Islami feja ime

Islami feja ime Materiale të seleksionuara lidhur me fenë islame

12/09/2024

💎 Dijetari kolosal dhe Imami i Sunnetit Shejh Abdul'Aziz , Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸”I porosis nxënësit e dijes dhe të gjithë besimtarët të kenë kujdes dhe të ruhen shumë nga kurthet e armiqve dhe nga dyshimet dhe shpifjet e tyre.”

📚 Mexhmuë elFetaua, 7/254.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

12/09/2024

💎 Shejh Mahmud Shakir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 E lus Allahun të të ruajë që të mos zhytesh dhe përlyhesh në këtë të keqe, të cilën e luftojmë të gjithë ne për ta larguar atë prej njerëzve, e që është: marrja dhe pranimi i fjalëve pa prova, pa fakte dhe pa argumente.

📚 Xhemheretu mekalat Mahmud Shakir, 1/582.

✍ Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------

11/09/2024

Kujdes, sepse përgojimi është sikur të hani mishin e vëllait tuaj për së vdekuri!

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Të folurit për nderin e muslimanëve, kur ata e urrejnë këtë, është gjë e urryer e madhe, si dhe është nga përgojimi (gibeti) i ndaluar dhe është nga mëkatet e mëdha.

Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ

"…dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A mos dëshiron ndonjëri prej jush ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!..."

| Huxhurat 12 |.

Prandaj, është obligim për ju, o robër të Allahut, që të mos shoqëroheni me atë që i përgojon muslimanët!”

| Mexh’mu-ul-Fetawa 9/239 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

10/09/2024
30/07/2023

📌Ka thënë Ibn Kudameh, Allahu e mëshiroftë:

"Nëse e di se ç'do të thotë përfundim i keq atëherë ruaju prej shkaqeve të tij dhe bëj kujdes prej vonimit të përgatitjes për të! Sepse jeta është e shkurtër dhe çdo frymëmarrje e jotja është si të ishte fundi yt, pasi ai çast mund të jetë koha e marrjes së shpirtit tënd. Njeriu vdes në atë gjendje që ka jetuar dhe ringjallet ashtu siç ka vdekur."

وإذا عرفت معنى سوء الخاتمة فاحذر أسبابها، وأعد ما يصلح لها، وإياك والتسويف بالاستعداد فإن العمر قصير، وكل نفس من أنفاسك بمنزلة خاتمتك؛ لأنه يمكن أن تخطف فيه روحك، والإِنسان يموت على ما عاش عليه، ويحشر على ما مات عليه

📚Burimi: Mukhtesaru minhaxhil-kaasidiin, 393
Përktheu: Servet Mata

02/10/2022

O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat, dëshperimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve. Amin

- hadith

28/09/2022

Një grua publikon në Facebook fotografinë e djalit të saj dhe shkruan....

“Për këdo që po lufton me kancerin dhe bën kimioterapi. Për këdo që ecën kundër kësaj sëmundje të tmerrshme. Postoje këtë foto për të treguar realitetin e dhimbshem. Kete fotografi e kam bere kete mengjes dhe sherben per te treguar se jeta nuk eshte gjithmone e drejte dhe e bukur.

Këtë fotografi e kam bërë pasi shoqërova Drake në tualet. Po, mban një panoline pasi në 75% të kohës nuk mund t’i kontrollojë nevojat e tij fiziologjike. Është kockë e lëkurë pasi nuk arrin të tretë asgjë. Kjo do të thotë të kesh një fëmijë të sëmurë me kancer. Një fëmijë që vjen të flejë me ju, pasi ka frikë të vdesë i vetëm në shtrat. Do të thotë të besh biseda me një fëmijë 10 vjec, ku të pyet nëse do të shkojë në parajsë, nëse atje do të takojë babin e do mund të flasë e të luajë me të. Do të thotë ta shohësh të pafuqishëm për t’u ngritur nga shtrati, ta shohesh duke e zënë gjumi të lodhur ndërkohë që dikush i flet, ta shohësh çdo ditë duke vjellë çdo ilaç që merr, ta shohësh të marrë 44 pilula gjatë 24 orëve.

Duhet ti japësh morfinë për dhimbjet, e dëgjon të thotë se ka frikë se nuk e arrin ditëlindjen e tij të 11-të. Kjo foto i tregon të gjitha, atë dhe mua ndërsa i them se nuk do të ndaloj kurrë së luftuari me të dhe për të, kur ai s’do mundet më.

Ky është Drake, gjithë bota ime. Që nga dita kur zbulova se isha shtatzanë me të dhe gjithmonë, është dhe do jetë arsyeja e vetme e jetës time. Buzëqeshja ime, dashuria ime, rrahje e zemrës sime. Por dhe loti dhe dhimbja ime! Është jeta ime!”

Në kujtim të të gjithë atyre fëmijëve që ditë pas dite luftojnë kundër kancerit, por mbi të gjitha për ata që ndëruan jetë, qofshi nën Mëshirën e Allahut!

11/11/2021

Allahu thotë :

"E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë."

[[ Ta'Ha, 124 ]]

10/11/2021

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْكَبِيرُ
“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh”.
Buruxh: 11

26/08/2020

Si besuat, si nuk besuat, takimi me Zotin eshte i padiskutueshem!

24/08/2020

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Islami feja ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Islami feja ime:

Share