ProspecTime Consulting

ProspecTime Consulting ProspecTime i jep shtysë zhvillimit personal dhe profesional, për ju dhe organizatën tuaj, përme

Prospectime Consulting u themelua në vitin 2014, nga profesionistë me eksperiencë për të ofruar shërbimet e saj të këshillimit, trainimit, dhe mentorimit në fushën e zhvillimit personal dhe profesional të individeve, bizneseve dhe organizatave. Nepermjet analizave, hulumtimeve te tregut dhe sherbimeve keshilluese, Prospectime synon bindshem te mbeshtese individet, bizneset dhe organizatat te njohin me mire funksionalitetin e tyre, ta persosin ate dhe te rrisin te ardhurat. Prospectime Consulting eshte nje partner gjithmone i gatshem te inkurajoj dhe mbeshtese sipermarresit, drejtuesit e organizatave dhe bizneseve per te pergatitur dhe orientuar menaxhim sa me profesional, ne menyre qe te ndertojne ekipe te pergjegjshme, te perkushtuara dhe efektive. Pervoja e gjate, studimi i praktikave me te mira boterore, profesionalizmi dhe perkushtimi yne, jane mjete te cilat u sigurojne klienteve tane sherbime cilesore qe permbushin plotesisht pritshmerite e tyre. Sherbimet tona ju mbeshtesin te krijoni me qarte projektet tuaja dhe te fokusoheni me shume drejt perfitimit maksimal. Synimi yne eshte qe Prospectime Consulting te konsiderohet si nje mundesi me shume per te investuar me cilesi per te ardhmen

“Përmirësimi i vazhdueshëm është më i mirë se përsosmëria e vonuar."– Mark Twain.
18/09/2026

“Përmirësimi i vazhdueshëm është më i mirë se përsosmëria e vonuar."
– Mark Twain.

RËNDËSIA E PËRULËSISË NË UDHËHEQJE – DHE SI TË KURONI EGON E DËMSHMEPërulësia është forca e fshehur e udhëheqjes moderne...
14/09/2026

RËNDËSIA E PËRULËSISË NË UDHËHEQJE – DHE SI TË KURONI EGON E DËMSHME

Përulësia është forca e fshehur e udhëheqjes moderne. Ajo nuk përfaqëson dobësi apo mungesë vetëbesimi, por tregon një vetëdije të lartë dhe aftësi për të vendosur qëllimin e përbashkët përpara egos personale. Kur udhëheqësi udhëhiqet nga përulësia, kriteret e tij të brendshme ndryshojnë: ai nuk e mat më veten me pushtetin që ushtron mbi të tjerët, por me shërbimin dhe vlerën që u sjell atyre. Natyrisht, çdo person ka një sërë kriteresh me të cilat në mënyrë të pavetëdijshme e gjykon veten. Kur dikush mendon se i përmbush kriteret, ai ndihet krenar. Shkrimi këtu, me autor Tristan Ahumada, e trajton këtë koncept dhe se çfarë mund të bëjnë drejtuesit për të udhëhequr me siguri e vetëbesim drejt përmbushjes së qëllimeve të ekipit dhe organizatës.

Klikoni linkun e blogut tonë për të lexuar artikullin e plotë. Lexim të këndshëm!
https://bit.ly/33w3p28

“Krenaria na bën artificialë dhe përulësia na bën realë."– Thomas Merton.
11/09/2026

“Krenaria na bën artificialë dhe përulësia na bën realë."
– Thomas Merton.

KOMPANITË MË TË MIRA NUK ZGJEDHIN MIDIS NJERËZVE DHE FITIMITNë botën e biznesit që lëviz me shpejtësi, suksesi nuk ka të...
07/09/2026

KOMPANITË MË TË MIRA NUK ZGJEDHIN MIDIS NJERËZVE DHE FITIMIT

Në botën e biznesit që lëviz me shpejtësi, suksesi nuk ka të bëjë vetëm me strategjinë apo fitimin - ka të bëjë me lidhjen midis njerëzve dhe organizatës së cilës i përkasin. Kultura e kompanisë është zemra e asaj marrëdhënieje, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, sjellje të përditshme dhe besim midis punonjësve dhe drejtuesve. Kur kultura është e fortë, ajo formëson mënyrën se si ekipet komunikojnë, si merren vendimet dhe si çdo individ ndihet i vlerësuar dhe i mbështetur. Shkrimi këtu, me autor Bill Fotsch, sjell një këndvështrim mbi këtë temë. Një kulturë e shëndetshme nuk nxit vetëm performancën - ajo frymëzon besnikëri, pasion dhe një ndjenjë qëllimi.

Klikoni linkun e blogut tonë për të lexuar artikullin e plotë. Lexim të këndshëm!
https://bit.ly/33w3p28

“Biznesi funksionon më mirë kur njerëzit punojnë së bashku."– Adam Smith.
04/09/2026

“Biznesi funksionon më mirë kur njerëzit punojnë së bashku."
– Adam Smith.

