27/11/2022
Mehmet pashe Derralla
1843 - 1918
Hodhi themelet e para te Ushtrise Kombetare Shqiptare.
Ministri i pare shqiptar i luftes ne qeverine e Ismail Qemalit. Lindur ne Tetove, shkolluar ne Shkup e Stamboll. Komandantit të xhandarmërisë në Bagdad, Irak, Siri e Selanik. Me vone caktohet ne Kosove. Në moshën 35vjeçare merr titullin Pasha.
Mehmet pashë Dëralla i lidhur me patriotët Haxhi Zeka, Bajram Curri, Ramadan Zaskoci, Idriz Seferi, mori përgjegjësi e luajti rol të rëndësishëm, krahas burrave të shquar të Lidhjes së Prizrenit, për organizimin e veprimeve luftarake të saj.
Më 5 korrik 1908 rezulton të ketë qenë pjesëmarrës në kuvendin e Ferizajt dhe nënshkrues i telegramit që iu dërgua sulltanit, ku kërkohej rivendosja e kushtetutës së vitit 1876.
Trysnia e madhe që ushtroi popullsia e vilajetit të Kosovës detyroi Sulltanin, më 23 korrik 1908, të kthente kushtetutën e viti 1876 dhe të urdhëronte zgjedhjet në vend.
Mehmet pashë Dëralla evidentohet me aktivitet në Stamboll në vitin 1909, i lidhur me klubin “Bashkimi” të Stambollit.
Është meritë e Mehmet Dërallës që mundi të organizojë Komandën e Përgjithshme dhe Shtabin Madhor me strukturat përkatëse dhe në varësi të tyre strukturat në prefektura e nënprefektura, komuna e fshatra, duke u përcaktuar edhe përgjegjësitë lëndore e territoriale.
Ai kontribuoi në hartimin e “Rregullore për organizimin e përkohshëm të Ministrisë së Luftës”, më 13 prill 1913 dhe “Rregullore e Qeverisë së përkohshme mbi formimin e Milicisë Shqiptare”, më 3 qershor 1913.
Në kohën e Wied-it, pashai tetovar u caktua prefekt i Elbasanit
Me largimin i Wied-it nga Shqipëria me 1914, arrestohet e dergohet ne Podgoricë së bashku me Aqif pashë Elbasanin, Luigj Gurakuqin, etj., prej nga u lirohet me ardhjen e austro-hungarezëve në Shqipëri.
Mehmet Pashë Dërralla është njohur edhe me katër mbiemra të tjerë: Tetova, Kallkandeleni, Ruzhdija e Kosova.
Foto e Pjeter Marubit
Fund shek XIX, Shkoder