Stefan Pinguli

Stefan Pinguli President i Shoqatës Stefani&Co dhe President i Shoqatës Rrënjët Tona

ETIKA E PËRGJITHSHME DHE PROFESIONALE SI KATALIZATOR✍Krijimi i shtetit Shqiptar me parametra demokratik i pajisur me fil...
09/08/2024

ETIKA E PËRGJITHSHME DHE PROFESIONALE SI KATALIZATOR

✍Krijimi i shtetit Shqiptar me parametra demokratik i pajisur me filozofinë “Partia e shqiptarëve duhet të jetë Shqiptaria”, kërkon përthithjen e disa normave etiko-kulturorë, të cilat e bëjnë eficente arritjen e objektivave madhorë të shtetit, për të arritur si shtet e komb një të ardhme të pranueshme evropiane, ashtu siç dhe e meriton kombi shqiptar.

✒Eksperienca tregon se tri aktorët “Tregu, shteti dhe shoqëria civile” duhen kombinuar për të garantuar sjelljen etike në shoqëri. Faktorët e sipërpërmendur marrin vlerë, sipas “trinomit Ekonomi –Ligj-Etikë”, ku etika individuale dhe veçanërisht etika e përgjithshme, ku merr pjesë dhe ajo profesionale, konsiderohen dhe si katalizator i performancës ekonomike. Në këndvështrim etik, “Paratë janë shërbëtoret më të mirë të njeriut, por dhe këshilltarët më të këqinj të tij”. Sfida në fushën etike qëndron në instalimin e etikës së përgjithshme në shoqërinë tonë, për t’ju përgjigjur kërkesave evropiane. Etika e përgjithshme, si produkt i plotë i kulturës, mund të instalohet me dy rrugë:

👉Së pari: me edukimin shkollor e universitar, si djepi i kulturës së specializuar dhe i elitës shoqërore.

👉Së dyti: krijimi i institucioneve shkencore ekonomiko–juridiko–tekniko profesionalë, për të specializuar marrëdhëniet etike në fushën profesionale dhe të përgjithshme.

✅Në kuadrin e iniciativave personale për tu shkolluar në universitete shtetërore apo private, për të arritur nivele etiko–kulturore me kërkesat e kohës, shteti duhet të luajë një rol më aktiv si rregullator përthithës i dijeve, duke rritur buxhetin me theks tek financat publike, veçanërisht të atyre për arsim. Përballë presionit të masivizmit për studime, nevojitet plotësimi me financat e domosdoshme për zhvillimin e tij, gjithashtu garantimi i cilësisë dhe i standardeve, pasi ky standard etik po dominon botën.

📢Në vazhdim të sfidës së rrugës së dytë për krijimin e institucioneve shkencore, si element të domosdoshëm në strategjinë e organizimit, të certifikimit dhe të ekonomizimit të dijeve etiko–profesionale është ngritja e “Institutit Kombëtar të Shkencës, në kuadrin e Akademisë së Shkencave Shqiptare”. Krijimi i institutit kombëtar shumëformësh, ku marrin pjesë shkencat: ekonomike, juridike, tekniko profesionalet, albanologjike etj, do të ishte përgjigja më eficente për të arritur progresin e nevojshëm. Mendojmë se për të realizuar këtë objektiv, duhen përzgjedhur specialistë, shkencëtarë dhe akademikë të fushave përkatëse, në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i plotësuar kërkesat e tyre jetësore–financiare, sipas ligjit kapitalist, kërkesë–ofertë. Vet Akademia me kuadër të seleksionuar në moshe e dije sipas kërkesave të kohës, do të ishte senati i përzgjedhur me legjitimitetin më demokratik të mundshëm, duke e kthyer këtë institucion në një “Parlament shkencor të vendimmarrjes tekniko profesionale në Shqipëri”.

Këto mundësi arritjesh, trajtuar në platformën realiste të “Akademisë Rrënjët Tona Aristidh Kola”, për të ardhmen e kombit shqiptar, janë mbështetur në eksperiencë evropiane, historinë origjinale e të ndritur të kombit shqiptar, në aftësinë gjenetike, krijuese, dhe autoktonësinë e qëndrueshme, në oazet e para të lindjes së gjuhës, etnicitetit të fortë dhe të pa ndërprerë pellazgo–epiro–iliro– albano–shqiptar dhe të dashurisë së pafund për atdheun tonë të dashur.

