Studio Ligjore " Petraj & Partners "

Studio Ligjore " Petraj & Partners " Avokat. Shërbime ligjore dhe financiare, administrative, civile dhe penale. Konsulencë ligjore dhe

20/09/2026

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, rezulton i përfshirë në një tjetër skemë të dyshuar tjetërsimi pronash, këtë herë në zonën e Levanit. Prokuroria njoftoi një procedim të ri penal, ku dyshohet se janë tjetërsuar rreth 71.7 hektarë tokë, pavarësisht se për to ish...

NGA KUSH U DËNUA HASHIM THAÇI? NGA CILA GJYKATË? DHE NGA BURON JURIDIKSIONI I SAJ?Në këtë debat po bëhet një ngatërrim i...
17/09/2026

NGA KUSH U DËNUA HASHIM THAÇI? NGA CILA GJYKATË? DHE NGA BURON JURIDIKSIONI I SAJ?

Në këtë debat po bëhet një ngatërrim i madh juridik.

Dikush thotë: “Thaçi u dënua nga një gjykatë ndërkombëtare në Hagë.”

Tjetri përgjigjet: “Jo, u dënua nga gjykata e Kosovës.”

Të dyja formulimet janë tepër të thjeshtuara.

Në drejtësi, adresa e gjykatës nuk është burimi i juridiksionit.

HAGA ËSHTË SELIA.
JURIDIKSIONI BURON NGA AKTET JURIDIKE QË E KRIJUAN DHE E RREGULLOJNË KËTË MEKANIZËM.

E PARA: NUK ËSHTË GJYKATA PENALE NDËRKOMBËTARE – ICC

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk janë Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe juridiksioni i tyre nuk buron nga Statuti i Romës.

Ato kanë një mandat të posaçëm dhe juridiksion të përcaktuar nga kuadri i tyre juridik. Vetë institucioni sqaron se është krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, amendamentit kushtetues dhe ligjit të vitit 2015.

E DYTA: NUK ËSHTË TRIBUNAL I KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së

Kjo është edhe më e rëndësishme.

Dhomat Speciale nuk u krijuan me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një tribunal të krijuar nga Këshilli i Sigurimit, siç kanë qenë mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Prandaj shprehja:

“Thaçi u dënua nga një gjykatë e OKB-së”

është juridikisht e pasaktë.

Fakti që gjykimi zhvillohet në Hagë nuk e bën institucionin automatikisht organ të OKB-së.

E TRETA: NUK ËSHTË AS NJË GJYKATË E ZAKONSHME E KOSOVËS

Por këtu duhet bërë edhe ndarja tjetër.

Dhomat Speciale nuk janë thjesht një gjykatë e zakonshme e sistemit gjyqësor kosovar.

Ato kanë strukturë të veçantë, personel ndërkombëtar, gjyqtarë ndërkombëtarë dhe seli në Hagë. Vetë institucioni i përshkruan si një gjykatë të krijuar sipas ligjit të Kosovës, por të vendosur në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Pra, kemi një mekanizëm gjyqësor sui generis.

Dhe pikërisht këtu duhet të fillojë analiza serioze.

NGA BURON JURIDIKSIONI?

Kjo është pyetja që duhet të bëhet përpara çdo komenti politik.

Jo:

“Ku ndodhet gjykata?”

Por:

“Nga cili akt juridik buron kompetenca e saj për të gjykuar?”

Dhe këtu kemi një zinxhir juridik shumë të qartë:

MARRËVESHJA NDËRKOMBËTARE – SHKËMBIMI I LETRAVE I VITIT 2014
↓
RATIFIKIMI NGA KUVENDI I KOSOVËS
↓
AMENDAMENTI KUSHTETUES – NENI 162
↓
LIGJI NR. 05/L-053
↓
KUADRI I POSAÇËM I DHOMAVE TË SPECIALIZUARA

Dokumentet themeluese të vetë Dhomave Speciale i rendisin pikërisht këto elemente: marrëveshjen ndërkombëtare, ligjin kosovar për ratifikimin e saj, amendamentin kushtetues të 3 gushtit 2015 dhe Ligjin nr. 05/L-053.

Pra, nuk është e saktë të thuhet:

“Kjo gjykatë nuk ka lidhje me Kosovën.”

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë juridike me rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës.

Por nuk është po aq e saktë të thuhet:

“Është thjesht një gjykatë normale e Kosovës.”

Sepse struktura, funksionimi, personeli dhe kuadri i saj janë të posaçme.

DHE KËTU VJEN 3 GUSHTI 2015

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës miratoi amendamentin kushtetues që shtoi nenin 162 dhe miratoi Ligjin nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Por kush mendon se historia fillon atë ditë, harron pjesën më të rëndësishme.

Procesi kishte nisur më herët.

Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011 u pasua nga krijimi i Task-Forcës Speciale Hetimore të BE-së. Në vitin 2014, pas hetimeve, u arrit në përfundimin se kishte prova të mjaftueshme për të proceduar me akuza dhe u zhvillua Shkëmbimi i Letrave ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për krijimin e mekanizmit të posaçëm.

