GRAL Business Expert

GRAL Business Expert Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from GRAL Business Expert, Business consultant, Rruga Muhamet Gjollesha, Tirana.

Pranvera është periudha perfekte për rifillim, energji të re dhe zhvillim personal. Pikërisht për këtë arsye, retreat-et...
09/04/2026

Pranvera është periudha perfekte për rifillim, energji të re dhe zhvillim personal. Pikërisht për këtë arsye, retreat-et dhe aktivitetet e dedikuara për stafin janë një investim i zgjuar për çdo kompani.

Një ekip i lodhur, i stresuar dhe pa motivim nuk mund të japë maksimumin. Ndërsa një staf që ndihet i vlerësuar, i dëgjuar dhe i përfshirë në eksperienca ndryshe, kthehet më i motivuar, më kreativ dhe më produktiv.

Retreat-et nuk janë luks. Janë një mënyrë për të ndërtuar lidhje më të forta mes kolegëve, për të përmirësuar komunikimin, për të ulur stresin dhe për të krijuar frymë pozitive brenda kompanisë.

Një ditë larg zyrës, një fundjavë në natyrë, një workshop për zhvillim personal apo një eksperiencë e përbashkët udhëtimi mund të sjellë më shumë rezultat sesa shumë mbledhje të gjata.

Kompanitë që investojnë tek njerëzit e tyre, investojnë tek e ardhmja e tyre. Sepse në fund, suksesi i një biznesi ndërtohet nga energjia, motivimi dhe mirëqenia e stafit.

Pranvera është koha ideale për të mbjellë këtë kulturë dhe për të korrur rezultate gjatë gjithë vitit.

Për të organizuar retreat-e, team building, workshop-e apo wellness për kompaninë tuaj, na kontaktoni në inbox ose tek

Gral Albania ju uron Gëzuar Vitin e Ri!Qoftë një vit me vendime të zgjuara, hapa të sigurt dhe rezultate reale.Ne vazhdo...
03/01/2026

Gral Albania ju uron Gëzuar Vitin e Ri!
Qoftë një vit me vendime të zgjuara, hapa të sigurt dhe rezultate reale.
Ne vazhdojmë të ndërtojmë vlera, bashkëpunime të ndershme dhe projekte që lënë gjurmë.
Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë.

Gëzuar Krishtlindjet nga Gral Albania.Uroj që kjo festë t’ju gjejë me shëndet, qetësi dhe njerëzit që kanë vërtet vlerë ...
25/12/2025

Gëzuar Krishtlindjet nga Gral Albania.

Uroj që kjo festë t’ju gjejë me shëndet, qetësi dhe njerëzit që kanë vërtet vlerë për ju pranë. Le të jetë një ndalesë e vogël për reflektim, mirënjohje dhe rikthim te gjërat e thjeshta që na mbajnë me këmbë në tokë.

Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit Gral. 🙏
Gëzuar dhe paqe në çdo shtëpi. 🎄

🌿 Wellness në punë? Po, sepse ekipi i shëndetshëm = biznesi i qëndrueshëm!Gjithnjë e më shumë kompani po kuptojnë se suk...
25/07/2025

🌿 Wellness në punë? Po, sepse ekipi i shëndetshëm = biznesi i qëndrueshëm!

Gjithnjë e më shumë kompani po kuptojnë se suksesi nuk ndërtohet vetëm me orare pune dhe objektiva ambiciozë — por edhe me kujdes për mirëqenien e stafit.

Në retreat-et që organizojmë ose ku bashkëpunojmë, sjellim një përvojë të plotë wellness-i, ku puna me veten bëhet përparësi, jo luks.

💆‍♀️ Ja disa nga teknikat që kompanitë mund të ofrojnë për ekipin e tyre:

✨ Yoga për të çliruar tensionin dhe rritur fokusin
🧘‍♂️ Pranayama (teknika frymëmarrjeje) për menaxhimin e stresit dhe emocioneve
🌳 Reflektim dhe ushtrime vetëdijeje (mindfulness) në natyrë
🎯 Vizualizim & meditim i udhëzuar për riformatim mendor dhe motivim
💬 Aktivitete të lehta komunikimi & lojëra grupi për të forcuar lidhjet ndërpersonale
💡 Biseda inspiruese & ushtrime vetënjohjeje, që rikujtojnë pse jemi aty ku jemi – dhe ku duam të shkojmë

Një retreat nuk është vetëm një “pushim nga puna” – por një investim në energjinë, frymën dhe qëllimin e përbashkët.

🎯 Jepini stafit tuaj mundësinë të rimbushet, të lidhet dhe të rikthehet më i motivuar se kurrë!

📩 Na kontaktoni në DM ose për paketa të personalizuara wellness për retreat-in tuaj të radhës.

🎙️ Kur stresi troket, ne i hapim derën me buzëqeshje!Në një botë që ecën me shpejtësinë e lajmeve “breaking”, edhe gazet...
23/07/2025

🎙️ Kur stresi troket, ne i hapim derën me buzëqeshje!

