05/10/2021
Pjesë nga libri "Psikologji dhe ndjenjë"
Ky libër vjen shumë shpejt pranë lexuesve....
Vetë njeriu ka lindur për të ndryshuar, nga diçka materiale në atë shpirtërore kështu kur ne ndryshojmë emocionet tona që gjithmonë shoqërohen me veprime të prekshme materiale atëherë ne vërtet kemi prekur shpirtëroren.
Pra ne jemi shpirtra të lidhur me njëri - tjetrin emocionalisht, gjithçka tjetër jo emocionale nuk na përket ne .
Do jepja një shembull ..një dru në pyll nuk krijon emocione, ashtu si një dru i gdhendur bukur ..kjo ndodh sepse ai që ka gdhendur drurin, i ka dhënë emocionin e tij, me të cilin ne komunikojmë dhe ndjejmë pothuaj njëlloj me atë që e ka krijuar.
Por si thashë dhe më lart çdo emocion është individual dhe lidhet direkt me fazën e evolimit të shpirtit individual të gjithsecilit.
Çdo njeri është individual dhe në një fazë individuale shpirtërore personale.
Jo të gjithë mund të evolojnë, sepse jo të gjithë arijnë të shohin dhe njohin veten e tyre.
By Blerina Pëllumbi