Prandaj, votimi i 3 gushtit 2015 duhet parë në kontekstin e një procesi shumë më të gjerë ndërkombëtar.

VOTA ISHTE E KUVENDIT TË KOSOVËS.
POR RRETHANAT POLITIKO-NDËRKOMBËTARE QË ÇUAN TEK AJO VOTË ISHIN SHUMË MË TË GJERA.

Dhe pikërisht këtu mund të kuptohet shprehja:

“E KEQJA MË E VOGËL.”

Jo si një përfundim juridik.

Por si përshkrim i dilemës politike me të cilën përballej Kosova në atë kohë.

PRESIONI NDËRKOMBËTAR DHE VOTA E KUVENDIT

Këtu duhet bërë një dallim shumë i rëndësishëm:

PRESIONI POLITIK ≠ BURIMI JURIDIK I JURIDIKSIONIT.

Edhe nëse pranojmë se Kosova ndodhej nën presion të fortë ndërkombëtar, kjo nuk e zhduk faktin se juridikisht mekanizmi u fut në rendin kushtetues të Kosovës përmes amendamentit kushtetues dhe ligjit të miratuar nga Kuvendi.

Por, nga ana tjetër, fakti që Kuvendi votoi nuk do të thotë se duhet të harrojmë rrethanat politike në të cilat u mor vendimi.

Këto janë dy plane të ndryshme:

PLANI POLITIK:
Pse dhe në çfarë rrethanash Kosova e pranoi këtë mekanizëm?

PLANI JURIDIK:
Cili është akti që i jep këtij mekanizmi kompetencë për të hetuar, ndjekur dhe gjykuar?

Të dyja pyetjet janë legjitime.

Por nuk duhen ngatërruar.

PO PSE NUK U KRIJUA NJË TRIBUNAL NGA OKB-ja?

Edhe kjo pyetje duhet trajtuar me kujdes.

Nëse do të ishte krijuar një tribunal nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, do të kishim një burim tjetër institucional dhe juridik.

Do të hynim në një mekanizëm krejt tjetër, të lidhur me kompetencat e Këshillit të Sigurimit dhe dinamikën e tij politike, përfshirë të drejtën e vetos së pesë anëtarëve të përhershëm.

Por kjo është një alternativë hipotetike politike dhe institucionale.

Nuk mund të përdoret si fakt për të thënë se “duhej patjetër të ishte krijuar tribunal i OKB-së”.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se Dhomat Speciale përfaqësojnë një zgjidhje tjetër institucionale: një mekanizëm i krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, të ratifikuar nga Kuvendi, dhe të zbatuar përmes Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës.

PRANDAJ, NGA KUSH U DËNUA HASHIM THAÇI?

Nëse pyetja shtrohet juridikisht:

Hashim Thaçi u gjykua dhe u dënua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, një mekanizëm gjyqësor i posaçëm me seli në Hagë.

Por nuk është e saktë ta përkufizojmë atë si:

“Gjykatë e OKB-së.”

Dhe nuk është e saktë ta reduktojmë në:

“Gjykatë të zakonshme të Kosovës.”

Kjo është pikërisht natyra sui generis e këtij mekanizmi.

Dhomat Speciale kanë mandat të posaçëm dhe juridiksion të përcaktuar mbi krime të caktuara të periudhës së përcaktuar nga ligji i tyre.

---

DHE KËTU DUHET TË NDALË EMOCIONI DHE TË FILLOJË JURIDIKU

Nëse dikush dëshiron të kundërshtojë një vendim të Dhomave Speciale, terreni serioz nuk është:

“Është në Hagë, prandaj është gjykatë e huaj.”

As:

“E votoi Kuvendi, prandaj gjithçka që bën është automatikisht e pakontestueshme.”

Jo.

Duhet të shqyrtohen:

- juridiksioni ratione materiae;
- juridiksioni ratione temporis;
- juridiksioni ratione personae;
- baza ligjore e akuzës;
- interpretimi i normave penale;
- standardi i provës;
- përgjegjësia individuale;
- lidhja midis të pandehurit dhe veprave konkrete;
- vlerësimi i provave;
- e drejta e mbrojtjes;
- barazia e armëve;
- arsyetimi i vendimit;
- respektimi i procesit të rregullt;
- dhe mjetet e ankimit të parashikuara nga kuadri juridik.

Vetë Dhomat Speciale parashikojnë ankimin ndaj aktgjykimeve dhe, në rrethana të caktuara, edhe procedura të mëtejshme para një paneli të Gjykatës Supreme.

KËTU ËSHTË TERRENI I VËRTETË I LUFTËS JURIDIKE.

PËRFUNDIMISHT

Prandaj mos ngatërroni:

SELINË ME JURIDIKSIONIN.

HAGËN ME OKB-në.

PERSONELIN NDËRKOMBËTAR ME NJË TRIBUNAL TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT.

