konsulencë arGEar

konsulencë arGEar Konsulence e sherbime biznesi.

14/09/2026

NexTrim by DSS arGEar!

Për subjektet që ushtrojnë shërbime online:
28/08/2026

Për subjektet që ushtrojnë shërbime online:

27/08/2026

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

🎯Administrata Tatimore në zbatim të planit operacional të turizmit, ka filluar kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com.
📍Mbas përfundimit të fazës së informimit janë përzgjedhur 100 tatimpagues, individë dhe subjekte, të cilët për periudhën tetor 2022 – dhjetor 2025 rezultojnë me rreth 24.9 milionë euro të ardhura të realizuara përmes Booking.com.
🔍 Kontrollet që do të ushtrohen nga Drejtoria e Hetimit dhe Drejtorite Rajonale do të evidentojnë nëse këto të ardhura janë deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.
📣 Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjekteve që realizojnë të ardhura përmes platformave online të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.

20/08/2026

KUJTESË PËR LIGJIN 9920!

-Për çdo sh*tje të realizuar lëshoni faturë tatimore(edhe arkëtimet me POS banke shoqërojini me faturë tatimore).
-Çdo punonjës të deklarohet pranë Administratës Tatimore(platforma efiling)me pagën reale të paktën 24 orë përpara se të fillojë punë dhe paga duhet të kalohet vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
-Çdo mall që sh*tet duhet të jetë i blerë më parë me faturë tatimore e në mungesë të saj me autofaturë.
-Duhet që në ambientin e biznesit të jenë të afishuara, certifikata e regjistrimit, lista e çmimeve dhe posteri që u kujton klientëve detyrimin për të marrë faturën tatimore.

konsulencë arGEar!

Send a message to learn more

20/08/2026

KUJTESË PËR LIGJIN 9920!

-Për çdo sh*tje të realizuar lëshoni faturë tatimore(edhe arkëtimet me POS banke shoqërojini me faturë tatimore).
-Çdo punonjës të deklarohet pranë Administratës Tatimore(platforma efiling)me pagën reale të paktën 24 orë përpara se të fillojë punë dhe paga duhet të kalohet vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
-Çdo mall që sh*tet duhet të jetë i blerë më parë me faturë tatimore e në mungesë të saj me autofaturë.
-Duhet që në ambientin e biznesit të jenë të afishuara, certifikata e regjistrimit, lista e çmimeve dhe posteri që u kujton klientëve detyrimin për të marrë faturën tatimore.

konsulencë arGEar!

Send a message to learn more

19/07/2026

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

25/06/2026

Ju njoftojmë se afati i fundit për pagesën e taksave vendore të vitit 2026, për Bashkinë Shkodër është data 30 Qershor 2026!

konsulencë arGEar

Send a message to learn more

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
08/06/2026

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

✅ Tatimpaguesit që kanë deklarata tatimore të padorëzuara për periudha deri më 31.12.2024 kanë kohë deri më 30 Qershor 2026 për t’i dorëzuar dhe për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.

⚠️ Kujdes! Tatimpaguesit që nuk respektojnë afatin ligjor do të humbasin të drejtën për të përfituar nga kjo lehtësi e parashikuar në ligj.

ℹ️ Për më shumë informacion, lexoni njoftimin e plotë në faqen zyrtare të Administratës Tatimore:
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1968/dorezoni-deklaratat-e-padorezuara-deri-me-30-qershor-qe-te-perfitoni-nga-ligji-i-fshirjes-se-detyrimeve-tatimore-te-papaguara

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si më poshtë:I nderuar tatimpaguesAdministrata Tatimore ju informon se, në kuadë...
01/06/2026

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si më poshtë:

I nderuar tatimpagues

Administrata Tatimore ju informon se, në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial të Turizmit 2026, do të intensifikojë monitorimin dhe verifikimin e deklarimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit.

Ky plan synon rritjen e përputhshmërisë tatimore, luftën kundër informalitetit dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore do të ndërmarrë këto masa:

Kontrolle të targetuara dhe të menjëhershme ndaj tatimpaguesve të identifikuar me risk të lartë;
Monitorim të deklarimit të punonjësve dhe zbatimit të pagave indikative. Mosaplikimi i pagave indikative ju konsideron si tatimpagues me risk të lartë;
Verifikime të thelluara mbi deklarimin e të ardhurave reale të aktivitetit ekonomik;
Verifikime të lëshimit korrekt të faturave elektronike për çdo shërbim të ofruar dhe në çdo fashë orare;
Analizë të të dhënave nga palë të treta, si: Agjencia Kombëtare e Bregdetit (stacionet e plazhit), Ministria e Turizmit (certifikimin si strukturë akomoduese), Booking, Airbnb, Tripadvisor dhe çdo platformë digjitale që përdoret në kuadër të aktivitetit turistik;
Verifikim nëse ushtrohet aktivitet si subjekt pasiv ose i paregjistruar;
Për herë të parë, Administrata Tatimore do të përdorë inteligjencën artificiale për analizimin dhe përpunimin e të dhënave të marra nga burime të hapura, platforma publike, rrjete sociale dhe deklarimet e vetë tatimpaguesve, me qëllim identifikimin e mospërputhjeve, aktivitetit të padeklaruar dhe rasteve me risk të lartë tatimor.

Administrata Tatimore tërheq vëmendjen se subjektet që rezultojnë jopërmbushëse do të jenë objekt i kontrolleve të shtuara, rivlerësimeve tatimore dhe aplikimit të penaliteteve sipas legjislacionit në fuqi.

Për këtë arsye, ju kërkohet të merrni masa korrigjuese të menjëhershme pas çdo njoftimi, komunikimi apo informacioni të personalizuar të përcjellë nga Administrata Tatimore, nëpërmjet çdo forme komunikimi zyrtar, me qëllim korrigjimin vullnetar të parregullsive dhe shmangien e kontrolleve dhe masave administrative e penaliteteve përkatëse.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar për të garantuar një sistem tatimor të drejtë, transparent dhe të bazuar në përmbushjen e barabartë të detyrimeve ligjore.

Le të ndihmojmë njëri-tjetrin drejt një turizmi të formalizuar, me standard evropian.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Administrata Tatimore

Address

Rruga Mbreti Gent, Tek Kompleksit URAJ
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when konsulencë arGEar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to konsulencë arGEar:

Shortcuts

Share