Dea Kontabel

Dea Kontabel KONSULENCE NE FUSHEN E TATIM TAXAVE PER GJITHE BISNESET & FINANCIERET!

13/01/2024

Një yll shuhet, por një tjetër vijon të shkëlqejë në Mynih. Në ditën kur e gjitha Bavaria i bëri nderimet e fundit legjendës Franz Beckenbauer, Jamal Musiala mori prej dorë ekipin e Tuchel duke i dhuruar fitoren e radhës në Bundesligë. Talenti gjerman ishte protagonist absolut në suk...

Tatimpagues,Administrata Tatimore ju njofton, se duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e sh*tjes dhe bler...
13/04/2023

Tatimpagues,

Administrata Tatimore ju njofton, se duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e sh*tjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen manualisht në format excel nëpërmjet e-Filing, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet Fiskalizimit.

KUJDES!

Përpara se te kryeni mbylljen e librave në Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse.

Librat e sh*tjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11.

Në link 👇 hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e librave të sh*tjes dhe blerjes në portalin SelfCare

https://lnkd.in/dQp9qTXf

30 Prill afati i fundit per deklarimin e tatimit mbi te ardhurat personale vjetore!
02/04/2023

30 Prill afati i fundit per deklarimin e tatimit mbi te ardhurat personale vjetore!

30/07/2020

MOS E HUMBISNI. LEXOJENI ME VEMENDJE.
11-te Rregullat e Bill Gates, që nuk do t’i mësoni kurrë në shkollë.
1. Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.
2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.
Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!
3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës. Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.
4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi. Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.
5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”. Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.
6. Nëse i çon gjërat në për dreq, nuk është faji i prindërve. Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.
7. Prindërit dijnë diçka që ti nuk e di. Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.
8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo. Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.
9. Jeta nuk është e ndarë në semestra. Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.
10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale. Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.
11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë. Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.

13/01/2019
Kujdes per hapjen dhe mbylljen e bizneseve !!!Njoftim për ndërmarrjen e hapave administrative ndaj fenomenit të çregjist...
20/03/2018

Kujdes per hapjen dhe mbylljen e bizneseve !!!

Njoftim për ndërmarrjen e hapave administrative ndaj fenomenit të çregjistrimit apo pezullimit fiktiv të aktivitetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka konstatuar një shtim të numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistrim apo pezullim të aktivitetit, nga tatimpagues që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga administrata tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore si dhe tatimpagues të cilët për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH-së dhe regjistrime të menjëhershme në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpaguesit që e zotëronin më parë këtë aktivitet. Nisur nga ky fakt, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve udhëzon:

Në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, si dhe udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008, i ndryshuar,

Nëse pas verifikimit në vend, rezulton e provuar se tatimpaguesi që ushtron aktivitet në atë ambient, ka lidhje familjare me tatimpaguesin, i cili ka aplikuar për mbyllje/pezullim aktiviteti pas ndryshimit të përgjegjësisë tatimore apo konsumimit të kundravajtjes administrative, nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse, sipas rastit do t’i komunikohet tatimpaguesit ndërmarrja e hapave administrative të mëposhtëm:



Ndryshimi i përgjegjësisë tatimore, duke e ngarkuar atë me të njëjtat përgjëgjësi tatimore që ka patur tatimpaguesi/personi i lidhur para aplikimit për mbyllje aktiviteti, pavarësisht xhiros së pritshme të deklaruar nga ana e tij.
Kërkesa nga ana e Administratës Tatimore kundrejt tatimpaguesit për të shlyer detyrimet tatimore, si dhe aplikimi i masave shtrënguese për vjeljen e detyrimeve të papaguara të tatimpaguesit/person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje/pezullim aktiviteti.
Numërimi i konstatimeve për zbatimin e penaliteteve të përcaktuara sipas pikave 1/a/ii dhe 1/b/ii të nenit 122, të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, do të bëhet duke përllogaritur edhe konstatimet e kundravajtjeve të konsumuara nga ana e tatimpaguesit/person i lidhur, i cili ka ushtruar të njejtin aktivitet në të njejtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje aktivitet/pezullim aktiviteti. Pra, për tatimpaguesit që kanë ndryshuar status (kaluar pasiv,etj.) dhe para se të bënin një gjë të tillë janë konstatuar me një shkelje (shkelja e parë), shkelja e konstatuar pas ndryshimit të statusit, konsiderohet shkelja e dytë në numër.
Tatimpaguesit e përfshirë në listën e tatimpaguesve për regjistrim në TVSH më 1 Prill, do të regjistrohen për TVSH-në edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 Janar - 31 Mars 2018.

05/01/2018

A e dini se ?

Në muajin Nëntor, peshën më madhe të mallrave që eksportohen dhe importohen me det e zë grupi “Tekstile dhe produkte tekstili”. Eksportet e këtij grupi zënë rreth 49,3 % e mallrave të eksportuara me det dhe rreth 23,6 % e mallrave të importuara me det.

12/11/2017

😂😂😂😂

04/11/2017

FABUL Si çdo ditë në mëngjes, milingona u nis të bëjë punën e saj gjithë energji dhe optimizëm. Ajo ia dilte mbanë të realizojë shumë gjëra gjatë ditës. Një ditë, luani e vuri re milingonën teksa e…

7 mënyra se si liderët e mëdhenj inspirojnë!Nga përvoja ime, udhëheqësit e vërtetë janë shumë të rrallë. Kur kam takuar ...
30/10/2017

7 mënyra se si liderët e mëdhenj inspirojnë!