BAZËN KUSHTETUESE TË KOSOVËS ME NJË GJYKATË TË ZAKONSHME KOSOVARE.

Dhe mbi të gjitha:

MOS NGATËRRONI PRESIONIN POLITIK QË SHPËRNGULI PROCESIN ME BURIMIN FORMAL JURIDIK TË JURIDIKSIONIT.

Kosova e vitit 2015 mori një vendim kushtetues dhe ligjor në një klimë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Kjo është historia politike.

Por nga ai moment, ekzistenca e mekanizmit dhe mënyra se si ai ushtron juridiksionin janë dy çështje që duhet analizuar juridikisht.

Prandaj pyetja e vërtetë nuk është vetëm:

“A e votoi Kuvendi?”

Po.

As vetëm:

“A është në Hagë?”

Po.

Pyetja juridike është:

“Cili është burimi i kompetencës së saj, cilat janë kufijtë e këtij juridiksioni dhe a është ushtruar ai juridiksion në përputhje me Kushtetutën, ligjin themelues dhe standardet e procesit të rregullt?”

Aty fillon analiza serioze.

Sepse në drejtësi, adresa nuk krijon juridiksion.

AKTI JURIDIK E KRIJON.

Dhe pikërisht për këtë arsye, debati për Dhomat Speciale nuk duhet të bëhet me slogane.

Duhet bërë me Kushtetutën, ligjin, marrëveshjen, juridiksionin, provat dhe standardin e procesit të rregullt.

PSE U DËNUA HASHIMIPër fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin.Edhe vetë Hashimi e dinte...
16/09/2026

PSE U DËNUA HASHIMI

Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin.

Edhe vetë Hashimi e dinte.

Kur pashë fytyrën e tij prej guri në momentin që u shpall vendimi, kuptova se dhe ai nuk kishte asnjë dyshim.

Do dënohej sic u dënua.

Por ndërkohë që trishtimi nuk do i largohet më kurrë nga sytë, Hashimi e ka një ngushëllim.

Hashim Thaci nuk u dënua si vrasës, por u dënua si politikan.

Nuk u dënua nga gjykatësit e Hagës, por nga disa njerëz që nuk ishin fare aty.

Dyshimet, faktet, provat, dëshimtarët, mbrojtja dhe raportet ndërkombëtare nuk kanë asnjë rëndësi për këta njerëz.

Ata nuk japin vendime nisur nga provat, por nisur nga interesat globale.

Që kur Hashim Thaci është futur në burg bota ka ndryshuar shumë.

Pothuajse nuk njihet.

Rusia ka pushtuar Ukrainën,Izraeli ka pushtuar Gazën, Amerika ka sulmuar Iranin.

Evropa është më e dobët, Rusia më e egër, Amerika më e përcarë.

Luftërat e brendshme e kanë ndarë perëndimin më shumë se kurrë.

Liberalët janë kundër Rusisë dhe Izraelit, konservatorët janë pro.

Evropa është me gjysmën e Amerikës, kundër gjysmës tjetër.

Duket sikur rendi liberal po falimenton.

Demokracia nuk siguron më progres dhe unitet ideollogjik.

Vendimi që mori Gjykata Speciale e Hagës është pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare.

Gjysma e Evropës dhe Amerikës e donin Hashin Thacin në burg si aleat të gjysmës tjetër.

Vrasjet e pretenduara,torturat e civilëve dhe shtëpia e verdhë nuk u provuan,sepse dënimi nuk u bazua asnjëherë mbi prova.

Për cfarë duheshin provat?

Kur Hashim Thaci u nis në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Trumpin në vitin 2020, ,liberalët nuk kishin nevojë për prova të tjera.

Nëse Hashim Thaci ka bërë një gabim në jetën e vet, ky ishte i vetmi gabim.

Prandaj u arrestua.

Megjithatë nuk duhet të jetë pishman.

E kush nuk do ta bënte këtë gabim?

Por ndërkohë që u nis si një hakmarrrje,vendimi kundër Hashimit ndryshoi rrugës.

Ai i ngjan pak atyre rasteve kur shtrigat që të kanë marrë peng, ta shtojnë dozën e helmit duke parë lëvizjen e reve.

Sa herë Rusia avanconte në Ukrainë, Hashimit ia shtonin dënimin,sa herë Izraeli vriste në Gaza dënimi dyfishohej,sa herë liberalët humbnin zgjedhjet, akuzat kundër Hashim Thacit forcoheshin.

Pasi u rrëmbye nga tavolina e Donald Trumpit, Hashimi u përdor për të trembur dy armiqtë më të mëdhenj të liberalëve.

Putinin dhe Netanyahun.

Është komike të mendosh se futja e një zogu në kafaz, mund të trembë tigrat dhe arinjtë e një pylli të cmendur, por gjuetarët përdorin të njëjtat mjete kundër të gjitha kafshëve.

Kafazët.

Ky krahasim cinik e bën dhe më të dhimbshëm rastin e Hashim Thacit.

Ndërkohë që ai cliroi vendin e vet, u krahasua me dy njerëz që kanë pushtuar vende të tjera.

