REC Albania

REC Albania Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from REC Albania, Rr. Ismail Qemali, nr. 27, Tirana.

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri është një organizatë aktive jo-fitimprurëse me një larmi programesh mjedisore, zbatuar në komunitete të ndryshme të vendit dhe më gjerë në rajon.

21/09/2026

🪵 Krimi mjedisor mund të ndodhë në çdo moment, por për fat të keq institucionet përkatëse nuk mund të gjenden përherë aty, në mënyrë që të ndërhyjnë në kohën e duhur. Çdokush nga ne mund ta mbrojë mjedsin, duke sjellë pranë institucioneve raste të ndryshme të problemeve mjedisore me të cilat mund të përballemi në përditshmërinë tonë. Mjedisi është një çështje që na prek drejtpërdrejt dhe për ta mbrojtur nevojiten veprime mbështetëse, mirëmbajtëse apo korrigjuese.

🔗 REC Shqipëri, në partneritet me Res Publica dhe një rrjet organizatash lokale është duke zbatuar projektin CEJ Act “Climate and Environmental Justice Action”, i cili synon të krijojë një rrjet të qëndrueshëm aktorësh lokalë që dinë të identifikojnë shkeljet mjedisore, të kërkojnë dokumente dhe konsultime publike, të dokumentojnë dëmet, të paraqesin ankesa të bazuara në fakte dhe të ndjekin përgjigjen e institucioneve.

Nisma CEJ Act “Climate and Environmental Justice Action”, është pjesë e programit rajonal CEJ Convergence, e financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) dhe e zbatuar në nivel rajonal nga Expertise France.

────────────────────

🪵 Environmental crime can happen at any moment, but unfortunately the relevant institutions cannot always be there to intervene in time. Each of us can protect the environment by bringing to the attention of institutions the various environmental problems we may face in our daily lives. The environment is an issue that affects us directly, and protecting it requires supportive, maintenance, and corrective actions.

🔗REC Albania, in partnership with Res Publica and a network of local organizations, is implementing the CEJ Act "Climate and Environmental Justice Action" project, which aims to build a sustainable network of local actors who know how to identify environmental violations, request documents and public consultations, document damages, file fact-based complaints, and follow up on institutions' responses.

The CEJ Act "Climate and Environmental Justice Action" initiative is part of the regional CEJ Convergence program, funded by the French Development Agency (AFD) and implemented regionally by Expertise France.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
ResPublica.Al

21/09/2026

Ke parë një shkelje ndaj mjedisit? Mos e lër pa raportuar! 🌿

Në platformën EJA mund të denoncosh raste të dëmtimit të natyrës, ndotjes, prerjes së paligjshme të pyjeve, apo shkeljeve të tjera mjedisore.

📱 Bëje denoncimin tënd përmes EJA dhe ndihmo që problematikat mjedisore të bëhen të dukshme dhe të ndiqen.

Mbrojtja e mjedisit nis edhe me një denoncim.

Ky shërbim ofrohet falë mbështetjes së 🇪🇺 Bashkimit Evropian përmes projektit "EJA: Environmental Justice in Albania".
Postimi pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për çdo përdorim që mund t’i bëhet informacionit të përmbajtur në të.

18/09/2026

Little loggerheads making their way into the Ionian Sea 🌊 🐢 16.09.2026 💚

🐢 Pranë REC Shqipëri, është raportuar nga një grup turistësh polakë prania e të vegjëlve të breshkës kokëmadhe detare (C...
17/09/2026

🐢 Pranë REC Shqipëri, është raportuar nga një grup turistësh polakë prania e të vegjëlve të breshkës kokëmadhe detare (Caretta caretta) në bregdetin shqiptar.

Pushuesit i ndihmuan të vegjlit të arrinin të sigurtë në det dhe më pas kontaktuan REC Shqipëri, duke ndarë me ne informacion mbi rastin.

🤝 Në shenjë mirënjohjeje për kujdesin e treguar dhe njoftimin e menjëhershëm, REC Shqipëri u dërgoi anëtarëve të grupit Certifikata Mirënjohjeje.

Të dhëna të tilla kontribuojnë në dokumentimin e pranisë dhe aktivitetit të breshkave detare përgjatë bregdetit shqiptar dhe tregojnë rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe vizitorët.

