AGJ Consulting

AGJ Consulting Bazohemi ne ligj per t'u ofruar sherbime cilesore te fushes se finances, kontabilitetit, revizionit 1.

Sherbime te lidhura me konsulencen dhe pregatitjen e kerkesave te legjislacionit tatimor ne Republiken e Shqiperise:

Sherbimet e lidhura me TVSH:
Kjo perfshin nje rishikim dhe pergatitje te mbylljes mujore te tatimit mbi vleren e shtuar sipas kerkesave te legjislacionit fiskal shqiptar
• Pregatitja e librave te blerjes dhe sh*tjes ne perputhje me legjislacionin dhe kerkesat per deklarimin eletron

ik tatimor
• Ngarkesa e librave te blerjes dhe sh*tjes ne sistemin elektronik tatimor
• Pregatitja e formularit te TVSH, si dhe kryerja e deklarimit elektronik per TVSH
• Dergimi i formulareve te TVSH te vulosur dhe firmosur prane filialeve te bankave me te cilat shoqeria operon
• Asistence ne kontrollet e kryera nga zyra e taksa tatimeve per efekt te TVSH si dhe ne konfliktet e krijuara nga keto kontrolle
• Asistence ne ndjekjen e ceshtjeve te kerkesave per rimbursime te kerkuara nga zyra e taksa-tatimeve

Sherbimet e lidhura me listepagesen:
Si pjese e ketij sherbimi, ne do t’u asistojme dhe pregatisim per ju me sherbimet e meposhtme te lidhura me listepagesat (borderote):
• Llogaritjet (pro forma) nga paga bruto tek ajo neto (dhe anasjelltas) te pagave mujore, detyrimet per kontributet e sigurimeve si edhe taksat mbi te ardhurat personale (mujore)
• Pregatitja e listepagesave mujore si edhe kompesimeve tatimore (p.sh. sigurimet shoqerore dhe shendetsore dhe taksa mbi te ardhurat personale)
• Pregatitja e formularit te deklarimit dhe pageses per Sigurimet Shoqerore/Shendetsore si dhe e Tatimit mbi te ardhurat personale
• Deklarimi elektronik per Sigurimet Shoqerore/Shendetsore si dhe e Tatimin mbi te ardhurat personale
• Dergimi i formulareve te deklarimit dhe pageses per Sigurimet Shoqerore/Shendetsore si dhe e Tatimit mbi te ardhurat personale te vulosur dhe firmosur prane filialeve te bankave me te cilat shoqeria operon
• Pregatitja e dokumentave per zyren e punes te dokumenteve te lidhura me punemarresit (mandatore cdo tremujor)
• Pregatitja per zyren e punes te dokumenteve te lidhura me punemarresit e rinj dhe te atyre te cileve kontrata u nderpritet (kur keto jane te aplikueshme)
• Pregatitja per Institutin e Sigurimeve Shoqerore te dokumenteve te lidhura me punemarresit e rinj per marrjen e Numrit te Sigurimeve Shoqerore, dhe per firmosjen e kontrates me sigurimet shoqerore (kur eshte e aplikueshme)
• Asistence ne kontrollet e kryera nga zyra e punes per efekt te deklarimit te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore si dhe ne konfliktet e krijuara nga keto kontrolle

Sherbimet e lidhura me Akcizat dhe tatim fitimi:
• Ndjekja dhe pregatitja e deklaratave mujore te deklarimit dhe pagesave per akcizat
• Ndjekja dhe pregatitja e deklaratave mujore per tatimin mbi fitimin mujore/vjetore
• Asistence dhe ndjekje e ceshtjeve per rimbursimet e mbipagesave te kryera kundrejt organeve te taksa-tatimeve per efekt te akcizave dhe tatim-fitimit
• Asistence ne kontrollet e kryera nga organet e taksa tatimeve per efekt te deklarimit dhe pagesave/mbipagesave te akcizave dhe tatimit mbi fitimin si dhe ne konfliktet e krijuara nga keto kontrolle

