Illyrian Guard

Illyrian Guard I.3.A - Sigurimi fizik i objekteve shtetërore e private, i personave, si dhe veprimtarive social-kulturore

Fadil Grosha është pjesë e “Illyrian Guard” Sh.a. që prej krijimit të shoqërisë. Përpara se të bëhej pjesë e shoqërisë s...
19/08/2026

Fadil Grosha është pjesë e “Illyrian Guard” Sh.a. që prej krijimit të shoqërisë. Përpara se të bëhej pjesë e shoqërisë sonë, ai ndërtoi një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, ku shërbeu edhe në detyrën e kolonelit.
Eksperiencën, disiplinën dhe përgjegjësinë e fituar gjatë viteve të shërbimit ushtarak, ai e solli në “Illyrian Guard” Sh.a, duke kontribuar në zhvillimin e kompanisë që në hapat e saj të parë.
Sot, me daljen në pension, ai përmbyll një rrugëtim të gjatë profesional, të karakterizuar nga përkushtimi dhe përgjegjësia.
“Illyrian Guard” Sh.a. i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uron Fadil Groshës një pension të merituar.


Operacioni në Priskë ishte edhe sprova e parë e vullnetarëve të parë kundër zjarrit nga Illyrian Guard. Bashkë me zjarrf...
14/08/2026

Operacioni në Priskë ishte edhe sprova e parë e vullnetarëve të parë kundër zjarrit nga Illyrian Guard.

Bashkë me zjarrfikësit, Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, ishin në betejë me flakët për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve. Angazhimi dhe solidariteti i tyre janë një ndihmë e çmuar për ekipet që po luftojnë prej ditësh me flakët, në terrene të vështira dhe nën temperatura ekstreme. Vazhdojmë krah për krah me guxim dhe vendosmëri për neutralizimin e çdo vatre🤝

13/08/2026
04/08/2026
Në kuadër të angazhimit për mbështetjen e strukturave të emergjencave civile, ekipi i vullnetarëve të trajnuar të “Illyr...
31/07/2026

Në kuadër të angazhimit për mbështetjen e strukturave të emergjencave civile, ekipi i vullnetarëve të trajnuar të “Illyrian Guard” Sh.a. iu bashkua forcave zjarrfikëse në zonën e Dajtit, duke kontribuuar në operacionin për fikjen e zjarrit.
Përgatitja profesionale, reagimi në kohë dhe bashkëpunimi institucional mbeten elemente thelbësore në menaxhimin e situatave emergjente.
“Illyrian Guard” Sh.a. do të vijojë të kontribuojë në nismat që forcojnë sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit.


Punonjësit e “Illyrian Guard” Sh.a. po zhvillojnë trajnime në të gjitha qarqet e Shqipërisë mbi procedurat e ndërhyrjes ...
28/07/2026

Punonjësit e “Illyrian Guard” Sh.a. po zhvillojnë trajnime në të gjitha qarqet e Shqipërisë mbi procedurat e ndërhyrjes në rast zjarri, përdorimin e mjeteve zjarrfikëse dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë gjatë situatave të emergjencave.
Këto trajnime synojnë forcimin e gatishmërisë operacionale dhe rritjen e nivelit të profesionalizmit të personelit, në përputhje me standardet bashkëkohore të sigurisë.
Trajnimi i vazhdueshëm është një element kyç për një shërbim profesional, të përgjegjshëm dhe në përputhje me standardet më të mira të sigurisë.


22/07/2026

Address

Tirana, Rruga Ibrahim Rugova
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Illyrian Guard posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share