Falënderojmë Katarzynën dhe grupin e saj për kujdesin e treguar dhe kontributin e tyre! 🐢🌊


────────────────────

🐢 REC Albania was contacted by a group of Polish tourists who reported spotting sea turtle hatchlings (Caretta caretta) along the Albanian coast.

The visitors helped the hatchlings safely reach the sea and then contacted REC Albania to share information about the sighting.

🤝 In recognition of their care and prompt reporting, REC Albania presented the group members with Certificates of Appreciation.

Information like this contributes to documenting the presence and activity of sea turtles along the Albanian coastline and highlights the importance of cooperation with citizens and visitors in protecting marine biodiversity.

A heartfelt thank you to Katarzyna and her group for their care and valuable contribution! 🐢🌊

REC Shqipëri mbështet hartimin e Planit të Monitorimit për Gazrat me Efekt Serë (GES), të përshtatur për industritë e pr...
17/09/2026

REC Shqipëri mbështet hartimin e Planit të Monitorimit për Gazrat me Efekt Serë (GES), të përshtatur për industritë e prodhimit të çimentos dhe metaleve.

📊 Planet e monitorimit synojnë përllogaritjen dhe raportimin e plotë, të saktë, transparent dhe të verifikueshëm të emetimeve të GES duke identifikuar burimet kryesore të shkarkimeve që lidhen me procesin e prodhimit.

Ato ofrojnë bazën metodologjike për realizimin e aktivitetit monitorues dhe të treguesve të përdorur sipas udhëzimeve të IPPC.

Ky proces krijon një bazë të strukturuar dhe të besueshme për menaxhimin e emetimeve dhe përmbushjen e kërkesave të legjislacionit shqiptar për ndryshimet klimatike.

Njëkohësisht, plani kontribuon në përafrimin e industrisë së çimentos me standardet evropiane, duke mbështetur përgatitjen për kërkesat e Direktivës së Shkarkimeve Industriale (IED) dhe Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM).

🔗 Për t’u thelluar më tej, klikoni në linkun bashkëngjitur:
https://recshqiperi.org/triggering-emissions-reductions-in-power-and-emissions-intensive-sectors-terpeis/

Hartimi i këtyre metodologjive është bërë në kuadër të projektit TERPEIS.

Projekti TERPEIS është një bashkëpunim ndërmjet Climate Analytics (Gjermani), Regulatorni institut za obnovljivu energiju i životnu sredinu (Serbia), Regionalni Centar za Obrazovanje i Informisanje iz Održivog Razvoja za JugoistoBočnia eropu (Bosnia and Herzegovina) dhe Qëndra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania). Ky projekt mbështetet nga Iniciativa Evropiane për Klimën (EUKI) e Ministrisë Federale Gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik (BMWK).

────────────────────

REC Albania supports the development of the Monitoring Plan for Greenhouse Gases (GHG), tailored to the cement and metals production industries.

📊 The monitoring plans aim to ensure the complete, accurate, transparent, and verifiable calculation and reporting of GHG emissions by identifying the main sources of emissions associated with the production process.

They provide the methodological basis for carrying out the monitoring activity and for the indicators used in accordance with the IPPC guidelines.

This process creates a structured and reliable basis for emissions management and for meeting the requirements of Albanian legislation on climate change.

At the same time, the plan contributes to aligning the cement industry with European standards, supporting preparations for the requirements of the Industrial Emissions Directive (IED) and the Carbon Border Adjustment Mechanism (CBAM).

🔗 To learn more, click on the attached link:
https://recshqiperi.org/triggering-emissions-reductions-in-power-and-emissions-intensive-sectors-terpeis/

The development of these methodologies was carried out within the framework of the TERPEIS project.

The TERPEIS project is a collaboration between Climate Analytics (Germany), Regulatorni institut za obnovljivu energiju i životnu sredinu (Serbia), Regionalni Centar za Obrazovanje i Informisanje iz Održivog Razvoja za Jugoistočnu Evropu (Bosnia and Herzegovina), and Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania). This project is supported by the European Climate Initiative (EUKI) of the German Federal Ministry for Economic Affairs and Climate Action (BMWK).

