MMO Albania & Kosovo

MMO Albania & Kosovo Real Estate Training

08/11/2025

MMO Albania & Kosovo nis një iniciativë të re për komunitetin imobiliar të titulluar:

“𝗠𝗶𝗿𝗲𝗺𝗲𝗻𝗴𝗷𝗲𝘀 𝗠𝗠𝗢 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 & 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗼”

Çdo të mërkurë në mëngjes, duke filluar nga java e ardhshme, do të zhvillohet një call online 30-minutësh, i dedikuar tematikave të ndryshme që lidhen me sektorin e pasurive të paluajtshme.

Më 12 nëntor 2025, ora 09:00 – 09:30, zhvillohet takimi i parë online.

Tematika e ditës: “𝗧𝗲 𝗺𝗽𝗼𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀𝗵 𝗳𝗿𝗶𝗸𝗲𝗻 𝗲 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗺𝗲𝗱𝗵𝗮”
me 𝗫𝗵𝗲𝗻𝘀𝗶𝗹𝗮 𝗙𝗿𝗮𝘀𝗵𝗼𝗹𝗹𝗶𝗻, Agjente imobiliare, pjesë e 𝗠𝗠𝗢 𝗖𝗼𝗮𝗰𝗵𝗶𝗻𝗴
prej vitit 2023.

Në këto takime mund të marrë pjesë çdo agjent apo broker që dëshiron të jetë pjesë e diskutimeve dhe zhvillimit profesional.

Pjesëmarrja është e lirë (pa pagesë).

Regjistrohu në linkun më poshtë

https://forms.gle/1iP3uAn8fYDjQV4C6

15/09/2025

✨ Mjeshtrit e Pasurive të Patundshme ✨
📍 1- 3 Tetor, Hotel Hilton, Tiranë – Eventi më i madh imobiliar i vitit!

4 trajnues italianë 🇮🇹 + agjentë e brokerë nga Shqipëria, Kosova & Italia.

🌟 Tre ditë plot energji, eksperienca & networking.

🎥 Shiko kush do të jetë aty… dhe mos e humb mundësinë të jesh pjesë edhe ti!

👉 Info & regjistrim: https://lnkd.in/dEFAYMqu

Shumë agjentë imobiliarë ëndërrojnë rezultate të mëdha — më shumë klientë, më shumë sh*tje, më shumë fitim — por vazhdoj...
03/06/2025

Shumë agjentë imobiliarë ëndërrojnë rezultate të mëdha — më shumë klientë, më shumë sh*tje, më shumë fitim — por vazhdojnë të punojnë pa një strukturë të qartë.

Dita nis pa plan, pa prioritet, pa sistem. Dhe kur rezultatet mungojnë, faji i hidhet tregut, konkurencës apo "fatit".

E vërteta është e thjeshtë:
nuk ka rezultate të jashtëzakonshme pa një mënyrë të qëndrueshme pune.

Në momentin që ndalon të improvizosh dhe fillon të ndjekësh një metodë, një sistem, një rutinë — gjithçka fillon të ndryshojë.

👉 Energjia jote kanalizohet më mirë.
👉 Koha menaxhohet më me efikasitet.
👉 Klientët e duhur vijnë më shpesh.
👉 Dhe suksesi nuk është më rastësi, por një rezultat i përsëritshëm.

Fillo të punosh me strategji!

Ndrysho metodën!
Sepse vetëm kur ndryshon mënyrën se si punon...
ndryshon lojën që po luan.

❌ Nuk mbyll dot një marrëveshje?❌ Të dridhet zëri kur flet me klientin?❌ Nuk di si ta kthesh “jo”-në në “po”?Këta agjent...
31/05/2025

❌ Nuk mbyll dot një marrëveshje?
❌ Të dridhet zëri kur flet me klientin?
❌ Nuk di si ta kthesh “jo”-në në “po”?

Këta agjentë po bëjnë diçka ndryshe: PRAKTIKOJNË si të ishin në betejë.