✍Përqasje Filozofike

Dashuria për atdheun është një shtrat i këndshëm që të lë pa gjumë.

PARTIA E SHQIPTARËVE DUHET TË JETË SHQIPTARIA🇦🇱Kombi shqiptar, falë genit inteligjent dhe aftësisë përshtatëse, të mpreh...
05/08/2024

PARTIA E SHQIPTARËVE DUHET TË JETË SHQIPTARIA

🇦🇱Kombi shqiptar, falë genit inteligjent dhe aftësisë përshtatëse, të mprehur dhe kalitur në furtunat e shumta gjatë historisë së tij, po kalon një periudhë stabilizimi moral dhe politik, duke pretenduar dhe përgatitur për tu bërë pjesë e Evropës së bashkuar, objektiv të cilën e ka pasur gjithmonë. Ky objektiv mund dhe duhet përshpejtuar duke u mbështetur në kuptimin shtetëror, të vlerësimin si duhet të katër kolonave fondamentale të demokracisë si: “Legjitimiteti, transparenca, përgjegjshmëria dhe gjithëpërfshirja”, të cilat janë respektuar me rigorozitet nga çdo shtet i civilizuar, aq më tepër kur dëshiron të aderoj në një komunitet të madh euroatlantik.

✅“Legjitimiteti” është kolona më e rëndësishme e shoqërisë demokratike, ku përmban pushtetin e deleguar drejtpërdrejt nga sovrani popull, i cili e ushtron këtë pushtet me votën e lirë dhe të ndershme. Kjo votë mund të jetë e drejtpërdrejtë, pra me referendum, ose e përfaqësuar, nëpërmjet parlamentit si sovran i deleguar nga populli.

✅“Transparenca” është parimi i lartë i qeverisjes demokratike që do të thotë se idetë, politikat, partitë, kandidatët dhe financat duhet të jenë të hapura përpara opinionit publik.

✅“Përgjegjshmëria” parakupton se të gjitha premtimet dhe idetë e hedhura në periudhën e marrjes së pushtetit duhet të respektohen, si pjesë e përgjegjshmërisë ndaj sovranit popull, në rast të kundërt ndodh ndëshkimi me votën e lirë.

✅“Gjithëpërfshirja” shprehet në zgjerimin e bazës demokratike vendimmarrëse, e cila është e lashtë sa demokracia.

👉Përveç arritjeve me karakter genetik të kombit shqiptar, në këto tri dekada demokracie, kemi anashkaluar parimet e sipërpërmendura të demokracisë, duke i hapur rrugën piramidizimit të drejtimit shtetëror, zvogëlimin e bazës demokratike të shtetit dhe për pasoj vonesat në cilësitë e arritjeve të kombit dhe vështirësitë e pranimit në eurozonë. Për ti paraprirë vështirësive të drejtimit demokratik të shtetit dhe përafrimin e bashkë europianizimit të jetës së vendit të shqiptarëve, mbështetur dhe në bazën historike dhe filozofike të kombit tonë, po japim një platformë mundësisht të arritshme për të ardhmen e Shqipërisë.

✅Në përmbushjen e kushteve demokratike, rritjes së besimit dhe çlirimit të energjive prodhuese të vendit, duhet minimalisht një mjedis i përshtatshëm politik. Bazë e këtij ndryshimi cilësor, besojmë fort të jetë thirrja politiko – atdhetare: “Partia e Shqiptarëve duhet të jetë shqiptaria”, duke mos anashkaluar pluralizmin politik.

📢Një nga sfidat për të ulur peshën e partisë dhe rritjen e demokracisë në drejtim është ulja e rolit të partisë duke forcuar së pari legjitimitetin e sistemit të votimit. Sistemi i votimit sot është specifik proporcional, i cili ka bërë që e gjithë forma e organizimit partiak të jetë e mbarësuar me reminishenca të së kaluarës antidemokratike, duke thelluar hendekun nëpërmjet lidershipit partiak dhe anëtarëve të saj. Në fakt jeta organizative dhe politike e partive mbetet plotësisht në dorën e lidershipit partiak, të cilin siç e kemi parë dhe ndjerë nuk respekton normat e organizimit dhe demokracisë në parti. Në vetvete partitë janë organizata me interesa të kufizuara, por problemi qëndron se ky lidership partie bëhet kryeministër, President etj, dhe bashkë me qenësinë e tyre transplatojnë drejtpërsëdrejti drejtimin antidemokratik të jetës së partisë në drejtimin e gjithë shtetit.

