Plan Biznesi

Plan Biznesi Nese:

- po themeloni nje biznes te ri;
- kerkoni te fitoni nje investim per projektet e reja te b

18/09/2022

Kur merrni në punë, kërkoni tri cilësi tek njerëzit: INTEGRITET, INTELIGJENCË dhe ENERGJI.
Nëse nuk kanë të parën, dy të tjerat do t'ju bëjnë gropën.

Warren Buffet

Vlera e propozuar bën diferencën! Klienti pret dhe dëshiron shumë produkte dhe shërbime, por ata gjithashtu e dinë që ju...
05/05/2022

Vlera e propozuar bën diferencën!

Klienti pret dhe dëshiron shumë produkte dhe shërbime, por ata gjithashtu e dinë që ju nuk mund t'i keni të gjitha. Përqendrohuni në ato përfitime që kanë më shumë rëndësi për klientët dhe bëni diferencën.

Klientët kanë shumë dhimbje. Asnjë organizatë nuk mund t'i adresojë në mënyrë të arsyeshme të gjitha. Përqendrohuni në ato dhimbje koke që kanë më shumë rëndësi dhe nuk adresohen mjaftueshëm.

Pra pyesni veten:

1) A po trajtoni përfitimet thelbësore të klientëve?

2) A po adresoni dhimbjet ekstreme të klientëve?

Ku duhet ta kërkojë klientin një start-up? Aty ku klientët shpenzojnë kohën e tyre. Në punë, në shtëpi, në televizor, në...
04/05/2022

Ku duhet ta kërkojë klientin një start-up?
Aty ku klientët shpenzojnë kohën e tyre. Në punë, në shtëpi, në televizor, në smartphone, në autobus, në tren, kudo ku ata shpenzojnë kohë fshihen mundësitë për sh*tje. Studiuesit Francis Gouillart dhe Frederick D. Sturdivant sugjerojnë që sipërmarrësit të kalojnë një ditë të plotë në jetën e klientëve të tyre potencialë. Vetëm në këtë mënyrë ju do të prekni nevojat reale të vetë klientëve tuaj të ardhshëm, përfshirë ato nevoja që ata vetë nuk i kanë zbuluar akoma.

Pasi kemi përpiluar Kanavacën e Modelit të Biznesit start-up, është e nevojshme t'u përgjigjemi 9 pyetjeve të mëposhtme:...
30/04/2022

Pasi kemi përpiluar Kanavacën e Modelit të Biznesit start-up, është e nevojshme t'u përgjigjemi 9 pyetjeve të mëposhtme:

1. Sa i madh dhe tërheqës është potenciali i pashfrytëzuar i tregut ku po hyjmë?
2. A kemi akses në shkallë të gjerë dhe, idealisht, të drejtpërdrejtë te klienti ynë fundor?
3. Sa e lehtë apo e vështirë është për klientët tanë të largohen apo të kalojnë në një kompani tjetër?
4. A zotërojmë ne burime kyçe që janë të vështira ose të pamundura për t'u kopjuar dhe që na japin një avantazh të rëndësishëm konkurrues?
5. A krijojmë dukshëm më shumë vlerë për klientët falë aktiviteteve rrënjësisht të ndryshme nga konkurrentët apo i konfigurojmë aktivitetet në mënyra inovative?
6. Sa shpejt dhe sa lehtë mund ta zhvillojmë modelin tonë të biznesit pa burime dhe aktivitete të konsiderueshme shtesë (p.sh. ndërtimi i infrastrukturës, gjetja e talenteve)?
7. A gjenerojmë dukshëm më shumë të ardhura për klient sesa konkurrentët tanë falë mënyrave më të mira që përdorim për të fituar para nga vlera?
8. A është struktura jonë e kostos thelbësisht e ndryshme dhe dukshëm më e mirë se struktura e kostos së konkurrentëve tanë?
9. A arrijmë marzhe dukshëm më të larta se konkurrentët tanë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve na ndihmojnë të rishikojmë dhe përmirësojmë Modelin tonë të Biznesit.

Kanavaca e Modelit të Biznesit është instrumenti bazik që sipërmarrësi i ri përdor për të qartësuar idenë e tij/saj star...
28/04/2022

Kanavaca e Modelit të Biznesit është instrumenti bazik që sipërmarrësi i ri përdor për të qartësuar idenë e tij/saj start-up. Komponentët e kanavacës synojnë të ofrojnë përgjigje për këto pyetje themelore:

1. Cilët janë klientët tuaj?
2. Çfarë vlere ofron kompania juaj?
3. Cila janë kanalet e sh*tjes?
4. Si do të ndërtohen dhe zhvillohen marrëdhëniet me klientët?
5. Çfarë burimesh kryesore kërkon biznesi?
6. Cilat janë proceset kryesore që gjenerojnë ofertën për klientët?
7. Për çfarë partnerësh kryesorë keni nevojë?
8. Nga do të burojnë të ardhurat tuaja?
9. Ç'lloj shpenzimesh do t'ju duhet të mbuloni?

21/04/2022
Inovacioni është një term i mbipërdorur në fushën e sipërmarrjes. Zakonisht ne e keqkuptojmë atë si një risi rrënjësore....
14/03/2022

Inovacioni është një term i mbipërdorur në fushën e sipërmarrjes. Zakonisht ne e keqkuptojmë atë si një risi rrënjësore. Përkundrazi, shumë inovacione nuk janë më shumë se sa huazim i një modeli të vjetër biznesi për ta përdorur në një industri tjetër. Është si zbulimi i rrotës në Mesopotami 5000 vite më parë. U deshën 5000 vite që njeriu ta vendoste atë poshte një valixheje. Valixhet e para me rrota datojnë në vitet 1970. Me fjalë të tjera, në biznes, si në çdo rrafsh tjetër të jetës, vështirësia nuk qëndron tek zbulimi i një modeli të ri biznesi por tek zbatimi i një modeli ekzistues në një industri të re. Modeli i biznesit me bazë abonimin periodik (mujor, vjetor) është përdorur prej dekadash nga gazetat dhe shërbimet publike. Por është zbatimi i tij në industrinë e kinemasë në shtëpi që e bëri Netflix-in një gjigand të tillë.

Telegram Channel: https://t.me/startuppism

Arsyeja e dytë më kryesore pse dështojnë projektet start-up është mungesa e nevojës së tregut për zgjidhjen që ato ofroj...
13/03/2022

Arsyeja e dytë më kryesore pse dështojnë projektet start-up është mungesa e nevojës së tregut për zgjidhjen që ato ofrojnë. Një studim i CB Research me 110 start-up të dështuara, provon se identifikimi i nevojës është moment kyç për suksesin e idesë. Identifikimi i nevojës për një ofertë të re në treg nuk do të thotë doemos një studim tregu. Shpeshherë, testi më i mirë se nevoja ekziston është formulimi i saktë dhe bindës i problemit që mundohet të zgjidhë ideja juaj start-up.

Join our Telegram Channel for more on Start-up ideas and advice!
25/02/2022

Join our Telegram Channel for more on Start-up ideas and advice!

Address

Rr. Bardhyl
Tirana
1000

Telephone

+355684248620

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Plan Biznesi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Plan Biznesi:

Share