Alban&Co Studio

Alban&Co Studio Studio Topografike | Agjensi Imobiliare

Keni mbivendosje në hartën e pronës?Mbivendosja kadastrale është një problem i shpeshtë që lind kur dokumentet e pronësi...
16/02/2026

Keni mbivendosje në hartën e pronës?
Mbivendosja kadastrale është një problem i shpeshtë që lind kur dokumentet e pronësisë nuk përputhen me gjendjen reale në terren, duke krijuar vështirësi në regjistrim, hipotekim apo transaksione pronësie.

Zgjidhja realizohet përmes matjeve topografike profesionale për korrigjimin e hartës dhe dokumentacionit të saktë.

👉 Shfletoni postimin për të mësuar më shumë rreth procedurës.
📞 Për asistencë profesionale, na kontaktoni: 069 574 7079

11/02/2026

Kur ju nevojitet një PLAN RILEVIMI?

Shumica e aplikimeve në Hipotekë kërkojnë një plan rilevimi të saktë! Ja disa nga rastet më të zakonshme:

📌 Ndarje pasurie – Për një ndarje të qartë dhe të drejtë të pronave.
📌 Bashkim pasurie – Për të unifikuar pronat tuaja në një certifikatë pronësie.
📌 Regjistrim prone – Siguroni dokumentet e nevojshme për tapinë tuaj.
📌 Korrigjim gabimesh – Eliminoni gabimet në të dhënat e pronës.
📌 Korrigjim i mbivendosjes – Rregulloni kufijtë e saktë të pronës tuaj.

🎯 Plani rilevimit nga një topograf i licencuar është hapi i parë drejt zgjidhjes së këtyre çështjeve!
💡 Na kontaktoni për të siguruar një proces të shpejtë dhe pa komplikime.

Posedojmë prona për sh*tje në zonat industriale të Tiranës dhe Durrësit!Nëse jeni në kërkim të një prone strategjike për...
04/02/2026

Posedojmë prona për sh*tje në zonat industriale të Tiranës dhe Durrësit!

Nëse jeni në kërkim të një prone strategjike për biznesin tuaj, ne kemi zgjidhjen ideale! Prona të pozicionuara në zonat më të zhvilluara industriale, të cilat ndodhen brenda studimit urbanistik dhe masterplanit.

✅ Toka e përshtatshme për ndërtimin e magazinave, filialeve të prodhimit, rezidencave dhe vilave.
✅ Vendndodhje strategjike me akses të lehtë në rrugët kryesore dhe portet kryesore të Shqipërisë.
✅ Mundësi investimi afatgjatë në një treg në zhvillim të vazhdueshëm.

Na kontaktoni tani për më shumë informacion dhe për të gjetur pronën perfekte për nevojat tuaja!

Si funksionon rivlerësimi i pronës 🏡📊Në këtë postim ju shpjegojmë, përmes një shembulli konkret, si kryhet rivlerësimi i...
28/01/2026

Si funksionon rivlerësimi i pronës 🏡📊

Në këtë postim ju shpjegojmë, përmes një shembulli konkret, si kryhet rivlerësimi i pronës dhe sa mund të përfitoni krahasuar me pagesën e taksës 15% në rast sh*tjeje ose dhurimi pa rivlerësim.

Rivlerësimi ju mundëson të paguani vetëm 5% mbi diferencën midis çmimit të tregut dhe çmimit referencial, duke i dhënë pronës suaj vlerën reale të tregut dhe duke shmangur taksa shumë më të larta në të ardhmen.

⏳ Nxitoni! Afati për kryerjen e procedurës së rivlerësimit është nga 01.01.2026 deri më 31.12.2026.

📞 Për çdo pyetje ose paqartësi, na kontaktoni:
+355 69 574 7079 | +355 68 433 6683

📍 Rr. Bulevardi Zogu i Parë, Tiranë

Rivlerësimi i pronave po afron! Kemi vënë re që shumë prej jush kanë pyetje, prandaj kemi përpiluar përgjigjet për pyetj...
21/01/2026

Rivlerësimi i pronave po afron! Kemi vënë re që shumë prej jush kanë pyetje, prandaj kemi përpiluar përgjigjet për pyetjet më të shpeshta mbi rivlerësimin e pronave.

Nëse keni pyetje të mëtejshme, komentoni këtu dhe ne do t’ju përgjigjemi direkt.

Nëse dëshironi të kryeni rivlerësimin e pronës tuaj, na kontaktoni:
+355 69 574 7079 | +355 68 433 6683
Adresa: Rr. Bulevardi Zogu i Parë, Tiranë

Gjatë vitit 2026 do të jetë e mundur kryerja e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, proces që synon përditësimin e v...
18/01/2026

Gjatë vitit 2026 do të jetë e mundur kryerja e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, proces që synon përditësimin e vlerës së regjistruar të pronës në përputhje me çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme.

Ky proces shoqërohet me lehtësi fiskale të konsiderueshme, duke aplikuar një normë tatimore të reduktuar në krahasim me tatimin standard që zbatohet në rastet e sh*tjes/ dhurimit të pronës.