Sado të krahasohet me tigrat dhe arinjtë, zogu mbetet zog edhe kur ha një milingonë.

Prandaj nuk është rastësi që Haga ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për të tre.

Hashimi do ishte arrestuar kudo, kurse në Rusi dhe në Izrael Gjykata Ndërkombëtare nuk ka juridiksion.

Dhe pavarësisht se Gjykaka Speciale e Kosovës nuk është pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, arkitektura e Hagës është po ajo.

Parimi mbi të cilin ngrihet kjo ngrehinë juridike parashikon që trupa gjykatësish ndërkombëtarë të dënojnë kur gjykatësit vendas nuk munden.

Për këtë shkak mandati i Hagës që arrestoi Hashim Thacin i ndjek nga pas edhe Putinin edhe Netanyahun të cilët nuk shkelin dot në shumicën e vendeve të botës.

Megjithëse Trumpi ka thënë disa herë se nuk e njeh Gjykatën e Hagës,liberalët dhe demokratët perëndimorë e përdorin si armën e tyre të fundit.

Gjykaka Ndërkombëtare është forca e tyre.

Liberalët i mbajnë kollonat juridike të Hagës me thonj, sepse ajo e mbron rendin liberal nga armiqtë që e kërcënojnë.

Kjo është arsyeja pse Hashim Thaci u sakrifikua në themelet e kësaj gjykate.

Nëse Hashimi lirohej, Gjykata dobësohej.

Ky është thelbi i këtij vendimi.

Kjo është arsyeja pse Perëndimi nuk i dëgjon fare thirrjet për luftën e Kosovës.

Perëndimi ka hallin e vet.

Ai kërkon të bëjë shembuj.

Perëndimi kërkon ta përdori Gjykatën e Hagës për tu mbrojtur.

Prandaj isha i sigurt se Hashim Thaci do dënohej.

Horoskopi i luftës ishte i gjithi kundër tij.

Nëse Donald Trumpi nuk do kishte ardhur në pushtet, Hashimi do ishte në punë, nëse bota do ishte në paqe,Hashimi do ishte president,nëse qeveritë e shkundura të Evropës nuk do ishin duke rënë, Hashim Thaci do ishte i lirë.

Prandaj megjithëse është i vrarë, ai duhet të jetë i qetë.

E di që do kishte zgjedhur të ishte dëshmor i Kosovës, por fatkeqësisht është dëshmor i rendit liberal që e cliroi Kosovën.

Si në legjendat greke ai po flijohet nga perënditë që e ndihmuan të bëhej i pavdekshëm.

Hashimi nuk u dënua për atë që ka bërë por për atë që mund të bëjë.

Botës nuk i duhej si president i një vendi të vogël, por si peng i një gjykate të madhe.

Prandaj duhet të jetë i qetë.

Ai nuk u dënua për dje por për nesër.

Nuk u dënua si vrasës por si politikan.

Dhe si politikan do lirohet.

PSE U DËNUA HASHIMI

Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin.

Edhe vetë Hashimi e dinte.

Kur pashë fytyrën e tij prej guri në momentin që u shpall vendimi, kuptova se dhe ai nuk kishte asnjë dyshim.

Do dënohej sic u dënua.

Por ndërkohë që trishtimi nuk do i largohet më kurrë nga sytë, Hashimi e ka një ngushëllim.

Hashim Thaci nuk u dënua si vrasës, por u dënua si politikan.

Nuk u dënua nga gjykatësit e Hagës, por nga disa njerëz që nuk ishin fare aty.

Dyshimet, faktet, provat, dëshimtarët, mbrojtja dhe raportet ndërkombëtare nuk kanë asnjë rëndësi për këta njerëz.

Ata nuk japin vendime nisur nga provat, por nisur nga interesat globale.

Që kur Hashim Thaci është futur në burg bota ka ndryshuar shumë.

Pothuajse nuk njihet.

Rusia ka pushtuar Ukrainën,Izraeli ka pushtuar Gazën, Amerika ka sulmuar Iranin.

Evropa është më e dobët, Rusia më e egër, Amerika më e përcarë.

Luftërat e brendshme e kanë ndarë perëndimin më shumë se kurrë.

Liberalët janë kundër Rusisë dhe Izraelit, konservatorët janë pro.

Evropa është me gjysmën e Amerikës, kundër gjysmës tjetër.

Duket sikur rendi liberal po falimenton.

Demokracia nuk siguron më progres dhe unitet ideollogjik.

Vendimi që mori Gjykata Speciale e Hagës është pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare.

Gjysma e Evropës dhe Amerikës e donin Hashin Thacin në burg si aleat të gjysmës tjetër.

Vrasjet e pretenduara,torturat e civilëve dhe shtëpia e verdhë nuk u provuan,sepse dënimi nuk u bazua asnjëherë mbi prova.

Për cfarë duheshin provat?

Kur Hashim Thaci u nis në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Trumpin në vitin 2020, ,liberalët nuk kishin nevojë për prova të tjera.