🎭 Role play me skriptet e MMO-së

🗣️ Fjalët që shesin. Tonaliteti që bind. Ritmi që fiton.

Kjo nuk është lojë! Është trajnimi që ndan amatorët nga profesionistët!

🎯 Ky është sekreti që shumica e agjentëve nuk e zbulojnë kurrë...

Këtë javë, me agjentët tanë coaching nuk po “sillnim mendime” — po stërviteshim si profesionistë të vërtetë duke praktikuar skriptet e MMO-së përmes ROLE PLAY – një nga mënyrat më të fuqishme për të ndërtuar vetëbesim, përmirësuar komunikimin dhe mbyllur më shumë marrëveshje.

Nuk ka më "nuk di çfarë të them"! Tani kemi strukturë, siguri dhe rezultate.

💪 Skriptet funksionojnë.
🧠 Praktika e përditshme bën diferencën.

🚀 Performanca rritet kur trajnohesh si profesionist.

Kjo është rruga Nga Agjent në Milioner.

📈 Në një treg që ndryshon çdo ditë, stili i djeshëm nuk garanton suksesin e nesërm.Çdo ndryshim në çmime, ligje, tendenc...
27/05/2025

📈 Në një treg që ndryshon çdo ditë, stili i djeshëm nuk garanton suksesin e nesërm.
Çdo ndryshim në çmime, ligje, tendenca apo teknologji kërkon një agjent që është i përgatitur, i trajnuar dhe me mendje të hapur.

🔑 Mos e shikoni trajnimin si kosto – shiheni si kapital pasi është mjeti që të mban në lojë, përpara konkurrencës dhe afër klientit.
Në tregun e sotëm, avantazhin e ka ai që nuk ndalet së mësuari dhe di kur të lëvizë.

💬 Po ti a je duke u zhvilluar apo je në vendnumëro?

Trajnimi është palestra jonë e përditshme!Nëse nuk pergatitemi çdo ditë – me trajnim, me lexime, me praktika reale – do ...
26/05/2025

Trajnimi është palestra jonë e përditshme!

Nëse nuk pergatitemi çdo ditë – me trajnim, me lexime, me praktika reale – do na mbetet veçse të shikojme agjentët e tjerë teksa mbyllin marrëveshjet që i lamë pas dore.

Ose përgatitesh, ose mbetesh pas.

Dhe në këtë lojë, fiton vetëm ai që është më shumë gati se të tjerët!

Po ti ç'po bën? Akoma po mendohesh?

Suksesi nuk është një ngjarje e rastësishme.Ndryshimi i vërtetë nuk ndodh me një moment magjik, por me një angazhim të p...
15/05/2025

Suksesi nuk është një ngjarje e rastësishme.

Ndryshimi i vërtetë nuk ndodh me një moment magjik, por me një angazhim të palodhur çdo ditë.

Nuk është përpjekja e një dite ajo që të bën të suksesshëm, por vullneti i fortë për të punuar pa pushim, ditë pas dite.

Për të arritur qëllimet e tua dhe për të shndërruar ëndrrat në realitet, është e domosdoshme të kesh një metodë pune.

Një metodë pune e mirë është ajo që të bën të veprosh, që të sjell struktura dhe rregull në jetën tënde profesionale. Pa një plan të qartë dhe një mënyrë të përsëritur për të vepruar çdo ditë, sukseset e mëdha mbeten thjesht një iluzion.

Por kur ke një metodë të qartë dhe e ndjek atë çdo ditë, fillon të shohësh ndryshimin, të ndjesh progresin dhe të kuptosh se çdo hap është një hap më afër suksesit që ke ëndërruar.

Ne kemi metodën MMO për agjentët imobiliarë – udhërrëfyesi që të ndihmon të ecësh përpara çdo ditë, duke përsëritur hapat e duhur dhe duke përmirësuar vazhdimisht rezultatet.

