INCA Albania

INCA Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from INCA Albania, Zona Industriale, Lagjia Skenderbej, Lezhë.

👨‍👩‍👦‍👦Nëna që punojnë me fëmijet e tyre, baballarë së bashku me djemtë, e bashkëshortë që ndajnë të njëjtin ambient pun...
27/09/2024

👨‍👩‍👦‍👦Nëna që punojnë me fëmijet e tyre, baballarë së bashku me djemtë, e bashkëshortë që ndajnë të njëjtin ambient pune. Edhe pse jo të gjithë në foto, janë një numër i madh i punonjësve tanë që përveçse familjarë, janë edhe kolegë ndërmjet tyre.

📍 Para 3 vitesh, INCA u zgjodh prej UNFPA Albania si një prej kompanive kampion në Shqipëri për politikat pro-familjes. Numri në rritje i punonjësve që sjellin edhe familjarët e tyre për të punuar së bashku në kompaninë tonë na gëzon sepse tregon që po krijohet një ambient pune edhe më i ngrohtë e familjar.

🙏 Falemnderit Leonard, Denisa, Sonila, Edmond, Mirela, Drane, Marjeta, Rina, Tereza, Durim, Avdyl, Gegë e Hane për punën tuaj të përditshme e që jeni pjesë e ekipit tonë.

23/09/2024
Familja është e para, politikat sociale motivojnë krijimin e një klime më të mirë për zhvillimin e shoqërisë, e për paso...
25/09/2022

Familja është e para, politikat sociale motivojnë krijimin e një klime më të mirë për zhvillimin e shoqërisë, e për pasojë kanë ndikim edhe në zhvillimin e biznesit.

Biznesi ka nevojë për arsimin me të cilin duhet bashkëpunuar fort. 📚Në kuadër të këtij bashkpunimi arsim – biznes, INCA ...
08/06/2022

Biznesi ka nevojë për arsimin me të cilin duhet bashkëpunuar fort. 📚

Në kuadër të këtij bashkpunimi arsim – biznes, INCA u bë pjesë e panairit të karrierës të organizuar nga Universiteti Bujqësorë i Tiranës.

Krijimi i mundësive për studentët e këtij universiteti që të njohin nga afër kompanitë e ndryshme është një vlerë që i shtohet arsimit të lartë. 📖💡
Ky është një avantazh që u jepet edhe vetë kompanive për të rekrutuar studentë premtues për zhvillimin e kompanive dhe ideve të reja.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dok. Fatbardh Sallaku, ka përkrahur kompaninë INCA me të cilën ka nënshrkuar marrëveshje bashkpunimi të firmosur me praninë edhe të Drejtoreshës së Burimeve Njerëzorë në INCA, znj. Migena Qyra.

Nëpermjet kësaj marrëveshjeje UBT-ë dhe Rektori i saj z. Sallaku vendosin në prioritetin e tyre nxitjen e karrierës tek studentët e këtij universiteti duke siguruar për ta mundësi intershipi, aplikim njohurish, formim profesional, praktika mësimore dhe bashkpunim reciprok në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

Arsimi duhet të jetë i pari, UBT-ë një institucion arsimor që formon profesionistë të së ardhmes.

📢•We are hiring•📢Bashkohu me ne si punonjës/e prodhimi.Adresa: Rruga “Abat Preng Doci”, zona industriale Lezhë.Kontakt: ...
05/04/2022

📢•We are hiring•📢
Bashkohu me ne si punonjës/e prodhimi.

Adresa: Rruga “Abat Preng Doci”, zona industriale Lezhë.
Kontakt: 0688045275

Faleminderit Vera dhe Iris për punën e më shumë se një dekade🙌Te INCA, jemi ekip!🤝
11/03/2022

Faleminderit Vera dhe Iris për punën e më shumë se një dekade🙌
Te INCA, jemi ekip!🤝

Bashkëpunimi midis UNFPA dhe sektorit privat për për prindërit në vendin e punës, përmes politikave miqësore për familjen, vijon me sukses.N...

Sami Frashëri ka thënë "Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill ...
07/03/2022

Sami Frashëri ka thënë "Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë".

