Bashkëpunimi i botës akademike brenda një universiteti me botën jashtë tij nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Universitetet nuk mund të jenë vetëm prodhues të mendimit akademik-shkencor dhe i formimit të ekspertëve të fushave të ndryshme pa e ndarë atë me shoqërinë jashtë mureve. Por si mundet që mendimi akademik dhe professional ofrohet si një shërbim për kompanitë apo individë jashtë universitetit? Universitetet perëndimore e kanë zgjidhur prej kohësh këtë gjë, duke krijuar organizma të posaçëm që ofrojnë shërbimet akademike në të gjitha fushat, duke e kthyer këtë dhe në një formë biznesi fitimprurës për universitetet. Në Shqipëri kjo mënyrë ofrimi e shërbimeve akademike për palët e treta është ndërmarrë si një risi nga Universiteti Europian i Tiranës, me krijimin e UET Enterprise. Po pse ka nevojë një universitet
për një organizëm të tillë dhe si funksionon ai? Çfarë u ofron një universitet bizneseve apo individëve? Kjo ekspertizë do të ofrohet në disa drejtime, që janë në fakt të lidhura dhe me departamentet e universitetit, si për shembull: këshillim juridik, Teknologji Informacioni, Marketing dhe Psikologji.