Në një botë që ecën me shpejtësinë e lajmeve “breaking”, edhe gazetarët ndonjëherë harrojnë të marrin frymë thellë. Kështu që më në këtë intervistë me ftesën e tyre, solla pak frymë antistresi, shumë energji pozitive dhe teknika që nuk i transmeton vetëm kamera – por edhe zemra. 💛

Ishte kënaqësi të ndaja në media disa nga teknikat që përdor në trajnimet tona për të menaxhuar stresin, për të motivuar veten dhe për të rigjetur qetësinë edhe në ditët më të zhurmshme. Sepse motivimi nuk është luks – është mjet mbijetese, veçanërisht për ata që punojnë me mendjen dhe zemrën.

Dhe po, e vërteta është që… edhe ne u qeshëm pak më shumë seç e lejon protokolli televiziv 😄



💼 Ofrojmë paketa trajnimesh për individë dhe staf organizatash që duan të ndihen më të qetë, më të përqendruar dhe më të motivuar për të dhënë më të mirën çdo ditë.

📩 Na kontaktoni në DM ose për më shumë info.

21/07/2025

Limitet janë vetëm në mendjen tonë...

E e shikoni këtë isekt që ndalet përballë një vije tërhequr me stilolaps dhe nuk e kalon dot, sikur ajo vijë të ishte mur betoni? Ajo nuk është e lidhur, nuk është e ndaluar – thjesht ka krijuar një kufi të padukshëm në mendjen e saj.

Edhe ne, ashtu si ajo mizë, shpesh vendosim kufij në vetvete që nuk ekzistojnë në të vërtetë. Kufij që vijnë nga frika, nga përvoja të së kaluarës, nga zërat që na kanë thënë “nuk mundesh”, “nuk je gati”, “është e pamundur”. Dhe ne u bindemi, rrijmë brenda atij rrethi, pa u përpjekur as të shohim përtej.

Por a nuk është koha të pyesim veten: A janë këto vërtet kufij realë, apo janë vetëm vija stilolapsi që mund t’i fshijmë vetë?

Trajnimet tona janë ndërtuar për të ndihmuar njerëzit të dalin nga rrethi i kufijve të vetkrijuar, të sfidojnë mendimet e tyre kufizuese, dhe të rizbulojnë potencialin që qëndron përtej “nuk mundem”.

Sepse kur ndalon së besuari tek kufijtë – fillon liria e vërtetë.

📩 Mund të na kontaktoni për paketa trajnimesh individuale apo për stafin tuaj, me mesazh direkt (DM) ose duke kontaktuar Pranvera Rrapushi pranverarrapushi

Në një përditshmëri pune shpesh monotone, stresi dhe distanca emocionale mes kolegëve bëhen të zakonshme. Por ekipet e s...
17/07/2025

Në një përditshmëri pune shpesh monotone, stresi dhe distanca emocionale mes kolegëve bëhen të zakonshme. Por ekipet e suksesshme ndërtohen kur ka hapësirë për dëgjim, mirëkuptim dhe bashkëpunim real.

Te GRAL, besojmë se një team building i mirëfilltë nuk është thjesht argëtim – është një investim në marrëdhëniet, kulturën dhe të ardhmen e kompanisë suaj.

GRAL organizon trajnime të menduara me kujdes, ku përmes ushtrimesh dinamike, tematike dhe zbavitëse:
✔️ thellojmë komunikimin,
✔️ tejkalojmë barriera dhe komplekse,
✔️ ndërtojmë besim dhe orientim të përbashkët.

Çdo aktivitet lidhet me vlerat dhe vizionin e kompanisë suaj, duke i kthyer ato nga fjalë në përvojë të gjallë.

🎯 Jepini stafit tuaj një frymëmarrje me kuptim – ata do ta kthejnë në angazhim dhe energji të re për punën.

Koha për t’u shkëputur nga rutina – dhe për t’u lidhur më fort si ekip.

Gral sjell eksperienca të veçanta bashkëpunimi dhe zhvillimi për ekipet, përmes aktiviteteve praktike dhe të menduara me...
14/07/2025

Gral sjell eksperienca të veçanta bashkëpunimi dhe zhvillimi për ekipet, përmes aktiviteteve praktike dhe të menduara me kujdes.

Në bashkëpunim me kompani nga fusha të ndryshme, ndërtojmë besim, komunikim dhe frymë skuadre në mënyrë kreative dhe argëtuese.

🟠 Trajnime jashtë zyrës – me ndikim brenda saj!

Pse na duhen ushtrimet Energized dhe Ice-break në çdo trajnim apo retreat?Në çdo grup që mblidhet për një trajnim, një e...
17/06/2025

Pse na duhen ushtrimet Energized dhe Ice-break në çdo trajnim apo retreat?

