16/11/2020
Hiri tek kultura e specit
# # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # # #
Hiri te kultura e speci shkaktohet nga kërpudhat Leveillula taurica dhe ndodh kryesisht në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës brenda ne sera.
Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga lagështia e lartë relative, temperatura e lartë ditore (25-28ºC) dhe netët më të ftohta.
Simptomat dallohen lehtësisht. Në gjethe në pjesën para dhe në pjesën e prapme të gjetheve, shfaqet një shtresë e bardhë, gjethet kthehen të verdha, rrudhen, thahen dhe përfundimisht bien. Një sulm i fortë i HIRIT ndikon negativisht në zhvillimin e frutave, shfaqjen e djegies nga dielli dhe zvogëlon ndjeshëm rendimentin.
Masat parandaluese të mbrojtjes përfshijnë dezinfektimin dhe heqjen e mbetjeve të bimëve, si dhe shkatërrimin e barërave të këqija. Disa hibride dhe varietete janë më tolerante ndaj kësaj sëmundjeje.
Mbrojtja është e vështirë të zbatohet, sepse paraziti zhvillohet në mënyrë te shpejtë dhe formë endogjene, si dhe ndikimi i preparateve ne kohë te gjata të karencës, temperatura e lartë në serra dhe vjelja e vazhdueshme e specave.
Nga mbrojtja kimike, përdoren përgatitjet e bazuara në (*) squfur dhe azoksistrobinë, trifloksistrobinë, difenokonazol, penconazol.