Ky lidership prish balancat etike të legjitimitetit dhe transparencës dhe krijon kushte të vështira vendimmarrëse, duke prishur normat e “përgjegjësisë” dhe “gjithëpërfshirjes” në raportet juridiko-ekonomike të shtetit. Një mundësi për kufizimin e influencave të pushteteve mund të jetë edhe forma e votimit e cila duhet të jetë më e qartë dhe e drejtpërdrejtë maxhoritare ose proporcionale me lista të hapura. Populli në të dy versionet duhet të zgjedhë cilësitë dhe mundësitë e kandidatit, pa injoruar dhe alternativën e tij politike.

Në kuadrin e uljes së rolit të partisë dhe minimizimit të interesave të drejtuesve të saj, ne besojmë se: zgjedhja e kryeministrit dhe e presidentit duhet të kaloj domosdoshmërisht në votim brenda partisë, ndërmjet, minimalisht tre kandidatëve alternativ. Nuk duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të partisë domosdoshmërisht kryeministër ose president, pasi ky veprim do të mbante mjaft të lakmueshëm rolin e kryetarit të partisë dhe automatikisht dëshirën për forcimin e rolit të partisë. Ne jemi për ta hequr klauzolën: E zgjedhjes së kryetarit të partisë në Kryeministër nga Kushtetuta. Kjo garë duhet të jetë e hapur dhe dhënë qartë në mediat televizive, duke i dhënë mundësi zgjedhësit të peshojë programet dhe nivelit e kandidatëve.

✒Lidhur me presidentin, propozimi ynë do të ishte të zgjidhej me referendum nga populli, duke eleminuar influencën negative të shuarjes së rolit të tij gjatë momenteve të rëndësishme për kombin. Meqenëse nuk jemi ende një demokraci e konsoliduar duhet të krijojmë një balancë ligjore mes presidentit dhe kryeministrit duke i ndarë pushtetet e tyre deri në masën e zgjidhjes së problemeve shtetërore dhe kombëtare. Ne besojmë se veshja me pushtet e presidentit mund të jetë deri në nivelin e presidentit të Republikës së Rumanisë, i cili ka një “çek balancë” të konsoliduar dhe është gjysmë presidenciale.

👉Një mundësi e ndarjes së pushteteve dhe e kufizimit të fuqisë së një shumice deputetësh në parlament do të ishte: Krijimi i senatit parlamentar ligjvënës Shqiptar. Ky senat i përfaqësuar nga 26 rrethet në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga fuqia ekonomike e rrethit duhej të zgjidhej në mënyrë referendare (popullore). Senati do të ishte një institucion ligjprovues dhe jo thjeshtë ligjvënës, i cili do të sillte frymën direkte të problematikave dhe mendimeve të bazës, duke ruajtur legjitimitetin dhe transparencën në vendimmarrjen e ligjeve si dhe duke certifikuar ato. Senati sigurisht do të kishte funksione deri diku të ndara nga parlamentin, si: Një opozitë certifikuese e cilësisë së vendimmarrjes së ligjbërësve.
Mundësi tjetër për të rritur demokracinë e shtetit dhe zbutjen subjektive të rolit të partisë është ndarja e pushteteve (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit) dhe rritja sa më e gjerë e bazës zgjedhëse për liderët e funksioneve të drejtësisë. Konkretisht, zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm nuk duhet lënë në dorë të liderëve kryesor të pushtetit, por të kenë zgjedhje me referendum, sipas sektorëve ku ata drejtojnë, ose punojnë. Konkretisht, të gjithë të zgjedhurit edhe të emëruarit e drejtësisë me referendum të pjesshëm të tyre duhet të zgjedhin Prokurorin dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë mund të jetë edhe i përjetshëm në varësi të mendimit të gjerë të pjesëmarrësve në këtë referendum.