Përkushtimi i përditshëm është çelësi. Dhe nëse ti je i gatshëm ta paguash çmimin, nuk ka forcë që mund ta ndalë transformimin që do arrish.

TRAJNIMI:SUPER NETWORKSHOP PËR AGJENTË IMOBILIARË🔑 Skripte që të  Hapin Dyert – Nga Telefonata tek prona të Listuara.Në ...
12/05/2025

TRAJNIMI:

SUPER NETWORKSHOP

PËR AGJENTË IMOBILIARË

🔑 Skripte që të Hapin Dyert – Nga Telefonata tek prona të Listuara.

Në këtë trajnim praktik do të mësosh si :

📞 Të përdorësh skripte të gatshme për të kontaktuar klientë potencialë;

🏠 Të fokusohesh në gjetjen e pronarëve që duan të shesin prona;

🧠 Ta kthesh një telefonatë të ftohtë në një takim për listim;

🎙 Të dëgjosh në mënyrë aktive dhe të bësh telefonata të ftohta LIVE, me komente dhe udhëzime.

Ky trajnim është për ty nëse:

✔ Po kërkon të bëhesh një agjent listues;

✔ Po kërkon të zgjerosh portofolin tënd të pronave dhe të klientëve;

✔ Ke nevojë për të përmirësuar aftësitë e tua komunikuese dhe menaxhuese të klientit;

✔ Do të dalësh nga zona e komfortit dhe të veprosh me vetëbesim;

📍Ku? Hotel Hilton, Tiranë

📅Kur? 23 Maj | Ora 09:30 – 15:30

Ky nuk është një trajnim i zakonshëm.

Ky është një laborator suksesi!

Rezervo vendin tënd tani – numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

10/05/2025

Pesë arsyet që të sygjerojnë që ka ardhur momenti të konsiderosh pse duhet të bësh Coaching One to One

1.A e ndjen se po punon në kaos dhe nuk ke një plan veprimi të qartë ditor?

2.A ndihesh i raskapitur duke rendur pas klientëve të lodhshëm dhe ne fund nuk sheh rezultat?

3.A mendon se mungesa e disiplinës është kostoja më e madhe kohore dhe monetare e punës tënde të përditshme?

4.A mendon dhe ti që çdokush është unik dhe ka nevojë për një metodë pune të personalizuar në koherencë me aftësitë dhe cilësitë e veta?

5.A je i vetëdijshëm që midis të dish nga ana teorike dhe të bësh nga ana praktike ndodhet një hendek i cili nëse nuk mbushet nuk të vijnë rezultatet?

Nëse po coaching është për ty!

🧠 Sh*tja e një prone është më shumë se një proces – është një strategji.Shumë agjentë dhe pronarë e shohin procesin si n...
08/05/2025

🧠 Sh*tja e një prone është më shumë se një proces – është një strategji.
Shumë agjentë dhe pronarë e shohin procesin si një listim + pritje. Por realiteti është ndryshe: pa një metodë të qartë, performanca varet nga rastësia.

Në kompaninë tonë, përmes metodës së kolauduar të MMO - së (MakeMoney Organization), kemi ndihmuar dhjetëra agjentë të:
✅ kuptojnë thellë tregun ku veprojnë
✅ ndërtojnë komunikim që krijon besim
✅ menaxhojnë me vetëdije çdo fazë të procesit

🔹 Një agjent i trajnuar ndryshe punon ndryshe.
Ai nuk “shpreson” që prona të sh*tet. Ai ndjek një sistem që ka funksionuar në mënyrë të përsëritur.

🎯 Nëse je agjent ose menaxhon një ekip sh*tjesh në pasuri të paluajtshme dhe do rezultate më të qarta, më me strukturë dhe më të qëndrueshme...

📩 Na shkruaj në DM për të mësuar si funksionon metoda MMO - së në praktikë – dhe si mund të transformojë mënyrën se si shet.

Address

Tirana
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MMO Albania & Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to MMO Albania & Kosovo:

Share