VENDOSMËRIA – AFTËSIA MË E NËNVLERËSUAR E UDHËHEQJES Për udhëheqësit, vendimmarrja nuk është thjesht një përgjegjësi e p...
31/08/2026

VENDOSMËRIA – AFTËSIA MË E NËNVLERËSUAR E UDHËHEQJES

Për udhëheqësit, vendimmarrja nuk është thjesht një përgjegjësi e përditshme, por një tipar përcaktues i efektivitetit të lidershipit. Në situata krize, kur shfaqen mundësitë apo për udhëzimin e ekipit drejt një vizioni të përbashkët, vendosmëria është thelbësore, por që shpesh nënvlerësohet. Nënvlerësimi i marrjes së vendimeve në udhëheqje ndodh ashtu si padashur, kur një drejtues nuk i beson mjaftueshëm gjykimit dhe aftësive të veta. Kjo mund të çojë në hezitim, shtyrje të vendimeve ose varësi të tepruar nga mendimet e të tjerëve. Në situata të tilla, edhe vendimet e thjeshta mund të duken më të vështira dhe të krijojnë pasiguri te ekipi. Shkrimi këtu, me autore Alesia Visconti, thekson se një udhëheqës efektiv duhet të zhvillojë vetëbesimin, të analizojë informacionin në mënyrë objektive dhe të marrë përgjegjësi për zgjedhjet e tij. Në fund të fundit, nuk është e thënë të keni të drejtë çdo herë, por duhet të ecni përpara.

Klikoni linkun e blogut tonë për të lexuar artikullin e plotë. Lexim të këndshëm!
https://bit.ly/33w3p28

“Asgjë nuk është më e vështirë, dhe për këtë arsye më e çmuar, sesa të jesh në gjendje të vendosësh."– Napoleon Bonapart...
28/08/2026

“Asgjë nuk është më e vështirë, dhe për këtë arsye më e çmuar, sesa të jesh në gjendje të vendosësh."
– Napoleon Bonaparte.

8 PËRFITIME TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS (SMP)Nuk ka një element më efektiv se Menaxhimi i performancës që ...
24/08/2026

8 PËRFITIME TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË PERFORMANCËS (SMP)

Nuk ka një element më efektiv se Menaxhimi i performancës që të ndihmojë që puna dhe kontributi i secilit punonjës të lidhen natyrshëm me objektivat e organizatës. Ai krijon një kornizë të qartë për vendosjen e objektivave, komunikimin e vazhdueshëm, shkëmbimin e informacionit dhe identifikimin e mundësive për trajnim e zhvillim të punonjësve. Kur ky proces zbatohet siç duhet, ai ndihmon në rritjen e produktivitetit, motivimit dhe angazhimit të punonjësve, ndërsa krijon mundësi për të adresuar në kohë vështirësitë e sfidat. Shkrimi i një grupi autorësh, që po e sjellim këtu, trajton përfitimet e vendosjes së një sistemi të menaxhimit të performancës (SMP). Dhe, një sistem i mirë nuk është thjesht një mjet për të matur rezultatet, por një mënyrë për të mbështetur njerëzit, për të nxitur zhvillimin e tyre dhe për të përmirësuar vazhdimisht rezultatet e biznesit.

Klikoni linkun e blogut tonë për të lexuar artikullin e plotë. Lexim të këndshëm!
https://bit.ly/33w3p28

“Masa e vërtetë e vlerës së çdo udhëheqësi dhe menaxheri biznesi është performanca."– Brian Tracy.
21/08/2026

“Masa e vërtetë e vlerës së çdo udhëheqësi dhe menaxheri biznesi është performanca."
– Brian Tracy.

5 TIPARET E EKIPEVE SHUMË EFEKTIVEEkipet shumë efektive nuk ndërtohen thjesht duke mbledhur njerëz të talentuar, por duk...
17/08/2026

5 TIPARET E EKIPEVE SHUMË EFEKTIVE

Ekipet shumë efektive nuk ndërtohen thjesht duke mbledhur njerëz të talentuar, por duke krijuar një mjedis ku secili ndihet i vlerësuar, i përfshirë dhe i orientuar drejt një qëllimi të përbashkët. Besimi, komunikimi i hapur, përgjegjësia, përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi janë disa nga tiparet që i bëjnë ekipet të performojnë në nivele të larta. Në këtë proces, roli i udhëheqësit është thelbësor: ai nuk është vetëm personi që drejton, por edhe ai që frymëzon, lidh njerëzit dhe krijon kushtet për sukses. Shkrimi këtu, me autore Sarah Elk, trajton pikërisht këtë temë. Një udhëheqës i mirë ndërton ekipin; një udhëheqës i shkëlqyer e ndihmon atë të bëhet më i madh se shuma e individëve që e përbëjnë.

Klikoni linkun e blogut tonë për të lexuar artikullin e plotë. Lexim të këndshëm!
https://bit.ly/33w3p28

Address

BUlica Zhan D'Ark, Pall. 1, Ap. 1
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 08:30 - 13:30

Telephone

+355682038417

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ProspecTime Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ProspecTime Consulting:

Shortcuts

Share