Përqasje Filozofike

🇦🇱Karakteri ynë kombëtar - Shpesh na marrin nëpër gojë që jemi komb pa ideal, në përgjigje do të thosha: Ideali, në kuptimin filozofik është një gjendje e trinitetit, Shpirt-mëndje-zemër, i organizuar në formën më të lartë, por i orientuar dhe i realizuar nëpërmjet një filozofie diktuese aspak të lirë. Filozofitë fetishiste si: krishtërimi, budizmi, myslymanizmi, dhe filozofitë e sotme komunizmi, fashizmi, sionizmi etj, kanë prodhuar filozofitë e tyre dhe instrumente duke humbur minimalisht liritë e individit. Niveli filozofik dhe aftësia interpretuese të mbështetura fort në institucione në formë dhe përmbajtje të veçantë, prodhuan filozofi idealiste që në një farë mënyre ndihmuan në krijimin e kombeve dhe të shteteve dhe korrektuar karakterin kombëtar dhe etnik të tyre sipas interesit idealist, shpesh jo vetëm në kurriz të njëri tjetrit, por duke humbur lirinë e individit.

🇦🇱Kombi shqiptar i pajisur me këtë trinitet natyral Shpirt-mendje–zemër, ruajti kohezionin e genomit instiktiv të shpirtit të lirë të mbështetur nga mendja e mprehtë natyrale, zemër bujare dhe të ndershëm. Shpirti instiktiv dhe atdhedashës së bashku me karakterin instiktivo-intuitiv prodhuar nga genomi pellazgo-iliro-shqiptar, përfaqëson sot karakterin kombëtar, i cili konkurron dukshëm me fenomenin idealist. Kombi shqiptar, ndoshta i pambështetur nga filozofi idealiste, por e ruajti gjuhën, natyrën shpirtërore dhe aftësinë përshtatëse etnike. Me gjithë vështirësitë e mëdha që ka kaluar ky komb në vetë ekzistencën proverbiale, qëndron në mes kombesh të kulturuara, duke përparuar, falë prioritetit genetik, të lirë dhe instiktit etnik pellazgo-ilir.

KOMBI SHQIPTAR BESON TE BASHKIMI I PJESSHËM I TRUPIT TË TIJ ETNIK✍Siç dihet, jo më larg se viti 1878, u lobua në rang ku...
01/08/2024

KOMBI SHQIPTAR BESON TE BASHKIMI I PJESSHËM I TRUPIT TË TIJ ETNIK

✍Siç dihet, jo më larg se viti 1878, u lobua në rang kuvendi kërkesa për pavarësi e kombit të mbetur arbano-shqiptar, të organizuar sipas sistemit Osman, në katër vilajete (Kosova, Shkodra, Manastiri dhe Janina) në “Kuvendin e Prizrenit”. Në këtë kuvend u mblodhën mendjet më të ndritura të Kombit Shqiptar për të kërkuar një të drejtë historike, por siç dihet ky kuvend nuk e arriti qëllimin shtetformues, pikërisht nga pragmatizmi shovinist i Fuqive të Mëdha me Rusinë në krye dhe urisë shtetformuese të fqinjëve tanë të pangopur. Kjo sigurisht i përket historisë së kombit shqiptar, i cili mbeti i vetmuar në këtë udhëkryq të historisë së Ballkanit, për mbi 150 vjet.

🇦🇱Sot, një pjesë e kombit etnik Shqiptar është çliruar nga prangat e okupuesve serb, falë dhe ndihmës së madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koalicionit ushtarak euroatlantik (NATO), ky vend është Kosova martire. Kosova sot është vend i pavarur dhe gëzon juridikisht dhe moralisht të qenit shtet evropian, por ende vuan reminishencat e varësisë serbe. Kjo varësi mbrohet me stoicizëm nga shteti serb, i cili jo vetëm nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit kosovar, e as nuk kërkon falje për gjenocid në Kosovë, por vazhdimisht ajo mbjell përçarje, urrejtje e racizëm, si dhe pengesa pa fund për të asgjësuar këtë shtet të ri apo ta pengojë bashkimin kombëtar shqiptar, për të jetuar lirshëm në komunitetin evropian. Sot me gjithë pavarësinë, Kosova ka probleme të karakterit nacional dhe internacional, që përveç vendosmërisë së saj për ndërtimin e shtetit, ka nevoje për mbështetjen Evropiane dhe të Sh.B.A-së, të cilët nuk mund të vazhdojnë me pragmatizmin e mos prishjes së qejfit me Serbinë.