Sherbimet e lidhura me industrine “Lojrat e fatit, Kazinote dhe Hipodromet”:
• Mbushja e formulareve te deklarimit si dhe kryerja e deklarimeve per efekt te industrise te lojrave te fatit sipas kerkesave te legjislacionit tatimor ne fuqi
• Asistence ne kontrollet e kryera nga organet e taksa tatimeve per efekt te deklarimit dhe pagesave industrise te lojrave te fatit
Sherbime te tjera:
• Asistence ne ndjekjen e pagesave per Sistemin e Taksave Vendore bazuar ne legjislacionin tatimor ne fuqi
• Konsulence mbi sistemin e taksave kombetare

2. Sherbime te lidhura me fushen e kontabilitetit:
• Kryerja e regjistrimit te gjithe dokumenteve kontabel ne perputhje me Standartet Kombetare te Kontabilitetit te miratuara nga Ministria e Financave te Republikes se Shqiperise dhe Keshilli Kombetar i Kontabilitetit te detyrueshme per tu zbatuar Brenda territorit te Republikes se Shqiperise (bazuar ne Ligjin Nr. 9228 te dates 29.04.2004 – Per kontabilitetin dhe Pasqyrat financiare)
• Kryerja e regjistrimeve kontabel ne sistemet e informatizuar per kontabilitetin te perdorura aktualisht ne mase ne Shqiperi (Kontabiliteti Alpha, Financa 5)
• Trajnimi i stafit operacional te shoqerive ne lidhje me perdorimin e programeve eletronike te kontabilitetit (Kontabiliteti Alpha, Financa 5)
• Konsulence per kryerjen e regjistrimit te dokumenteve kontabel ne perputhje me Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit
• Kryerja e procedurave te mbylljes se llogarive per efekt te pregatitjes se Pasqyrave financiare vjetore
• Pregatitja e pasqyrave financiare vjetore
• Pregatitja e shenimeve shpjeguese/sqaruese te lidhura me pasqyrat financiare vjetore

3. Sherbime te lidhura me fushen kontrollit dhe revizionimit:
• Sherbimi i kontrollit dhe revizionimit te pasqyrave financiare te mbyllura per vietet ushtrimore te mepareshme
• Sherbim i kontrollit dhe revizionimit te deklarimeve tatimore te periudhave te kaluara dhe te perfunduara

4. Sherbime te tjera:
• Perpilimi i Planeve te Biznesit per tu perdorur per qellime te caktuara ne lidhje me industri te ndryshme
• Konsulence mbi organizimin dhe krijimin e struktures organizative se shoqerise
• Konsulence mbi Menaxhimin e Burimeve Njerezore te shoqerise
• Analiza financiare dhe pregatitja e raporteve te ndryshme te lidhura me kete fushe
• Konsulence per kredimarrjen prane bankave dhe institucioneve te tjera financuese si dhe per kostot e lidhura me keto operacione
• Pregatitja e pasqyrave financiare si dhe raporteve te ndryshem mbi analizat financiare ne gjuhen Angleze profesionale financiare
• Konsulence mbi menaxhimin e ristrukturimit te biznesit ne rast te perballjes me veshtiresi financiare
• Analiza perfitueshmerie te nje projekt investimi te ri
• Analiza te llogaritjes se Kostove te lidhura me operacionet e perditshme te biznesit sipas metodave te njohura per kalkulimin dhe llogaritjen e kostove

*Cmimet per sherbimet e mesiperme mbeten subjekt i negociatave te metejshme qe ne do te zhvillojme me ju ne takimet ne vijim duke u bazuar ne industrine qe ju operoni, tranksaksionet ditore te kryera, lloji i sherbimit te kerkuar si edhe faktore te tjere.

01/09/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr.125, u publikua udhëzim i përbashkët nr. 29, datë 30.7.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”, i cili shfuqizoi udhëzimin nr. 9, datë 26.2.2008, “P...

