Koka shpk është themeluar në vitin 1998 duke nisur si një biznes familjar dhe duke u zgjeruar në vazhdimësi. Për mbi 12 vjet Koka shpk operon në fushen e gërmimit, nxjerrjes, shfrytëzimit dhe sh*tjes së mineralit të kromit. Prodhon dhe shet rreth 15,000 ton krom te pasur në vit me cilësi Cr2O3 36 % – 48 %. Gjithashtu furnizon Fabrikat e Pasurimit në zonën përreth Krastë Bulqizë me krom të varfër për pasurim në sasi deri në 40,000 ton në vit, cilësia Cr2O3 18% – 28 %. Koka shpk ka zgjeruar veprimtarinë e saj në aktivitetet si:
- Ndërtim dhe hapje tunelesh (dimensione të ndryshme), trasesh, rrugësh..etj.
- Eksplorim, kërkim dhe zbulim i vendburimeve të mineral kromit dhe mineraleve të tjera të dobishme.
- Ruajtje dhe tregtim lëndësh plasëse.
- Prodhim, shfrytëzim, shpërndarje dhe tregtim i energjisë elektrike. Shoqëria është e pajisur me të gjitha lejet dhe dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit sipas legjislacionit në fuqi. Kohët e fundit Koka shpk është duke marrë në konsideratë mundësinë e shfrytëzimit të vendburimeve të nikelit sulfurit. Shumat e rezervave janë vlerësuar të jenë si më poshtë:
- Rezervat NiS rreth 4.591.000 ton
- Rezervat PGE rreth 2.567 kg
- Rezervat Au rreth 701 kg
Koka shpk është aksioneri kryesor në projektet e ndërtimit të dy hidrocentraleve “Peshk” dhe “Stavec” si dhe vazhdon projekt-idenë për disa të tjera. Në planet e ardhshme përfshihet dhe projekti për zhvillimin e turizmit malor.