznesin tuaj. Me shërbimet tona të shkallëzuara ne ju ofrojmë cilësi të lartë me kushte të volitshme.

📘 A E KENI REGJISTRIN E VENDIMEVE TË ORTAKËVE?Një dokument që shumë biznese e harrojnë… por ligji e parashikon qartë. 👀⚖...
15/09/2026

📘 A E KENI REGJISTRIN E VENDIMEVE TË ORTAKËVE?
Një dokument që shumë biznese e harrojnë… por ligji e parashikon qartë. 👀

⚖️ Sipas Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, vendimmarrja e ortakëve duhet të dokumentohet në mënyrën e përcaktuar nga ligji.

📌 Për SHPK-në me një ortak, neni 81, pika 3 parashikon që të gjitha vendimet e ortakut të vetëm të regjistrohen në një Regjistër të Vendimeve, të dhënat e të cilit nuk mund të ndryshohen apo të fshihen. Ligji përcakton gjithashtu se vendimet e paregjistruara në këtë regjistër janë absolutisht të pavlefshme.

Në regjistër dokumentohen, ndër të tjera, vendimet për miratimin e pasqyrave financiare vjetore, shpërndarjen e fitimeve dhe mbulimin e humbjeve, investimet, riorganizimin apo prishjen e shoqërisë.

👥 Po për SHPK-në me disa ortakë?
Sipas nenit 90 të Ligjit nr. 9901, të gjitha vendimet e Asamblesë së Përgjithshme duhet të regjistrohen në procesverbal, ndërsa administratorët janë përgjegjës për ruajtjen e kopjeve të procesverbaleve.

Pra, nuk bëhet fjalë thjesht për “një dokument për dosje”.
📂 Është pjesë e dokumentacionit juridik të shoqërisë dhe provon çfarë është vendosur, kur është vendosur dhe nga kush është marrë vendimi.

💡 Një biznes i mirëadministruar nuk ka vetëm kontabilitetin dhe tatimet në rregull. Ka edhe vendimmarrjen të dokumentuar siç duhet.

Referenca ligjore:
Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar — neni 81, pika 3 dhe neni 90.

AsamblejaEOrtakëve Administrator Ligji9901 DokumentacionJuridik BiznesShqipëri

27/08/2026

📌Një biznes duhet të planifikojë buxhetin, të regjistrojë çdo të ardhur dhe shpenzim, të ndajë financat personale nga ato të biznesit, të ruajë rezervë monetare dhe të paguajë detyrimet në kohë.

Nuk duhet të shpenzojë pa plan, të përziejë paratë personale me ato të biznesit, të marrë borxhe të panevojshme, të fshehë transaksione apo të neglizhojë kontabilitetin.

⭐️Financa të shëndetshme = biznes i qëndrueshëm⭐️

19/08/2026
11/08/2026

📌Kur merrni një kredi, nuk duhet të shikoni vetëm normën e interesit.

Këto janë kriteret kryesore që duhet patjetër të vlerësohen:

✅Norma e interesit – kontrolloni nëse është fikse apo e ndryshueshme dhe si mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

✅Kostoja totale e kredisë – sa do të paguani gjithsej deri në fund, jo vetëm këstin mujor.

✅APR/NEI (norma efektive) – përfshin interesin dhe, sipas rregullave të produktit, kostot kryesore të kredisë; është shumë e dobishme për të krahasuar oferta.

✅Kësti mujor – duhet të jetë i përballueshëm edhe nëse shpenzimet tuaja rriten.

✅Afati i kredisë – afat më i gjatë zakonisht ul këstin, por rrit interesin total të paguar.

✅Komisionet dhe tarifat – aplikimi, administrimi, disbursimi, mirëmbajtja, etj.

✅Penalitetet për shlyerje të parakohshme – kontrolloni nëse mund ta mbyllni kredinë më herët dhe me çfarë kostoje.

✅Garancia/kolaterali – çfarë pasurie kërkohet si garanci dhe çfarë ndodh në rast mospagimi.

✅Sigurimet – shikoni nëse kërkohet sigurim jete, prone apo tjetër dhe sa kushton.

✅Monedha e kredisë – nëse të ardhurat janë në një monedhë tjetër nga kredia, ekziston rrezik kursi këmbimi.

✅Kushtet në rast vonese – interesat penalizuese, tarifat dhe pasojat e mospagesës.

✅Fleksibiliteti – mundësia për të ndryshuar datën e këstit, për të bërë pagesa shtesë ose për të zgjatur/shkurtuar afatin.

‼️Para se të firmosni, kërkoni nga banka një tabelë të plotë të amortizimit dhe shikoni tre shifra: shumën që merrni, shumën totale që do të ktheni dhe koston totale të kredisë.

📌 Taksa e Fjetjes – Çfarë duhet të dijë çdo strukturë akomoduese?
22/07/2026

📌 Taksa e Fjetjes – Çfarë duhet të dijë çdo strukturë akomoduese?

21/05/2026

📈 Kontabilitet që ju kursen kohë, stres dhe gabime.
Ne kujdesemi për shifrat, ju për suksesin.

❓Si do të deklarohet nga një tatimpagues Tatimi në Burim mbi qiranë për rastet e kontratave tëhuapërdorjes me një indivi...
02/05/2026

❓Si do të deklarohet nga një tatimpagues Tatimi në Burim mbi qiranë për rastet e kontratave të
huapërdorjes me një individ? A mundet të ketë një rubrikë shtesë në deklaratë ku mund të
evidentohet vetëm tatimi për të paguar, pasi në këtë rast nuk është kryer asnjë pagesë nga
qiramarrësi?

‼️Përsa i përket huapërdorjes, në rubrikën “Të ardhura bruto nga qiraja” do të vendoset shuma
0, ndërsa tek tatimi (rubrikë e editueshme) do të vendoset shuma përkatëse e tatimit të llogaritur sipas
VKM nr.469, datë 3.6.2015 “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të
ndërtesave për qëllime tatimore”.

📌Po shet online? Sigurohu që je në përputhje me ligjin. Besimi i klientit fillon nga korrektësia. Një biznes i suksesshë...
30/04/2026

📌Po shet online? Sigurohu që je në përputhje me ligjin. Besimi i klientit fillon nga korrektësia.
Një biznes i suksesshëm online fillon me transparencë dhe respektim të ligjit. Mos i neglizho detyrimet e tua ligjore.

24/04/2026

Ne mund të jemi partneri juaj i besuar në çdo hap financiar 💼

Address

Rruga Luigj Gurakuqi
Lezhë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Profit Plus sh.p.k - Studio Kontabiliteti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Profit Plus sh.p.k - Studio Kontabiliteti:

Shortcuts

Share