18/11/2017

List of IFRS Standards

Standard name
The Conceptual Framework for Financial Reporting
IFRS 1 First-time Adoption of International Financial Reporting Standards
IFRS 2 Share-based Payment
IFRS 3 Business Combinations
IFRS 4 Insurance Contracts
IFRS 5 Non-current Assets Held for Sale and Discontinued Operations
IFRS 6 Exploration for and Evaluation of Mineral Resources
IFRS 7 Financial Instruments: Disclosures
IFRS 8 Operating Segments
IFRS 9 Financial Instruments
IFRS 10 Consolidated Financial Statements
IFRS 11 Joint Arrangements
IFRS 12 Disclosure of Interests in Other Entities
IFRS 13 Fair Value Measurement
IFRS 14 Regulatory Deferral Accounts
IFRS 15 Revenue from Contracts with Customers
IFRS 16 Leases
IFRS 17 Insurance Contracts
IAS 1 Presentation of Financial Statements
IAS 2 Inventories
IAS 7 Statement of Cash Flows
IAS 8 Accounting Policies, Changes in Accounting Estimates and Errors
IAS 10 Events after the Reporting Period
IAS 11 Construction Contracts
IAS 12 Income Taxes
IAS 16 Property, Plant and Equipment
IAS 17 Leases
IAS 18 Revenue
IAS 19 Employee Benefits
IAS 20 Accounting for Government Grants and Disclosure of Government Assistance
IAS 21 The Effects of Changes in Foreign Exchange Rates
IAS 23 Borrowing Costs
IAS 24 Related Party Disclosures
IAS 26 Accounting and Reporting by Retirement Benefit Plans
IAS 27 Separate Financial Statements
IAS 28 Investments in Associates and Joint Ventures
IAS 29 Financial Reporting in Hyperinflationary Economies
IAS 32 Financial Instruments: Presentation
IAS 33 Earnings per Share
IAS 34 Interim Financial Reporting
IAS 36 Impairment of Assets
IAS 37 Provisions, Contingent Liabilities and Contingent Assets
IAS 38 Intangible Assets
IAS 39 Financial Instruments: Recognition and Measurement
IAS 40 Investment Property
IAS 41 Agriculture
Practice Statement
Practice Statement 1: Management Commentary
Practice Statement 2: Making Materiality Judgements

Falja fiskale dhe zbatimi i sajËshtë publikuar në 21 prill në Fletoren Zyrtare Ligji Nr. 33/2017 për pagesën. fshirjen e...
22/04/2017

Falja fiskale dhe zbatimi i saj

Është publikuar në 21 prill në Fletoren Zyrtare Ligji Nr. 33/2017 për pagesën. fshirjen e shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë. si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.

Ligji hyn në fuqi pas 15 ditësh, çka nënkupton që amnistia do të fillojë të zbatohet nga data 5 maj dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara, të detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

I. Detyrimet tatimore kombëtare dhe vendore që fshihen me dhe pa kusht pagese:
Për periudhat tatimore deri në 2010, fshihet plotësisht detyrimi tatimor (tatim/taksë/ tarifë, kamatvonesa dhe gjoba), me përjashtim të detyrimit principal për kontributet e sigurimeve.


Për periudhat tatimore 2011-2014, fshihen gjobat dhe kamatvonesat për cdo lloj detyrimi tatimor përfshirë edhe për kontributet, me kusht pagesen e principalit brenda datës 31.12.2017.


Të tjera detyrime tatimore që fshihen:



Detyrimet tatimore (principal pëerfshirë kontributet, kamatëvonesën dhe gjobat) për subjektet persona fizikë ose juridike, të cilët rezultojnë të çregjistruar në QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.


Gjobat e llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe gjobat që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve.


Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, të llogaritura deri në datën 31.12.2016.


Gjobat për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017.


Gjobat për shoqëritë e autorizuara, sipas nenit 123 të ligjit“Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të evidentuara deri më datën 31.12.2016.


Gjobat si rezultat i aplikimit të dispozitave të Ligjit nr. 99/2015, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.


