ALTAX Consulting

ALTAX Consulting AL-TAX Consulting is a full legal service in Fiscal and Accounting expertise located in Tirana, more than 20 years

A duhet të rritej paga minimale në 50.000 lekë nga janari 2026?Çfarë po ndodh me informalitetin tani që rritja është bër...
22/09/2026

A duhet të rritej paga minimale në 50.000 lekë nga janari 2026?

Çfarë po ndodh me informalitetin tani që rritja është bërë realitet?
https://altax.al/modeli-i-pages-minimale-dhe-informalitetitne-shqiperi/
ALTAX Observatory publikon studimin “Modeli i pagës minimale dhe informalitetit në Shqipëri”, një analizë e bazuar në të dhëna 2015–2025, simulime dhe krahasime me rajonin.

Çfarë do të gjeni brenda?
• Nëse rritjet e mëparshme kanë rritur papunësinë sa mund të rritet ekonomia informale pas kalimit në 50.000 lekë?

• Pse sektori i bujqësisë dhe bizneset e vogla janë më të ekspozuara?

• Rekomandimet konkrete, se si të mbështetet rritja e pagave pa thelluar informalitetin

Ne linkun ne vijim gjeni studimin e plotë
https://altax.al/product/modeli-i-pages-minimale-dhe-informalitetit-ne-shqiperi/

Ky studim operacionalizon kuadrin teorik duke u bazuar edhe te studimi i fundit i FMN[1], ku LM = f(MW, INF, PROD, FORMC, LABS, EMIG) për Shqipërinë, duke e mbështetur me të dhëna reale nga INSTAT, Ministria e Financave, Banka Botërore, OECD dhe ALTAX, duke ekzekutuar regresione OLS mbi seri ...

A tatohen donacionet dhe sponsorizimet që marrin OJF-të?Përgjigjja kërkon të bëhet një dallim i rëndësishëm:🔹 Donacionet...
21/09/2026

A tatohen donacionet dhe sponsorizimet që marrin OJF-të?

Përgjigjja kërkon të bëhet një dallim i rëndësishëm:

🔹 Donacionet dhe kuotat e anëtarësisë përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, sipas nenit 40 të Ligjit nr. 8788/2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar, kur lidhen me qëllimin dhe veprimtarinë statutore.

🔹 Sponsorizimet kanë një trajtim të veçantë në legjislacionin tatimor dhe lidhen me kushtet, kufizimet dhe dokumentacionin e përcaktuar nga Ligji nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe aktet nënligjore përkatëse.

Pra, jo çdo shumë e marrë nga një OJF ka të njëjtin trajtim fiskal.

Për OJF-të, rëndësi ka jo vetëm burimi i të ardhurave, por edhe natyra e tyre, dokumentimi dhe përdorimi në përputhje me qëllimin e organizatës.

Qartësia fiskale është e rëndësishme sepse një OJF duhet të dijë të dallojë qartë, se donacioni ≠ sponsorizimi ≠ e ardhura nga aktiviteti ekonomik.

Në praktikën tatimore, ky dallim është thelbësor për të shmangur interpretimet e gabuara dhe ekspozimin ndaj detyrimeve të papritura.

https://altax.al/ojf-te-dhe-shoqatat-mbi-tatimin-e-donacioneve-dhe-sponsorizimeve/

Rasti Në praktikën e përditshme të organizatave jofitimprurëse (OJF), shoqatave dhe fondacioneve, një pyetje e zakonshme është a tatohen të ardhurat që ato marrin nga donacionet dhe sponsorizimet? Shumë drejtues […]

Si të lexoni realisht çmimin e naftës 229 lekë/litër?Çmimi aktual i naftës (229 lekë/litër) nuk është vetëm “rritje e bu...
19/09/2026

Si të lexoni realisht çmimin e naftës 229 lekë/litër?

Çmimi aktual i naftës (229 lekë/litër) nuk është vetëm “rritje e bursës”. Për të menaxhuar kostot dhe vendimet e blerjes, duhet ta ndani në tre pjesë të qarta:

Vlera ndërkombëtare e produktit të rafinuar (Gasoil/Platts) është aktualisht rreth 104–105 lekë/litër.
Kostot e zinxhirit vendas (transport detar, shkarkim, terminal, magazinim, financim stoku, transport tokësor, marzhe shumice dhe pakice) janë rreth 17 lekë/litër.
Barra fiskale (akcizë, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit + TVSH) është pjesa më e madhe e diferencës deri në 229 lekë.

