21/05/2025
Pse unë pëlqej FinTech!
Kur shkrova pak kohë më parë për risitë që sjell teknologjia në fushën e pagesave, dikujt ju duk si anëmbajtje, si favorizim! Po nuk ka asgjë të tillë! Shqipëria dhe kompani të caktuara janë duke ofruar një revolucion në sektorin e pagesave që duhet të na i kenë zili! Platforma të caktuara dhe inovacione të përparuara iu ofrojnë shqiptarëve teknologji që nuk i gjen edhe në disa prej vendeve të zhvilluara të Botës! Ne kemi një iniciative të emërtuar “POSI” që i gjykua se do të bënte lehtësisht të aksesueshme pagesën!
Po tanimë ka gjetje të reja, që e “vjetërojnë” edhe këtë nismë të ndërmarrë nga një numër bankash tregtare! Kolegët e mij gazetarë të revistës së njohur “Monitor”, shkruajnë për mundësi racionale dhe inovative pagesash! Nuk harrojnë t’i referohen Estonisë, vendit avangardë të teknologjisë se pagesave, që unë e përmend herë pas herë në shkrimet dhe emisionet e mia! Sepse kështu janë faktet!
Ju ftoj t’a lexoni shkrimin e “Monitor” dhe të merrni informacionin e duhur për sa shkruhet! Të gjithë kemi nevojë për informacione të tilla sepse na lehtësojnë jetën e përditshme dhe na sjellin gjithnjë e më afër asaj Europe që dëshirojmë, sidomos në një fushë ku kemi pak ose aspak edukim, sikundër janë financat personale dhe edukimi i dëshiruar me to!
Unë tashmë paguaj me këtë teknologji! Unë tashmë kam më pak stres me portofolin tim dhe për këtë arsye i vlerësova kolegët e “Monitor”!
Krizat janë ndër të tjera edhe mundësitë më të mira për progres dhe zhvillim. E tillë ishte edhe pandemia COVID-19 që solli një evolucion