Nga përvoja ime, udhëheqësit e vërtetë janë shumë të rrallë. Kur kam takuar një, u përpoqa të mësoja sa më shumë prej tij që të ishte e mundur, në mënyrë që unë mund të përfshija veprimet e tij në stilin tim të udhëheqjes.

Shumë liderë kishin si taktikë “motivuese” kërcënimin në mënyrë të vazhdueshme të njerëzve për vendin e punës. Udhëheqësit frymëzues mund të motivojnë ekipet e tyre pa arritur te frika, sepse njerëzit e tyre i duan ata dhe ata nuk duan t’i lënë në baltë.

Këtu janë shtatë veprime që udhëheqësit frymëzues marrin për të motivuar ekipet e tyre drejt madhështisë.

1) Janë mbështetës

Një menaxher i mirë u jep punonjësve të tij / saj mjetet që duhet të jenë të suksesshëm. Një menaxher i keq cakton detyra me pak ose aspak drejtim dhe pastaj nervozohet, kur i punësuari nuk i plotëson pritshmëritë. Jini i arritshëm në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të bëjnë pyetje.

2) Kuptojnë dhe shfrytëzojnë pushtetin e “falënderimit”

Përforcimi pozitiv është një nga mjetet më efektive për një person në një rol udhëheqës. Një nga ankesat më të mëdha nga njerëzit që e urrejnë punët e tyre është se ata nuk marrin ndonjë kredit për një punë që e kanë bërë mirë. Nëse ju doni që të punësuarit tuaj të punojnë për ju dhe të bëjnë më të mirën e tyre, provoni duke u dhënë atyre disa lëvdata herë pas here, kur ata e bëjnë punën mirë. Askush nuk pëlqen të punojë në një mjedis përbuzës.

3) Drejtojnë në mënyrë shembullore

Nëse ju doni që të punësuarit tuaj t’ju marrin seriozisht ju duhet të drejtoni në mënyrë shembullore. Në qoftë se ata vënë në dyshim punën tuaj etike, integritetin tuaj, apo aftësitë që ju bëni një punë mirë, atëherë ata me shumë gjasa nuk do e bëjnë punën e tyre mirë. Si udhëheqës, ju duhet të “flakëroni” rrugën për sukses. Si menaxher, mendoni për shembullin që keni vendosur kur vini vonë dhe largoheni shpejt.

4) Janë socialë

Shumë kompani kanë prerë datën e festës së Krishtlindjeve. Edhe në qoftë se ju nuk bëni një festë për Krishtlindje, ju duhet të vini disa evente gjatë gjithë vitit për të treguar vlerësimin dhe për të rritur moralin. Nëse ka shqetësime buxhetore bëni vetëm diçka të thjeshtë. Duke lejuar ekipin tuaj që t’iu njohi sadopak jashtë nga zyra krijon një lidhje të fortë me punonjësit tuaj. Askujt nuk i pëlqen të punojë për një menaxher që fshihet në zyrë gjatë gjithë ditës dhe bashkëveprimi është vetëm përmes emailit.

5) Dëgjojnë të punësuarit e tyre

Sigurohuni që zërat e punonjësve tuaj të dëgjohen. Për të nxitur një mjedis inovativ, menaxhimi duhet të jetë i hapur për idetë e punonjësve të tyre. Asgjë nuk e mbyt progresin më shumë se ndalimi i punonjësit tuaj për ide. Shumë shpejt ata nuk do t’iu ofrojnë më asgjë atyre. Kjo do të çojë në ngërç brenda kompanisë tuaj.

Gjithashtu, konsideroni një anketim anonim për kënaqësinë e punonjësve tuaj. Kjo do të masë nëse ka gjëra për t’u përmirësuar në mjedisin e punës. Kompanitë që nuk e bëjnë këtë gjë më punonjësit e tyre janë duke rrezikuar të mos dinë se çfarë janë problemesh janë në kompanitë e tyre. Kështu që ata nuk kanë asnjë mënyrë për rregullimin e tyre.

6) Janë bujarë

Studimet tregojnë se kompanitë që ofrojnë stimuj kanë një normë më të madhe përmirësimi. Nëse ajo është një rritje në detyrë, një bonus, kohë shtesë pushimi, një titull më i mirë, ose një kombinim i lartpërmendur, stimujt duhet të jenë një pjesë e strategjisë për mbajtjen e punonjësve tuaj.

7) Menaxhojnë me autoritet jo me frikë

Ju mund të jeni autoritar; dhe ende të jeni me integritet dhe respekt. Punonjësit tuaj duhet të dinë se kanë dikë shumë kompetent në krye.

“Përsosmëria nuk është e arritshme. Por nëse e ndjekim atë, ne mund të arrijmë përsosmërinë.”Vince Lombardi

17/10/2017

Kur dikush është i rreptë me veten, shumë rrallë dështon.
Confucius

Address

Rr. Sami Frasheri
Tirana
021

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dea Kontabel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Dea Kontabel:

Share