👉Shteti i Kosovës, pavarësisht nga marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet të kuptojë se: Historia shpërblen guximtarët dhe jo të përulurit! Pyetjes “Përse kërkoni Asociacionet e komunave Serbe në Kosovë”, qoftë serbëve apo ndërkombëtareve, shteti i Kosovës duhet ti përgjigjet nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (GJND), e cila dha verdiktin dhe përfaqëson vendimin më të certifikuar ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare, se është e drejtë legjitime e popullit të Kosovës që duhet dhe mund të mbështetet dhe me referendum popullor, duke hequr dorë nga servilizmat inferior dhe duke i lënë vendin guximit shtetëror. Pyetje tjetër që shtrohet është: “Përse Kosova nuk i propozon popullit të saj ndërrimin e emrit nga Kosovë në emrin esaj etnik “Dardani”? Pra, në qoftë se duam të çlirohemi sa më shpejt nga inferioriteti proserb, ne duhet të ndërrojmë edhe shumë emra, të cilët pushtuesit i kanë detyruar Kombit Shqiptar. Një nga problemet që ballafaqohet kombi ynë është: Mundësia e bashkimit pjesor të kombit shqiptar, nëpërmjet rënies dakord të dy shteteve Amë me referendum. Pengesave të Rezolutës 1244 dhe vendimeve të projektit ndërkombëtar Ahtisari, që të mos i bashkëngjiten shtetet kufitare, mund të gjenden një mundësi dakordimi me karakter nacional dhe ndërkombëtar, për të realizuar bashkimin pjesor të kombit historik shqiptar:

✅Së pari, Heqja e kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe një luftë diplomatike e përbashkët për mbrojtjen e dy shteteve amë duhet të vazhdojë.

✅Së dyti, Duhet të vazhdojnë mbledhjet qeveritare me produkt real bashkëpunimi, nga unifikimi i veprimeve doganore, tek unifikimi i taksave, për një tregti sa më të thjeshtë dhe më të lirshme të përbashkët.

✅Së treti, Përpjekjet nuk duhen reshtur, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar të dy shteteve amë, Shqipëri dhe Kosovë, për unifikimin e Flamurit. Këto veprimtari që sapo cilësuam, do të krijojnë kushtet që me dëshirë dhe guxim, me iniciativë të dy shteteve amë dhe mbështetjen e referendumit të dy shteteve amë shqiptar dhe kosovar, të vendoset një këshill mbishtetëror, qoftë dhe Senat ta quajmë, i cili do luajë rolin e një parlamenti mbarëkombëtar, duke respektuar organizimin parlamentar të secilit shtet, si ai kosovar (shpresojmë dardan) dhe ai shqiptar. Besoj se këto bashkëveprime do ta mundësonin gati në realitet, bashkimin e pjesshëm të kombit shqiptar.

Përqasje Filozofike
Nocioni “barbar”

Nocioni “barbar” lexuar dhe studiuar me kujdes tek historianët dhe etimologët para dhe pas erës së re, është një tregues i diferencave gjuhësore në mes të etnive të ndryshme dhe jo thjesht përdorim pezhorativ. Mbi të gjitha ky nocion është shprehje e prioritetit të tyre gjuhësor e cila duhet perceptuar “para-të parëve”, pra paraardhëse, e cila është reflektuar në ndryshimin fonetik-barbar. Ajo përmban respekt për paraardhësit dhe jo antipati, siç e kanë ushqyer të themi këto 2000 vjet.