Në ditën e mësuesve, duam t'ju njohim me Dr. Ilir Pecnikaj, drejtor teknik të INCA prej 2 vitesh, i cili ende nuk heq dorë nga kënaqësia e auditorëve në ndërtim të brezit të ri të profesionistëve.

I doktoruar në Milano për kimi industriale, krahas koordinimit të prodhimit e laboratorit pranë INCA, prof. Iliri ushtron dhe profesionin e pedagogut të jashtëm në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe Università degli Studi di Milano.

Këtu në INCA, Iliri na siguron që të ruajmë standartet europiane të prodhimit e njëkohësisht e ndan këtë dije e njohuri praktike me studentët e tij në Shqipëri e Itali.

Gëzuar 7 Marsin profesor, e nëpërmjet jush INCA uron çdo mësues që me përkushtim, pasion e shembull personal, dinë të inspirojnë breza.

Në kuadër të bashkëpunimit 🤝  më shkollat profesionale të rrethit Lezhë, këtë javë përfaqësues të INCA zhvilluan orë të ...
05/03/2022

Në kuadër të bashkëpunimit 🤝 më shkollat profesionale të rrethit Lezhë, këtë javë përfaqësues të INCA zhvilluan orë të hapura të Shkolla Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen. 👨‍🔧
Drejtuesit e departamenteve të Burimeve Njerëzore dhe të Mirëmbajtjes së INCA u bënë pjesë e orëve të hapura për këshillimin e karrierës me maturantët e degëve hidraulikë, mekanikë dhe elektrike. Një bashkëbisedim i hapur ku nxënësit u njohën me makineritë dhe sistemet teknike të kompanisë e u diskutuan:

🔧 Aftësitë që kërkohen nga tregu i punës për profesionet teknike
🔧 Dilemat dhe këshilla për përzgjedhjen e vendit të punës
🔧 Mundësitë e punësimit pranë INCA

Të këna‍qur të shohim punën e mirë që po bëhet për të edukuar brezin e ri të profesionistëve te shkolla “Shën Jozefi Punëtor” e së shpejti shpresojmë që studentët t’i bashkohen ekipit tonë të INCA. 👷👩‍🏭

▫️ Fundjavën e shkuar, administrata e INCA ishte pjesë e staff retreat të organizuar nga  Albania. Për dy ditë me rradhë...
04/02/2022

▫️ Fundjavën e shkuar, administrata e INCA ishte pjesë e staff retreat të organizuar nga Albania. Për dy ditë me rradhë patëm mundësinë për të reflektuar reth vitit që lamë pas. Ende sot në 2022 jemi duke përjetuar pasojat e Covid-19, dhe përgjatë 2021, si shumë kompani të tjera na është dashur të
përshtatemi me ndryshimet në treg.
-
▫️ Midis shumë vështirësive këto ndryshime rezultuan pozitive, falë punës dhe bashkëpunimit të pikërisht këtij ekipi e shumë e shumë punonjësve të tjerë. Po në shpirtin e frymës së ekipit dhe bashkëpunimit, patëm mundësinë të hartojmë objektivat e kompanisë për vitin 2022, duke rikujtuar qëllimin e
kompanisë për të ofruar zgjidhje inovatore e mbi të gjitha të qëndrueshme, për industrinë ku operojmë.

“  Erjon Elmazi është një artizan i ri ⚒ në qytetin e Lezhës, i cili ndërton abazhure artizanale me materiale të riciklu...
29/12/2021

“ Erjon Elmazi është një artizan i ri ⚒ në qytetin e Lezhës, i cili ndërton abazhure artizanale me materiale të ricikluara. ♻️

🤝 Për të mbështetur dhe promovuar këtë iniciativë të vogël por të rëndësishme, këtë vit INCA i përfshiu punimet e tij në shportat e dhuratave për klientët tanë. 🎁

Ne 2022 shpresojmë të mbështesim akoma më shumë biznese dhe iniciativa që promovojnë dhe veprojnë mbi vlerat e riciklimit dhe Ekonomisë Qarkulluese ✅



Address

Zona Industriale, Lagjia Skenderbej
Lezhë
4501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 14:30

Telephone

+355694050642

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INCA Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to INCA Albania:

Share