Nëse Hashim Thaci ka bërë një gabim në jetën e vet, ky ishte i vetmi gabim.

Prandaj u arrestua.

Megjithatë nuk duhet të jetë pishman.

E kush nuk do ta bënte këtë gabim?

Por ndërkohë që u nis si një hakmarrrje,vendimi kundër Hashimit ndryshoi rrugës.

Ai i ngjan pak atyre rasteve kur shtrigat që të kanë marrë peng, ta shtojnë dozën e helmit duke parë lëvizjen e reve.

Sa herë Rusia avanconte në Ukrainë, Hashimit ia shtonin dënimin,sa herë Izraeli vriste në Gaza dënimi dyfishohej,sa herë liberalët humbnin zgjedhjet, akuzat kundër Hashim Thacit forcoheshin.

Pasi u rrëmbye nga tavolina e Donald Trumpit, Hashimi u përdor për të trembur dy armiqtë më të mëdhenj të liberalëve.

Putinin dhe Netanyahun.

Është komike të mendosh se futja e një zogu në kafaz, mund të trembë tigrat dhe arinjtë e një pylli të cmendur, por gjuetarët përdorin të njëjtat mjete kundër të gjitha kafshëve.

Kafazët.

Ky krahasim cinik e bën dhe më të dhimbshëm rastin e Hashim Thacit.

Ndërkohë që ai cliroi vendin e vet, u krahasua me dy njerëz që kanë pushtuar vende të tjera.

Sado të krahasohet me tigrat dhe arinjtë, zogu mbetet zog edhe kur ha një milingonë.

Prandaj nuk është rastësi që Haga ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për të tre.

Hashimi do ishte arrestuar kudo, kurse në Rusi dhe në Izrael Gjykata Ndërkombëtare nuk ka juridiksion.

Dhe pavarësisht se Gjykata Speciale e Kosovës nuk është pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, arkitektura e Hagës është po ajo.

Parimi mbi të cilin ngrihet kjo ngrehinë juridike parashikon që trupa gjykatësish ndërkombëtarë të dënojnë kur gjykatësit vendas nuk munden.

Për këtë shkak mandati i Hagës që arrestoi Hashim Thacin i ndjek nga pas edhe Putinin edhe Netanyahun të cilët nuk shkelin dot në shumicën e vendeve të botës.

Megjithëse Trumpi ka thënë disa herë se nuk e njeh Gjykatën e Hagës,liberalët dhe demokratët perëndimorë e përdorin si armën e tyre të fundit.

Gjykata Ndërkombëtare është forca e tyre.

Liberalët i mbajnë kollonat juridike të Hagës me thonj, sepse ajo e mbron rendin liberal nga armiqtë që e kërcënojnë.

Kjo është arsyeja pse Hashim Thaci u sakrifikua në themelet e kësaj gjykate.

Nëse Hashimi lirohej, Gjykata dobësohej.

Ky është thelbi i këtij vendimi.

Kjo është arsyeja pse Perëndimi nuk i dëgjon fare thirrjet për luftën e Kosovës.

Perëndimi ka hallin e vet.

Ai kërkon të bëjë shembuj.

Perëndimi kërkon ta përdori Gjykatën e Hagës për tu mbrojtur.

Prandaj isha i sigurt se Hashim Thaci do dënohej.

Horoskopi i luftës ishte i gjithi kundër tij.

Nëse Donald Trumpi nuk do kishte ardhur në pushtet, Hashimi do ishte në punë, nëse bota do ishte në paqe,Hashimi do ishte president,nëse qeveritë e shkundura të Evropës nuk do ishin duke rënë, Hashim Thaci do ishte i lirë.

Prandaj megjithëse është i vrarë, ai duhet të jetë i qetë.

E di që do kishte zgjedhur të ishte dëshmor i Kosovës, por fatkeqësisht është dëshmor i rendit liberal që e cliroi Kosovën.

Si në legjendat greke ai po flijohet nga perënditë që e ndihmuan të bëhej i pavdekshëm.

Hashimi nuk u dënua për atë që ka bërë por për atë që mund të bëjë.

Botës nuk i duhej si president i një vendi të vogël, por si peng i një gjykate të madhe.

Prandaj duhet të jetë i qetë.

Ai nuk u dënua për dje por për nesër.

Nuk u dënua si vrasës por si politikan.

Dhe si politikan do lirohet.

16/09/2026

ÇFARE PRITET NË VAZHDIM...

NGA KUSH U DËNUA HASHIM THAÇI? NGA CILA GJYKATË DHE NGA BURON JURIDIKSIONI I SAJ?Në këtë debat po bëhet një ngatërrim i ...
16/09/2026

NGA KUSH U DËNUA HASHIM THAÇI? NGA CILA GJYKATË DHE NGA BURON JURIDIKSIONI I SAJ?

Në këtë debat po bëhet një ngatërrim i madh juridik: fakti që gjykimi zhvillohet në Hagë nuk do të thotë automatikisht se kemi përpara një “Gjykatë Ndërkombëtare” të krijuar nga OKB-ja.

