02/04/2018
Dita e Parë: Nisja nga Shkodra në oren 11:00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës dhe Selanikut për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Dita e Dytë: Mbrritja në Stamboll rreth orës 08.00, Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Ssitemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, të lirë në Qendrën TregarePasdite, Nisja për në Shkoder..Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Me vetem 85€
Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi 2 netë në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit 🚌 CILESI - SHERBIM - CMIM 👑 🏔️ 🚌