Çfarë duhet të dini për Bordin e Transparencës?

Bordi vendos çmime tavan. Operatorët mund të shesin më poshtë, por jo më lart.
Kur çmimi kalon 220 lekë/litër, aktivizohet automatikisht ulja e akcizës me 20%. Efekti total (akcizë + TVSH) është rreth 9.4 lekë më pak për litër. Ky është mekanizmi që aktualisht po funksionon.

Këshilla praktike për bizneset

Mos e merrni çmimin e pompës si bazë të vetme për llogaritjet.
Kontrolloni nëse çmimi që ju ofrohet është brenda tavanit të Bordit. Nëse është mbi tavan, ka problem.
Nëse blini sasi të mëdha, negocioni mbi bazën e Platts + premium + kosto reale të zinxhirit, jo mbi çmimin e pompës.
Monitoroni vendimet e Bordit.
Çdo ndryshim i tavanit ose i akcizës ndikon drejtpërdrejt në koston tuaj.

Por, 17 lekët e “hapësirës ekonomike” për shoqëritë e karburanteve nuk janë automatikisht fitim i tregtarit.
Ato mbulojnë kosto reale.
Vetëm me faturë të detajuar dhe krahasim me tavanin e Bordit mund të vlerësoni nëse oferta që merrni është e arsyeshme.

Një analizë e strukturës së çmimit të naftës, barrës fiskale dhe e hapësirës ekonomike midis çmimit ndërkombëtar dhe çmimit në pompë Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në rreth […]

Kursi i euros sot është 91.69 lekë, por a është e mençur ta mbash të gjithë kursimin në euro apo në lekë?ALTAX sapo ka p...
18/09/2026

Kursi i euros sot është 91.69 lekë, por a është e mençur ta mbash të gjithë kursimin në euro apo në lekë?

ALTAX sapo ka publikuar një udhëzues praktik për menaxhimin e riskut të monedhës në kursimet familjare 2026–2030.

https://altax.al/si-te-menaxhoni-riskun-e-monedhes-ne-kursimet-familjare-2026-2030/

Pika e barazimit është rreth 93.24 lekë/EUR.
Nën këtë nivel favorizohet leku, mbi të favorizohet euroja.
Por asnjëra monedhë e pastër nuk ju mbron plotësisht nga inflacioni (3.2%).

Zgjidhja nuk është “euro apo lekë”, por shpërndarja sipas destinacionit real të shpenzimeve dhe profilit të familjes.

Katër profile udhëzuese + rregulla ribilancimi + çfarë nuk duhet bërë.

Lexoje dhe vendos me plan, jo me frikë nga kursi https://altax.al/product/menaxhimi-i-riskut-te-monedhes-ne-kursimet-familjare/

Ky material paraqet një analizë skenarësh të menaxhimit të riskut të monedhës në kursimet familjare shqiptare për periudhën 2026–2030. Duke u bazuar në kursin e këmbimit EUR/ALL të 15 shtatorit 2026 (91.69 lekë/EUR), normat neto të depozitave dhe inflacionin prej 3.2%, simulohen dy ...

Kur një shoqëri ka përfunduar një investim ndërtimor dhe ortakët duan të marrin sipërfaqet që u korrespondojnë investime...
14/09/2026

Kur një shoqëri ka përfunduar një investim ndërtimor dhe ortakët duan të marrin sipërfaqet që u korrespondojnë investimeve të tyre dhe më pas ta mbyllin shoqërinë, çështja nuk është thjesht një “ndarje apartamentesh”.

Prona është fillimisht në emër të shoqërisë dhe kalimi te ortakët kërkon njëkohësisht trajtim juridik, kontabël dhe tatimor. Duhet të përcaktohet nëse financimi i ortakëve është kapital i shoqërisë apo hua ndaj saj, të identifikohet vlera e pronave, detyrimet dhe rezultati i shoqërisë, si dhe mënyra e shpërndarjes së pasurisë në kuadër të likuidimit.

Dallimi është thelbësor.

Kthimi i kapitalit të investuar nuk është i njëjtë me shpërndarjen e fitimit.

Nëse vlera e pasurisë që përfitojnë ortakët tejkalon kapitalin e tyre, mund të lindin pasoja të tjera tatimore.