Prandaj, para çdo komenti politik, duhet bërë ndarja juridike.

E PARA: NUK ËSHTË GJYKATA PENALE NDËRKOMBËTARE (ICC).

Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk janë Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe juridiksioni i tyre nuk buron nga Statuti i Romës.

E DYTA: NUK ËSHTË TRIBUNAL I KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së.

Nuk është krijuar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk është organ i OKB-së.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse tribunalet e krijuara nga Këshilli i Sigurimit kanë një burim juridik dhe institucional krejt tjetër.

E TRETA: NUK ËSHTË AS NJË GJYKATË E ZAKONSHME E KOSOVËS.

Dhomat e Specializuara kanë karakter të posaçëm, gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë, seli në Hagë, administrim të veçantë dhe rregulla të posaçme procedurale.

Pra, ku qëndron e vërteta?

BURIMI I JURIDIKSIONIT

Këtu duhet të ndalojë debati.

Pyetja juridike nuk është:

“Ku ndodhet gjykata?”

Por:

“Nga cili akt juridik buron kompetenca e saj për të gjykuar?”

Dhomat e Specializuara u krijuan mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, të lidhur në kuadrin e procesit të krijimit të këtij mekanizmi, dhe kjo bazë u integrua në rendin juridik të Kosovës përmes nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pra, kemi një konstruksion juridik të posaçëm:

MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
↓
KUADRI KUSHTETUES I KOSOVËS
↓
NENI 162 I KUSHTETUTËS
↓
LIGJI NR. 05/L-053
↓
JURIDIKSIONI I DHOMAVE TË SPECIALIZUARA

Kjo është arsyeja pse është juridikisht e pasaktë të thuhet:

“Thaçi u dënua nga një gjykatë e OKB-së.”

Por është po aq e pasaktë të thuhet:

“Thaçi u dënua nga një gjykatë normale e Kosovës.”

As njëra, as tjetra.

Kemi të bëjmë me një mekanizëm gjyqësor sui generis, të krijuar në kuadrin kushtetues e ligjor të Kosovës, mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, me funksionim ndërkombëtar dhe seli në Hagë.

HAGA NUK ËSHTË BURIMI I JURIDIKSIONIT

Ky është gabimi themelor.

Haga është selia.

Selia gjeografike nuk përcakton vetvetiu natyrën juridike të një institucioni.

Fakti që gjykata është në Hagë nuk e kthen atë në gjykatë të OKB-së.

Po kështu, fakti që është krijuar në kuadrin juridik të Kosovës nuk e bën atë një gjykatë të zakonshme të sistemit gjyqësor kosovar.

Prandaj duhet ndarë:

SELIA → Hagë

BAZA KUSHTETUESE → Kushtetuta e Kosovës, neni 162

BAZA LIGJORE → Ligji nr. 05/L-053

BAZA NDËRKOMBËTARE → marrëveshja ndërkombëtare që mundësoi krijimin e mekanizmit

PERSONELI → gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë

NATYRA → mekanizëm gjyqësor i posaçëm, sui generis

OKB-ja → nuk është organi themelues i këtij mekanizmi.

PO PSE NUK U KRIJUA NJË TRIBUNAL NGA OKB-ja?

Kjo është një pyetje tjetër, politike dhe institucionale, dhe nuk duhet ngatërruar me burimin juridik të juridiksionit.

Nëse do të ishte kërkuar krijimi i një tribunali të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të hynim në një proces krejt tjetër institucional dhe politik, ku do të vepronin edhe rregullat e Këshillit të Sigurimit dhe e drejta e vetos së pesë anëtarëve të përhershëm, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Prandaj mund të thuhet se krijimi i Dhomave të Specializuara ishte një zgjidhje juridiko-institucionale e ndryshme nga krijimi i një tribunali të Këshillit të Sigurimit.

Por kjo nuk do të thotë se duhet ta quajmë atë “gjykatë të OKB-së”.

DHE KËTU ËSHTË THELBI

Nëse dikush dëshiron të kritikojë një vendim të Dhomave të Specializuara, le ta bëjë me argumente juridike:

juridiksioni ratione materiae, ratione temporis, ratione personae; baza ligjore; kompetenca; standardi i provave; e drejta për një proces të rregullt; interpretimi i normave penale; përgjegjësia individuale; standardi i provës përtej çdo dyshimi të arsyeshëm; arsyetimi i vendimit dhe mjetet e ankimit.

Këto janë terrenet ku një vendim gjyqësor sfidohet juridikisht.

Jo me thirrjen:

“Është në Hagë, pra është gjykatë ndërkombëtare.”

Dhe as me pretendimin e kundërt:

“Është krijuar me ligj të Kosovës, pra është thjesht një gjykatë kosovare.”

TË DYJA JANË THJESHTIME.

E vërteta juridike është më komplekse:

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një mekanizëm gjyqësor i posaçëm, i krijuar në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës, në zbatim të një baze ndërkombëtare, me personel ndërkombëtar dhe seli në Hagë.