Në çdo grup që mblidhet për një trajnim, një event apo një retreat, një nga sfidat më të mëdha në fillim është: si ta thyejmë akullin? Si ta hapim trupin, mendjen dhe energjinë për të qenë të pranishëm?

Kjo është pikërisht ajo që bëjnë ushtrimet e tipit energized dhe ice-breakers – aktivizojnë trupin dhe ndërtojnë ura mes njerëzve.

🌿 Nga përvoja ime me GRAL, në trajnime me kompani, organizata dhe individë, e kam parë qartë: sapo përfshijmë lëvizjen, lojën apo kontaktin e parë emocional, ambienti ndryshon. Njerëzit qeshin, shikohen në sy, dhe fillojnë të ndihen pjesë e një procesi të përbashkët. Kjo nuk është thjesht argëtim – është bazë për mësim të thellë dhe bashkëpunim të vërtetë.

Në një ambient natyror por jo vetëm, me frymë dhe lëvizje, energjia e grupit fillon të rrjedhë ndryshe.

💡 Përfitimet që kemi parë përfshijnë:
• Rritje të përqendrimit dhe gatishmërisë për të mësuar
• Thyerje të tensionit apo ndrojtjes fillestare

Në përvoja të gjata, GRAL i jep gjithmonë vend të veçantë këtyre elementëve. Sepse beson thellësisht që çdo proces i mirëfilltë transformimi nis me lidhje njerëzore dhe energji të gjallë.

Dështimi nuk është fundi i një ëndrre – është pjesë e rrugës drejt saj.Shpesh herë, themeluesja jonë Pranvera Rrapushi ë...
12/06/2025

Dështimi nuk është fundi i një ëndrre – është pjesë e rrugës drejt saj.

Shpesh herë, themeluesja jonë Pranvera Rrapushi është e ftuar për të ndarë eksperiencat e saj si sipërmarrëse dhe veçanërisht kapitujt që dikur janë konsideruar “dështime”. Ajo që dikur dukej si fundi i një përpjekjeje, sot shihet si një nga momentet më të vlefshme të rritjes dhe pjekurisë.

Në Gral Albania, nuk i fshehim sfidat. Sepse rrugëtimi ynë është i ndërtuar mbi përpjekje të vërteta, mësime të marra nga gabimet dhe vullnetin për të mos u dorëzuar.
Çdo sipërmarrës që kërkon të rritet, do të përballet me vështirësi – kjo është normale, kjo është pjesë e lojës.

Për të gjithë ata që janë në fillim të një rruge të re:
Durimi është arma më e fortë që keni. Mos e ndalni ëndrrën vetëm sepse rruga është e vështirë.
Çdo hap, edhe ai që duket si i gabuar, ju çon më afër qëllimit.

⚖️ Vendimmarrje me ndikim | Pranvera Rrapushi si anëtare jurie në kompeticione biznesiPrej vitesh, Pranvera Rrapushi, dr...
09/06/2025

⚖️ Vendimmarrje me ndikim | Pranvera Rrapushi si anëtare jurie në kompeticione biznesi

Prej vitesh, Pranvera Rrapushi, drejtuesja e GRAL Albania, është angazhuar me përkushtim si anëtare jurie në kompeticione të ndryshme biznesi, inkubatorë dhe gara për startupe, duke sjellë me vete jo vetëm njohuri profesionale, por edhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj energjisë, ideve dhe sfidave të brezit të ri.

💡 Roli i saj nuk kufizohet vetëm në vlerësimin e projekteve – por në udhëzimin për të marrë vendime të qëndrueshme, të etike dhe të qëlluara për të ardhmen.

🌱 Për shumë të rinj dhe të reja, një feedback i dhënë me dashamirësi dhe drejtësi në këto faza të para mund të bëjë dallimin mes dorëzimit dhe ringritjes, mes pasigurisë dhe besimit për të çuar ëndrrat e tyre më tej.

Ky është angazhimi që vazhdon ta karakterizojë Pranverën në çdo rol që merr përsipër: të jetë një zë i drejtë, frymëzues dhe me ndikim për brezat që po vijnë.

🌙 Gëzuar Kurban Bajramin nga Gral!Në këtë ditë të shenjtë, falenderojmë për mundësinë që kemi të ndajmë vlera, mirësi dh...
06/06/2025

🌙 Gëzuar Kurban Bajramin nga Gral!
Në këtë ditë të shenjtë, falenderojmë për mundësinë që kemi të ndajmë vlera, mirësi dhe bashkëpunim me secilin prej jush.

Qoftë kjo festë një frymëzim për të ecur përpara me besim, dashuri dhe vizion të përbashkët.

Le të mbajmë gjallë shpirtin e solidaritetit në çdo projekt, çdo ide dhe çdo hap që ndërmarrim bashkë!
🙏✨

Address

Rruga Muhamet Gjollesha
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GRAL Business Expert posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GRAL Business Expert:

Share