09/10/2020
Të nderuar kolegë konsulentë,
Duke ju uruar që të jeni mirë në këto kohë të pazakonta pandemike, ju kërkojmë pak kohë për të plotësuar pyetësorin e mëposhtëm të përgatitur nga ACN-ja në vijim të punës dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme, për forcimin dhe konsolidimin e standarteve të konsulentit dhe të konsulencës në Shqipëri. Ky pyetësor do të ndihmojë ACN-në që të ketë një pasqyrë më të qartë të disa temave që lidhen me këtë shërbim shumë të rëndësishëm por pak të zhvilluar në Shqipëri për biznesin, sic është konsulenca ose këshillimi i biznesit.
- Çfarë përfaqëson ACN-ja?
ACN - Albanian Consulting Network (ACN) ose thënë në shqip Rrjeti i Konsulentëve Shqiptarë është organizata e vetme profesionale, anëtarët e së cilës janë konsulentë të të gjitha fushave që veprojnë në Shqipëri, por edhe më gjerë. ACN-ja ka për qëllim të forcojë, dhe të ngrejë në nivele bashkëkohore dhe globale standartet e konsulencës në menaxhim. Për më shumë informacione rreth ACN-së, rolit, misionit të saj, të mënyrës së anëtarësimit jeni të mirëpritur të vizitoni: www.albconsulting.org , si dhe të na kontaktoni në: celular: +355696087402 dhe e-mail: [email protected] .
Ky pyetësor është krijuar nga ACN, me qëllimin për të mbledhur informacion mbi situatën aktuale të konsulencës, mundësitë e zhvillimit dhe mbështetjes nga ACN. Pyetësori merr vetëm 3-5 minuta nga koha juaj, ndaj mirëpresim plotësimin e tij deri në datën 14 Tetor 2020.
Link i pyetesorit: https://forms.gle/CkqpdR3XvJFBwwUM9
Ju faleminderit!
Me respekt,
Arben Memo - Kryetar Bordi / Drejtor Ekzekutiv i ACN-së
ACN - Albanian Consulting Network është e përkushtuar për të shërbyer në interes të anëtarëve të saj, duke mbështetur përpjekjet e tyre për të siguruar një cilësi më të mirë të shërbimit ndaj klientëve të tyre.