07/09/2026
TEAM REBONDING | VALBONË 🏔️
Në shtator, ekipi i VEGA GROUP u shkëput për disa ditë nga ritmi i përditshëm për të përjetuar së bashku një eksperiencë ndryshe, mes natyrës mbresëlënëse të Valbonës.
Një mundësi për të lënë pas rutinën, për të ndarë momente të bukura, për të qeshur, për të krijuar kujtime dhe, mbi të gjitha, për të forcuar edhe më shumë lidhjen që na bashkon si ekip.
Sepse ndonjëherë, mënyra më e mirë për të ecur përpara së bashku është të ndalosh për një moment, të shkëputesh dhe të krijosh hapësirë për t’u rilidhur me njëri-tjetrin.
Një eksperiencë që na rikujtoi edhe një herë se një ekip i fortë ndërtohet jo vetëm përmes punës së përbashkët, por edhe përmes momenteve që ndajmë jashtë saj. 🤍