Prandaj, transferimi i pronësisë në ASHK dhe çregjistrimi i shoqërisë duhet të planifikohen si një proces i vetëm, duke harmonizuar dokumentacionin e ndërtimit, regjistrimin e pasurive, kontabilitetin dhe detyrimet tatimore.

Nëse po përballeni me një rast të tillë, këshillimi profesional përpara transferimit të pronave dhe nisjes së likuidimit është thelbësor. Një strukturim i saktë në fillim mund të shmangë kosto, detyrime tatimore dhe probleme juridike më vonë.

Me gjeresisht mund te konsultohet te https://altax.al/shperndarja-e-nje-investimi-ndertimor-te-ortaket-dhe-mbyllja-e-shoqerise/

Pyetja Një shoqëri është krijuar nga pesë ortakë, të cilët kanë porositur dhe financuar realizimin e një investimi ndërtimor. Aktualisht ndërtimi ka përfunduar dhe investitorët kërkojnë të marrin investimin e […]

Buxheti i Shtetit 6m.I 2026 me rezultate pozitive në shifra, por jo pa pyetje për cilësinë e rritjesAnaliza e performanc...
22/07/2026

Buxheti i Shtetit 6m.I 2026 me rezultate pozitive në shifra, por jo pa pyetje për cilësinë e rritjes

Analiza e performancës së Buxhetit të Shtetit në 6-mujorin e parë 2026 tregon një tablo me disa zhvillime pozitive, por edhe me disa sinjale që kërkojnë një vlerësim më të thelluar përtej shifrave të realizimit.

Të ardhurat publike arritën në 410.6 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 5% dhe duke u rritur me 12.2% krahasuar me vitin 2025. Ky është një rezultat pozitiv për administrimin fiskal dhe për zgjerimin e bazës së të ardhurave.

Por ajo që duhet analizuar dhe reaguar me kujdes është se nga vijnë këto të ardhura dhe çfarë tregojnë për ekonominë reale?

Rritja vazhdon të jetë e mbështetur kryesisht nga TVSH, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, kontributet shoqërore dhe të ardhurat vendore.
Ndërsa Tatimi mbi Fitimin mbetet pika më e dobët e performancës, me realizim nën objektiv dhe me rënie krahasuar me vitin e kaluar. Ky është një sinjal që kërkon analizë më të thellë mbi produktivitetin e bizneseve, strukturën e fitimeve dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar vlerë të shtuar.

Edhe rritja e të ardhurave nga pushteti vendor është një zhvillim i rëndësishëm, por kërkon transparencë më të madhe mbi burimin e kësaj rritjeje dhe ndikimin e saj real në shërbimet publike lokale.

Nga ana e shpenzimeve, kontrolli buxhetor paraqitet pozitiv, ndërsa investimet publike janë rritur.
Megjithatë, sfida nuk është vetëm sa investohet, por sa efekt ekonomik prodhon çdo lek i investuar.
Financimi më i madh nga burimet e brendshme dhe ritmi më i ulët i financimeve të huaja kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm të eficiencës së projekteve publike.

Një pikë që nuk duhet anashkaluar është rritja e deficitit në 52.8 miliardë lekë, rreth 60% më shumë se në vitin 2025.
Një deficit më i lartë mund të jetë i arsyeshëm kur financon investime produktive dhe rrit kapacitetin ekonomik të vendit, por bëhet shqetësues nëse shndërrohet në një model të përsëritur financimi të shpenzimeve.

Në këtë fazë, performanca fiskale e vitit 2026 mund të vlerësohet si:

✅ Pozitive në mbledhjen e të ardhurave dhe kontrollin operacional të buxhetit;
✅ Pozitive në mbështetjen sociale dhe rritjen e investimeve;
⚠️ E dobët në transformimin e rritjes ekonomike në fitime të deklaruara dhe Tatim Fitimi;
⚠️ Me nevojë për më shumë transparencë mbi cilësinë e shpenzimeve dhe efektin e investimeve publike.

Fokusi i 6 mujorit të dytë duhet të jetë i orientuar për një buxhet që krijon më shumë produktivitet, më shumë konkurrueshmëri dhe një ekonomi që gjeneron të ardhura në mënyrë të qëndrueshme.