Prandaj:

MOS NGATËRRONI ADRESËN ME JURIDIKSIONIN.

MOS NGATËRRONI PERSONELIN NDËRKOMBËTAR ME NJË TRIBUNAL TË OKB-së.

DHE MOS NGATËRRONI BAZËN KUSHTETUESE TË KOSOVËS ME NJË GJYKATË TË ZAKONSHME KOSOVARE.

Në drejtësi, pyetja e parë nuk është “ku u gjykua?”

Pyetja e parë është:

“NGA CILI AKT JURIDIK BURON KOMPETENCA PËR TË GJYKUAR?”

Aty fillon analiza serioze juridike.

HISTORIA NUK ZËVENDËSON PROVËN — DHE PROVA NUK FSHIN HISTORINËPërballë aktgjykimit të Hagës duhet të bëjmë një dallim që...
16/09/2026

HISTORIA NUK ZËVENDËSON PROVËN — DHE PROVA NUK FSHIN HISTORINË

Përballë aktgjykimit të Hagës duhet të bëjmë një dallim që është themelor për çdo jurist dhe për çdo njeri që beson te shteti i së drejtës:

Të mbrosh historinë e UÇK-së nuk do të thotë të deklarosh automatikisht të pafajshëm çdo individ të akuzuar.

Dhe anasjelltas:

Të dënohesh për përgjegjësi individuale nuk do të thotë se gjykata ka dënuar UÇK-në, Kosovën apo të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ky është thelbi.

Një proces penal nuk gjykon një popull. Gjykon persona konkretë, për vepra konkrete, në një periudhë konkrete dhe mbi prova konkrete.

Prandaj pyetja juridike nuk është:

“A ishte e drejtë lufta e Kosovës?”

Pyetja juridike është:

“A u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përgjegjësia penale individuale e secilit të akuzuar për secilën vepër për të cilën është dënuar?”

Këtu fillon mbrojtja serioze.

Jo te flamuri.

Jo te emocionet.

Jo te zemërimi.

Jo te deklaratat politike.

Te prova, standardi i provës, interpretimi i ligjit, përgjegjësia individuale, lidhja shkakësore dhe arsyetimi i gjykatës.

Nëse aktgjykimi ka gabime, ato duhet të identifikohen një për një.

Nëse një provë është interpretuar gabim, duhet të argumentohet pse.

Nëse një përfundim nuk mbështetet mjaftueshëm në prova, duhet të tregohet ku është boshllëku.

Nëse përgjegjësia e një individi është nxjerrë nga pozita që ka mbajtur dhe jo nga veprimet e provuara prej tij, kjo duhet të kundërshtohet juridikisht.

Nëse standardi i provës është aplikuar gabim, kjo duhet të bëhet pjesë e ankimit.

Nëse dënimi nuk është proporcional me përgjegjësinë individuale dhe rrethanat e provuara, edhe kjo kërkon analizë juridike.

Kjo është mbrojtje. Jo thjesht patriotizëm emocional.

Patriotizmi mund të shpjegojë pse një popull e përjeton një proces si plagë kombëtare.

Por patriotizmi nuk është provë juridike.

Historia mund të shpjegojë rrethanat e një konflikti.

Por historia nuk zëvendëson analizën e përgjegjësisë individuale.

Emocioni mund të shprehë dhimbjen e familjeve.

Por emocioni nuk mund të zëvendësojë standardin penal të provës.

Dhe pikërisht për këtë arsye, mbrojtja më dinjitoze ndaj një aktgjykimi të kundërshtueshëm është ajo që hyn në sallën e apelit me dosje në dorë, jo vetëm me flamur në dorë.

Flamuri mbron kujtesën.
Ligji mbron të drejtat.
Prova përcakton përgjegjësinë.
Apeli korrigjon gabimet.

Këto nuk duhen përzier.

Kosova ka të drejtë të kujtojë luftën e saj.

Familjet kanë të drejtë të mbajnë dhimbjen e tyre.

Viktimat kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi.

Të akuzuarit kanë të drejtë për një proces të drejtë dhe për të gjitha mjetet juridike që parashikon ligji.

Dhe pikërisht këtu qëndron forca e një shoqërie demokratike:

Të mos kërkojë pafajësi sepse dikush është hero.
Të mos kërkojë fajësi sepse dikush është i urryer.
Por të kërkojë drejtësi mbi bazën e provave dhe ligjit.

Prandaj beteja e vërtetë tani nuk është ajo e britmave.

Është ajo e ankimit juridik.

Të lexohet aktgjykimi faqe për faqe.

Të identifikohen gabimet e faktit dhe të ligjit.

Të analizohet çdo provë.

Të testohet çdo konkluzion.

Të krahasohet arsyetimi me jurisprudencën ndërkombëtare.

Dhe aty ku ekziston një gabim juridik real, të goditet me argument juridik.

