15/07/2026
🎓 NJË PROJEKT I RI VJEN NË SHTATOR!
Me shumë entuziazëm prezantojmë B Plus Junior Academy, një hapësirë e re mësimi dhe zhvillimi për fëmijë dhe të rinj.
💰 Programi i Edukimit Financiar është programi ynë i parë, i ndërtuar për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi financiare dhe jetësore që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Programi do të zhvillohet në 3 nivele:
🟢 Niveli I: 7–9 vjeç
🔵 Niveli II: 10–12 vjeç
🟠 Niveli III: 13–15 vjeç
Përmes historive, lojërave, sfidave praktike dhe aktiviteteve interaktive, fëmijët do të mësojnë:
💰 Vlerën e parasë.
🏦 Kursimin dhe menaxhimin e parave.
📊 Planifikimin dhe marrjen e vendimeve të zgjuara.
💼 Vlerën e punës dhe sipërmarrjes.
🤝 Përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe ndershmërinë.
Ky është vetëm fillimi i një projekti që synon të kontribuojë në zhvillimin e një brezi të ri, të aftë për të marrë vendime të përgjegjshme dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.
📍 Starton në Shtator
📢 Regjistrimet dhe informacionet e plota do të publikohen së shpejti.
B Plus Junior Academy
Mëso sot. Ndërto të ardhmen.