27/12/2015
Shoqeria "BUTLINA" tashmë mbush një boshllëk në fushën e shërbimeve komunale për të cilat ka shumë nevoj . Ato deri më sot i janë dhënë klientit në mënyrë të paorganizuar, me cilësi dhe shpejtësi që në shumicën e rasteve kanë lënë shume për të dëshiruar .Gjithashtu kostoja e shërbimit në pjesën më të madhe ka qënë abuzive. Por tani çdo klient i yni do ketë në dorë faturën e shërbimit me të gjitha zërat e specifikuar të tij. Gjithashtu në faturë për çdo sherbim me vlerë mbi 5000 mij lekë do të vihet edhe garancia e shërbimit për një periudhë kohore të caktuar në varësi të natyrës së tij. Edhe kultura e shërbimit është një tjetër risi që sjell shoqeria jonë. Nuk është më nevoja që të pyesësh fqinjin , mikun apo shokun tënd, për të gjetur personin i cili do tju kryej shërbimin. Mjafton të telefononi në numrat e shoqëris "BUTLINA " dhe personat përgjegjes në pak minuta do të jenë pranë jush për t'ju zgjidhur problemin që keni. "BUTLINA" ka një grup punonjësish shumë të specializuar në fushën e shërbimeve që merr përsiper të kryej. Cilesia, garancia , kostoja e ulët, shpejtësia dhe kultura e shërbimit janë ato që e bëjnë shoqërin "BUTLINA" specifike në këtë fushë