Për shoqëritë që operojnë në sektorin elektroenergjitik me kapital 100% shtetëror, përvec sa parashikohet si për çdo subjekt tjeter për periudhat deri në 2010 si dhe periudhat të vitit 2014, gjithashtu fshihen detyrimet për periudhat 2011- 2013, me përjashtim të detyrimit të vetdeklaruar dhe kontributeve për të cilat fshihen gjobat dhe kamatvonesat por me kusht pagesën e principalit brenda datës 31.12.2017.


Për shoqëritë që operojnë në sektorin ujësjellës–kanalizime me kapital 100% shtetëror, përveç sa parashikohet si për çdo subject tjetër për periudhat 2010 e më parë si dhe periudhat tatimore të vitit 2014, gjithashtu fshihen detyrimet për periudhat 2011-2013, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve për të cilat fshihen gjobat dhe kamatvonesat por me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.


Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014.


Për të vetëpunësuarit në bujqësi fshihen gjobat dhe kamatvonesave për kontributet e sigurimeve, për periudhat 2011-2016, me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.


II. Detyrime të pagueshme në doganonë:
Fshihen/shuhen pa kusht detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 Dhjetor 2010.


Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara dhe të evidentuara për individët lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 Dhjetor 2016.


Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.


Fshihen/shuhen gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensuese. të papaguara dhe të evidentuara nga 1 Janari 2011-31 Dhjetor 2014, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet plotësisht pjesa tjetër e detyrimt të pagueshëm në doganë, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, rentë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni.


Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet, nga 1 Janari 2011- 31 Dhjetor 2016, fshihen/shuhen me kusht që brenda 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.


III. Heqja nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe fshirja e detyrimeve tatimore për këto mjete

Hiqen nga qarkullimi mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim pas datës 31 Dhjetor 2011 e në vijim, pas fshirjes së detyrimeve tatimore të papaguara (taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksa vjetore të qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat).


Subjektet kanë të drejtë që brenda datës 31.12.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi apo për të kërkuar moskryerjen e kësaj procedure dhe mbajtjen aktiv të tij.


Nëse subjektet kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet për periudhat Dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim, përjashtimisht gjobave dhe kamatevonesave për periudhat Janar 2011- Dhjetor 2014 të cilat fshihen.


Nëse brenda datës 31.12.2017, subjektet nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve.


Të tjera
-Tepricat kreditore dhe detyrimet tatimore te papaguara:

Subjekteve përfitues nga fshirja sipas këtij ligji të cilët kanë njëkohësisht detyrime tatimore të papaguara dhe teprica kreditore, u fshihën detyrimet pas kompensimit të principallit të tatimit me tepricat kreditore.



-Subjektet që nuk përfitojnë:

Subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.



-Detyrimet tatimore dhe doganore ne proces ankimimi:

Subjekti i nënshtrohet këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit



Afati për zbatimin si dhe afati për përmbushjen e kushtit të pagesës së detyrimeve sipas këtij ligji është data 31.12.2017.

Ato cfare falen nga ligji i faljeve fiskale te 2016Kuvendi  miratoi dje me shumicë të thjeshtë ligjin që  parashikon pag...
31/03/2017

Ato cfare falen nga ligji i faljeve fiskale te 2016

Kuvendi miratoi dje me shumicë të thjeshtë ligjin që parashikon pagesën dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të papaguara, të detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Bizneset do të kenë mundësi që të aplikojnë për falje deri në fund të vitit.

Subjektet që përfitojnë

Nga përcaktimet e parashikuara në këtë ligj, përfitojnë:

a) subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11, të këtij ligji;

b) subjektet debitorë ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11, të këtij ligji;

c) subjektet pronarë të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12, të këtij ligji.

Subjektet që nuk përfitojnë

Nga fshirja e detyrimeve e parashikuar sipas këtij ligji nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

Fshirja e detyrimeve tatimore

1-Fshihen detyrimet tatimore të papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë dhe që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

2-Fshihen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë.

3- Fshihen dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Fshirja pjesore e detyrimeve tatimore me kusht pagimin e tatimit/taksës/tarifës/kontributit

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që brenda 31.12.2017 nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi, për:

a) detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit;

b) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014;

c) taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014.

