02/07/2026
Ke një ide biznesi, por nuk di nga t’ia nisësh? Apo dëshiron të eksplorosh sipërmarrjen dhe vetëpunësimin si mundësi reale për të ardhmen tënde? Atëherë ky trajnim është për ty.
📅 Datat: 14, 15 dhe 16 korrik 2026
🕒 Ora: 15:00–18:00
📍 Vendi: Qëndra Rinore Atelie, Shkodër
👉 Apliko tani: www.enterimpact.org/event/shkoder14
👥 Trajnimi është për të rinjtë 15–29 vjeç që nuk janë në punë, shkollë apo formim profesional.
Gjatë trajnimit do të mësosh hapat kryesorë për të zhvilluar një ide biznesi, për të kuptuar tregun, klientët, kostot, çmimin dhe mënyrën si ta prezantosh idenë tënde.
Ky trajnim mundësohet nga Programi i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe UNICEF në Shqipëri.