📢📚Libri më i ri nga Dr. Eqrem Zenelaj dhe Dr. Stefan Pinguli    Botimi “EPIRI OSE SOT E QUAJTUR SHQIPËRI” (EPIRUS HODIE ...
12/07/2024

📢📚Libri më i ri nga Dr. Eqrem Zenelaj dhe Dr. Stefan Pinguli
Botimi “EPIRI OSE SOT E QUAJTUR SHQIPËRI” (EPIRUS HODIE VULGO ALBANIA)

✅Është studimi më i ri i “Të vërtetave për Epirin dhe Shqiptarët”, i realizuar nga bashkëpunimi i dy autorëve, Prof. Doc. Eqrem Zenelaj dhe Doc. Ing. Stefan Pinguli.

👉Botimi në fjalë trajton me vërtetësi faktet dhe artefaktet vlerësuar nga bibliotekat më në zë të Europës dhe më gjerë, të realizuar në një botim konçiz me vlerat e “Një Bible të Shenjtë” për ne shqiptarët. Studimi “Epiri ose sot e quajtur Shqipëri” trajton tri epoka: nga ajo parahistorike tek historikja dhe periudhën e re, duke përfshirë realitetin e sotëm politiko–historik.

Në këtë botim, sa shkencor aq dhe realist, provohet edhe një herë vazhdimësia atoktonike, etno–kulturore dhe në veçanti gjuhësore “Pellazgo–Iliro–Epiro-Shqiptare”.

✅Çmimi: 50 Euro
30% 𝗨𝗹𝗷𝗲 për porosi gjatë muajit Shtator

🚗Dërgesa brenda Tiranës: 200 Lekë/ jashtë Tiranës: 300 Lekë
🚗Dërgesa në Kosovë 🇽🇰 6€
🚗Dërgesa në Maqedoni 🇲🇰 9€

Porosit Tani!

𝗔𝘁𝗱𝗵𝗲𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗮 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗮 𝗳𝗮𝗿𝗸𝗲̈𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗷𝗲̈𝗿𝗶-𝘁𝗷𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻Pasi lexova me kujdes qëndrimin opozitar të Znj. Te...
13/10/2023

𝗔𝘁𝗱𝗵𝗲𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗮 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗮 𝗳𝗮𝗿𝗸𝗲̈𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗷𝗲̈𝗿𝗶-𝘁𝗷𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻

Pasi lexova me kujdes qëndrimin opozitar të Znj. Teuta Toska dhe Z. Zija Vukaj, në lidhje me emisionin televiziv “Shqipëria Live“, dëshiroj të shpreh mendimin tim në lidhje me këto qëndrime dhe personazhit të lakuar, Z. Sazan Guri.

Akademia “Rrënjët Tona” në daljet televizive nuk ka qëllim të bëjë debat shkencor, por ka në thelb të filozofisë së saj, njohjen dhe ndërgjegjësimin e bashkëkombasve me të vërtetat historike, gjuhësore, etnografike dhe problematikave të kohës. Sidoqoftë, kritikat mbi aktivitetet tona dhe personaliteteve të akademisë ne i mirëpresim, dhe të jeni të sigurt, ato na shërbejnë për të rritur kujdesin në përgatitje, si në formë, ashtu edhe përmbajtje.
Në këtë kontekst, do të doja të sqaroja disa elemente të nevojshme në nivelet e shkallës së njohjes, për të arritur një bashkëpunim të frytshëm në fushën e dijeve albanologjike dhe vlerësimit me pozitivitet të cilësive të njëri-tjetrit, për të kontribuar sa mundemi në çështjen shqiptare.

Së pari, atdheu ynë i dashur, vuan nga një sërë problematikash, të cilat kërkojnë zgjidhje. Ne mendojmë se në problematikat e karakterit albanologjik, historia dhe gjuhësia janë jo vetëm fushat më të nxehta, por edhe me një ndjeshmëri të madhe kombëtare. Akoma sot e kësaj dite, institucionet shqiptare nuk kanë kurajën shkencore, për të argumentuar, për shembull, origjinën Shqiptare të Epirit, e cila vazhdon te prodhojë problematika, si ajo e Himarës, vijës bregdetare e deri tek Butrinti. I njëjti problem shtrohet në veri, ku Kosova po përballet me përsëritje historish. Po ku jemi me gjuhën? Shumë studiues vërejnë se ajo vazhdon të studiohet thjesht me metodat krahasimore, ndonëse pak etimologjike. Konkretisht, gjuha Gege nënvlerësohet në aspektin studimor, gjithashtu studiohet për të na vërtetuar nivelin e lartë të huazimeve të gjuhës Shqipe, ku si konkluzion është mbrojtur një fjalor i gjuhës shqipe me 93% të fjalëve të huazuara.