16 shtator 2026 - Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së OzonitKjo ditë na kujton se sa e brishtë, por edhe sa j...
16/09/2026

16 shtator 2026 - Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Kjo ditë na kujton se sa e brishtë, por edhe sa jetike është “mburoja e gaztë” që na mbron nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të Diellit. ☀️🛡️

Ruajtja e shtresës së ozonit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura.

Përpjekjet tona nuk kanë përfunduar, por suksesi në rastin e ozonit na tregon se ndryshimi është i mundur nëse veprojmë të gjithë bashkë. 🤝🌿

---------

September 16, 2026 – International Day for the Preservation of the Ozone Layer

This day reminds us just how fragile, yet vital, this “gas shield” is, protecting us from the Sun's harmful ultraviolet rays. ☀️🛡️

Preserving the ozone layer and tackling climate change are concomitant.

Our efforts are not yet over, but the ozone layer success story shows us that change is possible if we all act together. 🤝🌿💚

📢 THIRRJE PËR EKSPERT LIGJORREC Albania, në partneritet me ResPublika, hap thirrje për angazhimin e një Eksperti Ligjor ...
14/09/2026

📢 THIRRJE PËR EKSPERT LIGJOR

REC Albania, në partneritet me ResPublika, hap thirrje për angazhimin e një Eksperti Ligjor në kuadër të projektit “Drejtësia Klimatike dhe Mjedisore – Act (CEJ Act)”.

🔹 Objekti i angazhimit:
Ekspert për zhvillimin e një analize mbi “Vlerësimin e Provës dhe Cilësinë e Rasteve të Referuara në Organet Ligjzbatuese dhe Prokurori në Rastet e Dëmeve në Mjedis”

📩 Aplikoni duke dërguar: CV, përshkrim të eksperiencës relevante dhe metodologji të shkurtër.

📅 Afati: 25 Shtator 2026
📧 [email protected]

📄 Për detaje, lutemi referojuni termave të referencës në link-un vijues: https://recshqiperi.org/2026/09/14/thirrje-per-eksperte-5/

11/09/2026

🤝 🌱 ✨ Një interne e re nga Universiteti SciencesPo Aix, Francë, i bashkohet ekipit të REC Shqipëri për periudhën shtator 2026 - janar 2027.

🇫🇷🇦🇱 Mirë se vjen në REC Shqipëri!

-------

🤝 🌱 ✨ A new intern from University of SciencesPo Aix, France, is joining the REC Albania team for the period of September 2026 - January 2027.

🇫🇷🇦🇱 Welcome to REC Albania!

Në kuadër të vlerësimit të varfërisë energjitike dhe cenueshmërisë klimatike në Bashkinë Shkodër, pjesë e projektit  “Fr...
10/09/2026

Në kuadër të vlerësimit të varfërisë energjitike dhe cenueshmërisë klimatike në Bashkinë Shkodër, pjesë e projektit “From Poverty to Power (PowErgy)” analiza ka evidentuar Banesat Sociale, njësinë Postribë dhe Lagjen “Liria”, ndjekur nga Ana e Malit dhe Ish-Stacioni i Trenit, si zonat që kryesojnë cënueshmërinë në rajon. 🌩🏠

📊 Gjetjet e këtij vlerësimi ndihmojnë në identifikimin e zonave prioritare dhe orientimin e ndërhyrjeve drejt komuniteteve më të ekspozuara.

Green-AL
CoPlan Institute for Habitat Development
VIS Albania
COSV Albania
Embassy of Sweden in Tirana

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit Green-AL, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Ambasadës Suedeze në Tiranë, dhe zbatuar nga CoPlan – Institute for Habitat Development, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

“Klima Sot” Buletini mujor: Shtator 2026 sjell zhvillimet kryesore. 🌡️ Nga temperaturat ekstreme te  zjarret dhe ndikime...
09/09/2026

“Klima Sot” Buletini mujor: Shtator 2026 sjell zhvillimet kryesore. 🌡️

Nga temperaturat ekstreme te zjarret dhe ndikimet në mjedis e bujqësi.


“Klima Sot” Monthly Bulletin: September 2026 highlights key developments. 🌡️

From extreme temperatures to wildfires and impacts on the environment and agriculture.

Address

Rr. Ismail Qemali, Nr. 27
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35542232928

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when REC Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share