Fshirja e detyrimeve tatimore të tjera

Janë, gjithashtu, objekt i fshirjes, sipas këtij ligji, detyrimet tatimore të mëposhtme, pavarësisht periudhës tatimore së cilës i përkasin:

a) Detyrimet tatimore, përfshirë tatimin/kontributin/taksën/tarifën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për subjektet persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji;

b) Dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113, të ligjit nr.9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve;

c) Dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, sipas ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të llogaritura deri në datën 31.12.2016;

ç) Dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.6.2017;

d) Dënimet administrative (gjobat) për shoqëritë e autorizuara, të parashikuara në nenin 123, të ligjit nr.9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të evidentuara në llogarinë e subjektit nëpërmjet aktkonstatimit, deri në datën 31.12.2016;

dh) Dënimet administrative (gjobat) si rezultat i aplikimit të dispozitave të ligjit nr.99/2015, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese;

e) Përveç sa parashikohet në nenin 5, fshihen detyrimet tatimore të papaguara sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe të detyrimeve të vetdeklaruara e të papaguara të shoqërive që operojnë në sektorin elektro-energjitik dhe janë 100% me kapital shtetëror, që i përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri 31.12 2013.

Për detyrimet e këtyre shoqërive, për periudhën janar – dhjetor 2014, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda 31.12.2017 nga hyrja në fuqi e tij të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.

ë) Përveç sa parashikohet në nenin 5, fshihen detyrimet tatimore të papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të shoqërive që operojnë në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe janë 100% me kapital shtetëror, që i përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri 31.12 2013.



Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën janar – dhjetor 2014, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda 31.12.2017, nga hyrja në fuqi e tij, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.

f) Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara, të regjistruara ose jo apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH-ja ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që, në çdo rast, aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014.

g) “Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që u përkasin periudhave nga 01 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12 2017.

Kompensimi i detyrimeve debitore me gjendjen kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së

1- Subjektet që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11, të këtij ligji, pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar.

2- Në rastet kur teprica nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit dhe kamatëvonesës së papaguar, atëherë duhet të kryhet pagesa për pjesën e mbetur, sipas nenit 6, dhe më pas bëhet fshirja e dënimeve administrative.

3- Përcaktimet e këtij neni për kompensimin zbatohen automatikisht, pa kontroll, përveç rasteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 11, të këtij ligji, për të cilat ky nen zbatohet kur subjekti heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës kompetente.

4- Sipas këtij neni, kompensimit nuk i nënshtrohen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Fshirja e detyrimeve të pagueshme në doganë

1-Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31 dhjetor 2010.

2- Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të papaguara ndaj administratës doganore dhe të evidentuara për individët, lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën 31 dhjetor 2016.

3- Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë, sipas kuptimit të pikës 2, të nenit 2, të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë e pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi, deri në datë 31.12.2016.

Pagesa e detyrimit dhe fshirja me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë

1-Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, fshihen, me kusht që brenda 31.12.2017 nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensuese.

2- Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, fshihen, me kusht që brenda 31.12.2017 nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.

Detyrimet tatimore dhe doganore që janë në proces ankimimi

1- Subjekti, i cili është në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, i nënshtrohet këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente.

2- Administrata tatimore ose doganore, për detyrimet që fshihen sipas këtij ligji, në rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse.

Procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe fshirjes së detyrimeve tatimore për këto mjete

1-Përveç sa parashikohet në këtë ligj, në përputhje me përcaktimet sipas këtij neni, hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.

2- Në zbatim të pikës 1, të këtij neni, heqja nga qarkullimi i këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksa vjetore e qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që, brenda 31.12.2017 nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

3- Personave, të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen.

4- Nëse brenda 31.12.2017, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të kryejë, pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij.

5- Lista e mjeteve, me targat përkatëse, të çregjistruara sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Afati i zbatimit dhe e drejta e ankimit

1-E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda 31.12.2017 nga data e hyrjes në fuqi të tij.