Të shqetësuar nga kjo situatë, ne si Akademi “Rrënjët Tona” kemi organizuar 5 kuvende, recencione librash, përkthime studimesh të rëndësishme si dhe emisione me karakter njohës dhe marketues, me qëllim të vetëm për të hedhur dritë mbi të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në këto përpjekje kemi organizuar rreth vetes një grup të madh studiuesish me grada dhe pa grada shkencore, por me një aktivitet të lartë publicistiko-shkencor. Në këtë detyrë sa të rëndësishme aq dhe të shenjtë, kemi pasur shumë pak mbështetje nga institucionet shkencore shtetërore. Puna jonë bazohet mbi studimet të kryera nga albanologë dhe filozofë vendas dhe te huaj, ku ndër më të spikaturit janë: Aristidh Kola, Maties Aref, Eqerem Zenelaj (me kryeveprën e tij të fundit “E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët” në 4 vëllime), Kristo Frashëri, Shaban Demiraj, Eqerem Çabej dhe studiues të rinj të gjuhëve si Albert Nikolla, me banim në Bruksel, Elena Kocaqi, Përparim Kabo, etj. Mes personaliteteve të huaj përmend të mirënjohurin Xhorxh Han, Shnaider, Robert Anxheli, Xhorxh Pridma, F. de Saussurre etj. Nuk dua të lë pa përmendur dhe kontributin e paçmuar të rilindasve tanë të mëdhenj.

Pa u shpërndarë në problematika të tjera, do të donim të sqaronim, angazhimin tonë për gjuhën, për të cilën besoj se jeni më të interesuar. Përfundimet e nxjerra nga Akademia jonë bazohen në studimet e bëra nga disa studiues me origjine Shqiptare, si p.sh., Albert Nikolla (studiues në Bruksel, i mbështetur nga akademia Belge me punimin e tij “Mbi naturalitetin e gjuhës Shqipe”), Agron Dalipaj, Petro Zhej, Niko Stillo, Anastas Shuke, në autorët e Shkollës Arbëreshe me studiuesit J. Derada, Katapano, Dh. Kamarda, si dhe studiues të huaj Xhorxh Pridma, Zaharia Zitcin etj. Mbështetur tek këta studiues ne besojmë se metoda krahasimore në studimin e Gjuhës Shqipe dhe etimologjisë saj, është e pamjaftueshme për të vlerësuar vlerat historike dhe etimologjike të saj. Studimet e thelluara etimologjike, merren me pikënisjen, evolucionin, burimin natyror dhe semiologjik e struktural të fjalës. Në këtë kontekst, Shqipja arkaike, e përqendruar kryesisht në dialektin Geg, funksionon nëpërmjet sistemit të matricave dhe fonemave të saj, duke realizuar rolin e saj Aksial të fjalë-formimit, mes të gjitha gjuhëve të botës. Etimologjia bën historinë e familjes së “Fjalës”, duke përdorur dhe elemente formative, si etimon, morfema, prefix, afiks, sufiks etj, duke huazuar elemente të informacionit, nga fonetika, morfologjia, semantika etj. Ne besojmë se gjuhësia strukturale e “Saussure”, teoria e etimonit dhe matricave e “Litre”, semantika e aplikuar e “Bartles”, si dhe së fundi teoria e mikromorfemave dhe morfemave e “Dalipaj”, janë objekti i studimeve të thelluara mbi gjuhën, krahas studimeve krahasimore. Në gjithë këtë aktivitet kërkimor dhe studimor, Z.Sazan Guri ka luajtur një rol kyç, si një nga themeluesit e kësaj Akademie dhe organizator i gjithë aktiviteteve që kjo Akademi zhvillon dhe mbron ditë pas dite.