Sepse nëse duam të mbrojmë të vërtetën e Kosovës, duhet ta bëjmë këtë me mjetin më të fuqishëm që kemi: të vërtetën, provën dhe ligjin.

Kjo nuk e dobëson patriotizmin.

E bën patriotizmin të përgjegjshëm.

16/09/2026

LOTËT E KOSOVËS NUK JANË LOTË DOBËSIE!

Ka momente kur një fotografi flet më fort se çdo deklaratë politike.

Ai polic i Kosovës që nuk i përmban dot lotët nuk është thjesht një efektiv që po kryen detyrën. Është një shqiptar që përballë vetes ka dhimbjen e një populli, kujtimin e një lufte dhe sakrificën e një brezi që luftoi për lirinë e Kosovës.

Uniforma e tij është shtetërore, por zemra e tij është shqiptare.

Flamuri kombëtar dhe flamuri i UÇK-së qëndrojnë aty si dëshmi se liria e Kosovës nuk erdhi dhuratë. Erdhi me sakrificë, me gjak, me burgje, me dëbime, me familje të shkatërruara dhe me njerëz që dhanë gjithçka për të ardhmen e këtij vendi.

Prandaj dhimbja e sotme është e kuptueshme.

Por një gjë duhet të jetë edhe më e fortë se zemërimi:

DINJITETI I SHQIPTARIT!

Kosova nuk ka nevojë të përçahet. Nuk ka nevojë që shqiptari të përballet me shqiptarin. Nuk ka nevojë që policia e Kosovës të vihet përballë qytetarëve të Kosovës.

Nëse drejtësia ka ngritur pikëpyetje, përgjigjja duhet të jetë edhe më e fortë: me ligj, me prova, me apel, me argument dhe me këmbëngulje deri në fund.

Sepse UÇK-ja nuk është thjesht një emër në histori.

Është kujtimi i atyre që nuk u kthyen më në shtëpi.

Është dhimbja e nënave.

Është amaneti i dëshmorëve.

Është liria që sot duhet mbrojtur jo vetëm me zemër, por edhe me dinjitet, maturi dhe drejtësi.

Sot mund të ketë lot.

Por lotët e një shqiptari që mban uniformën e Kosovës nuk janë shenjë dorëzimi.

Janë lotët e një kombi që ende nuk e ka harruar sakrificën e tij.

🇦🇱🇽🇰 KOSOVA ËSHTË DHIMBJE, KUJTESË, SAKRIFICË DHE DINJITET.

Dhe historia nuk fshihet me asnjë vendim.

GJENI KU BANON DREJTËSIA – ATJE KU DUHET TË PËRBALLET ME PËRGJEGJËSINË E SAJ!25 vjet për Hashim Thaçin.25 vjet për Jakup...
16/09/2026

GJENI KU BANON DREJTËSIA – ATJE KU DUHET TË PËRBALLET ME PËRGJEGJËSINË E SAJ!

25 vjet për Hashim Thaçin.
25 vjet për Jakup Krasniqin.
18 vjet për Kadri Veselin.
13 vjet për Rexhep Selimin.

Sot, 16 shtator 2026, Haga dha një nga vendimet më të rënda që lidhen me luftën e Kosovës. Katër prej figurave kryesore të UÇK-së u dënuan për krime lufte.

Por ky moment nuk duhet të shndërrohet në thirrje për hakmarrje.

Drejtësia nuk kërkon turmë, gurë apo dhunë. Drejtësia kërkon prova, standarde dhe përgjegjësi.

Nëse një gjykatë dënon dikë me dhjetëra vite burg, pyetja e madhe që mbetet për çdo shoqëri është:

A u respektua ligji?
A u vlerësuan provat me të njëjtin standard?
A u garantua procesi i rregullt?
A do të mbijetojë ky vendim edhe përballë ankimit?

Sepse drejtësia nuk matet me numrin e viteve të burgut.

Drejtësia matet me standardin që përdor për të arritur tek ato vite.

Dhe nëse nesër del se një gjykim është ndërtuar mbi prova të pamjaftueshme, kontradikta apo standarde të dyfishta, atëherë përgjegjësia nuk mund të fshihet pas togës së zezë.

Por nëse provat janë të forta dhe vendimi qëndron në të gjitha shkallët e ankimit, atëherë duhet respektuar vendimi i gjykatës, sado i dhimbshëm të jetë.

Ky është dallimi midis drejtësisë dhe hakmarrjes.

Kosova nuk ka nevojë për dhunë ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Ka nevojë për drejtësi që nuk trembet nga askush dhe nuk i shërben askujt.

Sepse një shtet ligjor nuk pyet:
“Kush është heroi?”

Pyet:
“Çfarë provash ka dhe çfarë thotë ligji?”

Dhe pikërisht këtu fillon përgjegjësia historike e drejtësisë.

Jo me zjarr.
Jo me hakmarrje.
Por me prova, ligj dhe përgjegjësi.

Address

Bulevardi Gjergji Fishta
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore " Petraj & Partners " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Ligjore " Petraj & Partners ":

Shortcuts

Share