👉 Për më shumë informacion, lexoni artikullin e plotë: https://www.linkedin.com/pulse/rivler%C3%ABsimi-i-pronave-2026-%C3%A7far%C3%AB-duhet-t%C3%AB-dini-si-funksionon-aarhc/?trackingId=upaf5l55RKSiwuRjN%2FFynw%3D%3D

Vilë në sh*tje në Selitë të Vogël, Tiranë – Çmim Okazion! Nëse kërkoni një vend të qetë, të gjelbëruar dhe me pamje mahn...
21/10/2024

Vilë në sh*tje në Selitë të Vogël, Tiranë – Çmim Okazion!

Nëse kërkoni një vend të qetë, të gjelbëruar dhe me pamje mahnitëse nga Tirana, kjo vilë është mundësia ideale për ju!

Karakteristikat e pronës:
📐 Sipërfaqe trualli: 472 m²
🏠 Sipërfaqe ndërtimi: 193 m²
🏡 Strukturë: Vilë dykatëshe me verandë të gjerë
🌳 Ambient i gjelbëruar për relaks dhe aktivitete në natyrë
🛏️ Tipologjia: 2+1
🌇 Pamje mahnitëse nga qyteti i Tiranës
🌬️ Vendndodhja: Selitë e Vogël – zonë me ajër të pastër dhe qetësi
💼 Mundësi investimi: Ideale për riinvestim dhe rritje të vlerës së pronës

Kjo vilë ndodhet larg zhurmës së qytetit, por me akses të lehtë në qendër. Një kombinim perfekt i qetësisë dhe komoditetit!

Na kontaktoni tani për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë!

Vilë Luksoze në Sh*tje pranë TEG!Zbuloni luksin dhe komoditetin në zemër të gjelbërimit, vetëm 1 km larg TEG, në Cuci Re...
21/10/2024

Vilë Luksoze në Sh*tje pranë TEG!

Zbuloni luksin dhe komoditetin në zemër të gjelbërimit, vetëm 1 km larg TEG, në Cuci Residence – një kompleks rezidencial prej 7000 m², i krijuar për të ofruar rehati dhe elegancë në çdo hapësirë.

Kati -1: Kantinë, lavanderi dhe një tualet të organizuara në një hapësirë me sipërfaqe 169.5 m², me ndriçim dhe ventilim natyral.

Kati 0: Dhomë ndenje gjigante, kuzhinë e veçuar, një tualet, verandë prej 50 m² dhe 2 poste parkimi, të gjitha të organizuara në 403 m².

Kati +1: Tre dhoma gjumi të bollshme dhe dy tualete në një hapësirë prej 185.5 m².

Kati +2: Tarracë e gjelbër prej 100.7 m² me pergola 20 m², perfekte për çaste relaksi në ajër të pastër.

E pajisur me izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, kjo vilë moderne ofron ndriçim të shkëlqyer, një dizajn të përkryer dhe hapësira të bollshme për një stil jetese të qetë, larg stresit urban.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë na kontaktoni!

🏠 Çmimet e Reja të Referencës në Tiranë 📊Po planifikoni të blini, shisni apo rivlerësoni pronën tuaj? Zbuloni çmimet e r...
30/09/2024

🏠 Çmimet e Reja të Referencës në Tiranë 📊

Po planifikoni të blini, shisni apo rivlerësoni pronën tuaj? Zbuloni çmimet e reja të tregut për qytetin e Tiranës!

Me ndryshimet e fundit në çmimet e referencës, është koha ideale për të vlerësuar mundësitë e investimit dhe përfitimet financiare që ofron tregu i pasurive të paluajtshme.

Na kontaktoni për këshillim të personalizuar dhe për të marrë një analizë të plotë të vlerës së pronës suaj.

Blerja e një shtëpie është një hap i madh! Bëni kërkimin tuaj, planifikoni mirë dhe sigurohuni që çdo detaj është në rre...
21/08/2024

Blerja e një shtëpie është një hap i madh! Bëni kërkimin tuaj, planifikoni mirë dhe sigurohuni që çdo detaj është në rregull.


Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar një valë të re lejesh zhvillimi dhe ndërtimi, duke mbështetur projekte ...
17/08/2024

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar një valë të re lejesh zhvillimi dhe ndërtimi, duke mbështetur projekte që përmirësojnë infrastrukturën turistike, rezidenciale, agroturizëm dhe energji fotovoltaike në Shqipëri.

👉 Shfletoni postimin për më shumë informacion!

Procesi i rivlerësimit të pronave fillon së shpejti! Sigurohuni që jeni të përgatitur me ndihmën e këtyre këshillave. Në...
08/08/2024

Procesi i rivlerësimit të pronave fillon së shpejti! Sigurohuni që jeni të përgatitur me ndihmën e këtyre këshillave.

Nëse jeni të interesuar të rivlerësoni pronën tuaj, Alban&Co Studio ju ofron suport në cdo fazë të këtij procesi.

Address

Rruga Bulevardi Zogu I Pare
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30
Saturday 09:00 - 12:30

Telephone

+355695747079

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alban&Co Studio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Alban&Co Studio:

Share