Analiza e zgjeruar te
https://altax.al/performanca-e-buxhetit-te-shtetit-ne-6-mujorin-e-pare-2026/

Analizë krahasuese me 6-mujorin e parë 2025 dhe perspektiva për 6-mujorin e dytë Performanca fiskale e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 paraqet një tablo të përzier, por me disa […]

Nëse një person fizik tregtar ka realizuar gjatë vitit 2025 një xhiro prej 6.300.500 lekësh, ai hyn në kategorinë që kal...
18/06/2026

Nëse një person fizik tregtar ka realizuar gjatë vitit 2025 një xhiro prej 6.300.500 lekësh, ai hyn në kategorinë që kalon pragun e përjashtimit nga detyrimi për pasqyrat financiare.

📌 Sipas Ligjit nr. 25/2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare”:

Mikronjësitë me xhiro deri në 5 milionë lekë përfitojnë përjashtim nga hartimi dhe dorëzimi i pasqyrave financiare
Mbi këtë prag ekziston detyrimi ligjor për përgatitjen dhe dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025

Ky detyrim zbatohet njësoj për Bizneset individuale (person fizik tregtar) dhe të vetëpunësuarit apo edhe subjekte jurisdike si, SHPK etj.

⚠️ Sqarim për pragun 8 milionë lekë

Keqkutpimi për pragun prej 8 milionë lekësh si kusht xhiroje për pasqyrat financiare nuk ekziston. Ky prag lidhet me çështje të tjera tatimore (si TVSH ose praktika të mëparshme administrative), por:

📍 Për pasqyrat financiare nuk aplikohet 8 milionë lekë
📍 Pragu aktual ligjor mbetet 5 milionë lekë

Afatet kryesore për vitin 2025 ishin dhe janë:

31 Mars 2026 – Dorëzimi në Tatime (e-Filing)
31 Korrik 2026 – Depozitimi në QKB për publikim

Çfarë përgatitet?

Bilanc i thjeshtuar
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
Shënime shpjeguese (SKK 15)

💡 Nga 1 janari 2025 janë në fuqi standardet e reja të kontabilitetit, që kërkojnë më shumë saktësi në dokumentim dhe raportim.

https://altax.al/a-duhet-te-beje-pasqyra-financiare-dhe-ti-dorezoje-ne-qkb-nje-biznes-me-xhiro-vjetore-6-milion-leke/

Një person fizik tregtar (biznes individual me NIPT) që ka realizuar një xhiro vjetore prej 6.300.500 lekësh gjatë vitit 2025 bie në kategorinë e mikronjësive ekonomike që tejkalon pragun e […]

Modeli i vjetër i pastrimit të parave, i ndërtuar mbi kanale joformale, struktura të fragmentuara dhe ekonomi me transpa...
12/06/2026

Modeli i vjetër i pastrimit të parave, i ndërtuar mbi kanale joformale, struktura të fragmentuara dhe ekonomi me transparencë të kufizuar, po humbet gradualisht funksionalitetin e tij.

Sipas analizave institucionale për 2025, po vërehet një zhvendosje e qartë drejt një modeli të ri më të sofistikuar, i cili mbështetet në rrjete më komplekse financiare, ndërmjetësim profesional dhe përdorim më të avancuar të sektorëve ekonomikë formalë për të maskuar burimin e fondeve.

Ky transformim nuk lidhet thjesht me ndryshimin e mjeteve, por me një rikonfigurim të të gjithë ekosistemit të riskut, ku institucionet synojnë të forcojnë gjurmueshmërinë, kontrollin dhe analizën e transaksioneve në kohë reale.

Në këtë kuptim, sfida nuk është më vetëm ekzistenca e fenomenit, por përshtatja e kapaciteteve institucionale ndaj një forme më të sofistikuar dhe më të vështirë për t’u identifikuar.

Diskursi publik po zhvendoset nga modeli tradicional i perceptimit të pastrimit të parave drejt një qasjeje më strukturore, ku theksi vihet te kompleksiteti i mekanizmave modernë dhe nevoja për koordinim më të thelluar ndërinstitucional.

https://altax.al/transformimi-i-modelit-te-vjeter-te-pastrimit-te-parave-drejt-nje-modeli-te-ri/

Nga paradigma e pasurive të paluajtshme drejt ekonomisë së rrjeteve financiare Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), Policia e Shtetit, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe […]

ALBANIA BUSINESS STRUCTURE 2021–2025: GROWTH WITHOUT BALANCEBusiness Registry data aligned with European Business Statis...
04/06/2026

ALBANIA BUSINESS STRUCTURE 2021–2025: GROWTH WITHOUT BALANCE

Business Registry data aligned with European Business Statistics shows that Albania has expanded its entrepreneurial base between 2021–2025, but the nature of this growth raises important structural concerns.