Z. Guri është Profesor dhe Inxhinier i spikatur në fushën e Gjeologjisë, me kontribut të vyer në ekspertizat e Institutit Gjeologjik të Naftës. Gjithashtu, ai është i diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe i specializuar në fushën mjedisore dhe besoj që të gjithë e njohin punën e në sektorin publik, në mbrojtje të çështjeve mjedisore. Me punën e tij vetëmohuese dhe polivalente, ka botuar rreth 66 vepra, të cilat ndonëse mbulojnë fusha të ndryshme të aktivitetit te tij, predominojnë botimet me karakter atdhetar. Në fushën e krijimtarisë po përmend disa studime: “Kufijtë e Detit”(midis drejtësisë, historisë dhe ekitisë), “Butrinti” (aty ku errësohet dhe ndriçohet historia e vërtetë e Shqiptarëve). Ndër studimet në fushën e historisë, gjuhësisë dhe etnokulturës, përmend studimet: “Si të rrokim Greqishten, Latinishten dhe Anglishten nëpërmjet Gegënishtes”, “Visaret e Shqiptarëve ndër shekuj të mijëvjeçarëve”, “Misioni i Shqipes dhe i Shqiptarëve”. Pas reflektimesh dhe studimesh të thella, botoi dy vëllime: “Epiri dhe Epiriotët”, dhe “Çamëria dhe çamjotët”, i konsideruar si të vërtetat mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk po qëndroj këtu në studimet mbi mjedisin dhe albumet me karakter historiko-etnografik. Formimi i tij polivalent, pothuajse enciklopedik, i ndërthurur me pasionin e fortë shoqëror dhe atdhetar, e shtyjnë të jetë i pranishëm në shumë studio televizive me objektivin e vetëm, të ndihmojë në ndërgjegjësimin e bashkëkombësve për ta dashur dhe për t’u krenuar me të vërtetat dhe vlerat e atdheut tonë. Sigurisht duhet pranuar se Z. Guri është një person pasionant dhe dëshira për të ekstraktuar dijet në një emision e bën ndonjëherë ta kuptosh me vështirësi.

E ndiej detyrim të paraqes dhe mbroj punën e Akdemisë “Rrënjët Tona”, ku doja të theksoja, se në Akademinë tonë asgjë nuk shpiket, çdo material është i cituar dhe lehtësisht i aksesueshëm. Përpara se të mohojmë faktet e publikuara, le të provojmë fillimisht të kundërtën.

Në përfundim, doja t’ ju falënderoja për vëmendjen dhe kohën për të dhënë opinionet tuaja, pavarësisht nga kahja e tyre, ato do të na ndihmojnë të korrigjojme jo vetëm formën, por dhe përmbajtjen e tyre..

Me respekt
President i Akademisë “Rrënjët Tona”
Stefan Pinguli

13/04/2023

Nga Stefan PINGULI * Ju mund të çuditeni sesi emri Hagë i qytetit juridik të Hollandës të ketë kuptim të shqipes, në kuptimin që aty zbatohet pikëpërpikë kanuni, si testamenti më i vjetër dhe më i dobishmi i shoqërive njerëzore, qysh nga atëherë kur bota, evropa, na ishte e menç...

22/03/2023

Nga Stefan Pinguli * Shpesh na cilësojnë e trajtojnë si të jemi një komb pa ideal, në përgjigje do të thosha: Ideali, në kuptimin praktik, është një gjendje e trinitetit, Shpirt – Mendje – Zemër, i organizuar në formën më të lartë, i orientuar dhe realizuar nëpërmjet një fil...

16/03/2023

Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë të shekullit 20

09/03/2023

Akademia “Rrënjët Tona”: Pse duhet të jemi krenarë

17/02/2023

Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 ka dhënë efektet te rritja e kostove të prodhuesve, duke i detyruar disa operatorë të rrisin çmimin për konsumatorët
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendas të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor Brief Insight” se rritja e akcizës po çon prodhimin e birrës në krizë, pasi birra e importit po sh*tet më lirë se ajo vendase.
https://www.monitor.al/rritja-e-akcizes-con-prodhimin-e.../

20/01/2023

Akademia “Rrënjët Tona”: Mos e braktisni Butrintin! Është shpirti i kombit shqiptar!info24tv copyright

Address

Tiranë, Shqipëria
Tirana
1010

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Stefan Pinguli posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Stefan Pinguli:

Share