Active legal entities increased from 209,591 to 250,097 (+19.3%), while active enterprises reached 137,892 (+16.2%). Agriculture stands out with a sharp rise in formalization, as farmers with NIPT increased by 78.3% (62,922 → 112,205).

Yet this expansion is largely quantitative rather than qualitative.

Extreme territorial concentration persists

Economic activity remains heavily centralized:
Tirana alone holds 47.8% of enterprises, and together with Durrës and Vlorë, about two-thirds of all business activity is concentrated in just three counties.

Regional distribution confirms the imbalance:
Central Region 53.6% | Southern 25.0% | Northern 21.5%

This is not just a development pattern—it reflects a structural territorial dependency on the Tirana–Durrës corridor, limiting balanced national development.

Services dominate, but production carries hidden weight

The economy is overwhelmingly service-based (86% of enterprises), while goods production accounts for only 14%.

However, production sectors generate nearly one-third of total turnover, revealing a dual economy:
a large number of low-productivity service firms versus a smaller, high-impact production base.

This mismatch highlights a weak productivity structure masked by numerical expansion.

A fragile enterprise pyramid

Micro enterprises dominate almost entirely (98.5%), while large firms are only 1.5% of the total.

Despite their small number, large firms generate:
• 48.6% of employment
• 44.8% of sales

This creates a highly concentrated economic reality where a very small group of firms carries systemic economic weight, while the vast majority remain structurally fragile and unable to scale. The missing middle—medium enterprises—remains the most critical weakness of the system.

Limited foreign investment depth

Foreign or joint-capital enterprises account for only 5.3% of the total. Even though Italy dominates with 41.8% of this segment, overall pe*******on remains shallow.

This signals a continued dependence on a narrow set of investors and a lack of diversification into higher-value sectors such as technology, advanced manufacturing, and logistics.

Albania’s economy is not constrained by lack of business activity, but by imbalanced development:

• Over-concentration in a single region
• Over-dominance of micro firms
• Weak scaling capacity
• Limited productive diversification
• Shallow foreign investment base

The result is a system that grows, but does not fully transform.

Formalization has advanced strongly, but productivity and structural upgrading lag behind. Without addressing these gaps, convergence with the EU risks remaining statistical rather than real.

Read more https://altax.al/en/albania-business-outlook-2025/

Administrata tatimore hapi nga sot dritaren e faljeve fiskale për tatimpaguesit përmes udhëzimit të ri për faljen dhe fs...
15/05/2026

Administrata tatimore hapi nga sot dritaren e faljeve fiskale për tatimpaguesit përmes udhëzimit të ri për faljen dhe fshirjen e detyrimeve të prapambetura.

Kjo masë synon të lehtësojë barrën e akumuluar ndër vite dhe të rikthejë në formalitet shumë subjekte që janë penalizuar nga gjoba dhe interesa.

👉 Përfitimet kryesore për tatimpaguesit përfshijnë:

Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudha të caktuara
Mundësi shlyerjeje të detyrimeve kryesore me kushte të lehtësuara
Lehtësim për detyrime të vjetra tatimore dhe doganore
Mundësi rikthimi në sistem pa barrën e penaliteteve të akumuluara

Kjo masë është një instrument për të rritur disiplinën tatimore dhe për të ulur informalitetin, duke i dhënë biznesit dhe individëve një “reset” financiar të kontrolluar.

⚖️ Për ju tatimpaguesë, ky njoftim vlen për t'ju nxitur të verifikoni detyrimet tuaja dhe shfrytëzoni afatet ligjore, pasi përfitimet janë të kushtëzuara dhe të kufizuara në kohë.

Lexoni me shume te
https://altax.al/udhezim-nr-11-2026-per-faljen-e-detyrimeve-tatimore-dhe-doganore/

Qeveria shqiptare ka miratuar një nga paketat më të rëndësishme të lehtësimit fiskal të viteve të fundit. Ligji nr. 86/2025 dhe Udhëzimi Nr. 11 i datës 14 maj 2026 krijojnë […]

Address

Him Kolli, P. 48
Tirana
1002

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 13:30
Saturday 09:00 - 12:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALTAX Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ALTAX Consulting:

Shortcuts

Share