2- Subjektet, për të cilët fshirja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.

3- Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një akt administrativ për këtë qëllim, duke njoftuar edhe subjektin.

4- Subjektet, të cilat sipas një vendimi të administratave përkatëse nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative sipas legjislacionit të fushës në fuqi.

Organet zbatuese dhe afati për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë

1- Brenda 31.12.2017 nga hyrja në fuqi e këtij ligji, organet përkatëse fshijnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e subjektit debitor detyrimet që fshihen sipas këtij ligji.

2- Ngarkohen administrata tatimore, qendrore/vendore, doganore, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor për zbatimin e këtij ligji.

Një udhëzim i ri për procedurat tatimore ka përcaktuar procedura të reja për bllokimin e mallrave për subjektet e paregj...
17/02/2017

Një udhëzim i ri për procedurat tatimore ka përcaktuar procedura të reja për bllokimin e mallrave për subjektet e paregjistruara në Qendrën Kombëtarë të regjistrimit.

Kur administrata tatimore identifikon persona që ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë në Qendrën Kombëtare të Biznesit si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar, përcaktohet në udhëzim.

Masa e bllokimit vendoset ose në vendin e konstatimit të shkeljes kur veprimtaria zhvillohet në një adresë fikse, ose mallrat bllokohen dhe transportohen pranë ambienteve të administratës tatimore, nëse nuk është e mundur të vendoset masa e bllokimit në vendin e konstatimit të shkeljes. Nëse mallrat janë duke u transportuar ose janë të ngarkuara në një mjet, masa e bllokimit vendoset, gjithashtu, edhe për mjetin.

Masa e bllokimit për mallin edhe për mjetin hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprimtarinë ekonomike, duke aplikuar masat dhe dënimin, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 121, të ligjit dhe përcaktimeve të këtij udhëzimi.

Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve, përveç vendosjes së masës së bllokimit në vendin (adresën) ku konstatohet shkelja, u propozohet organeve kompetente pezullimi i lejes /licencës/autorizimit për ushtrim të veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në rastin kur personi regjistrohet në QKB si tatimpagues i TVSH-së, menjëherë sapo konstatohet si i paregjistruar, kjo i bëhet me dije organit kompetent përkatës, i cili e merr në konsideratë si fakt pozitiv në favor të tatimpaguesit, përgjatë shqyrtimit të propozimit për pezullimin e lejes/licencës/autorizimit.

Në momentin e konstatimit mbahet akti i konstatimit dhe procesverbali përkatës sipas të cilit vendoset masa e bllokimit. Në aktin e konstatimit shënohet çdo e dhënë identifikuese dhe përshkrim i qartë i rastit, përfshirë datën e identifikimit, të dhënat identifikuese të personit, adresa e plotë të tij, numri i telefonit dhe çdo e dhënë tjetër e disponueshme. Bëhet inventarizimi i mallrave dhe evidentohet në procesverbalin përkatës.

Bazuar në të dhënat e procesverbalit të inventarizimit të mallrave, menjëherë pasi regjistrohet tatimpaguesi pajiset me faturat tatimore me TVSH nga administrata tatimore dhe plotëson faturën sipas nenit 53 të ligjit dhe pikës 53 të këtij udhëzimi, e ngjashme me procedurën e lëshimit të faturës nga blerësi. Në rast se nuk është i mundur regjistrimi i menjëhershëm në QKB në momentin e konstatimit të personit që ushtron veprimtari ekonomike pa u regjistruar, masa e bllokimit nuk hiqet deri në momentin e regjistrimit në QKB.

Akti i konstatimit, procesverbali përkatës, një kopje e faturës së lëshuar për dokumentimin e inventarit të mallit i përcillet për ndjekje të mëtejshme strukturës përkatëse në Drejtorinë Rajonale Tatimore me qëllim kryerjen e vlerësimit dhe aplikimin e dënimit përkatës” Nëse tatimpaguesit i është vendosur masa e bllokimit dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, ndaj tij merret masa e konfiskimit ndaj gjithë sasisë së mallit siç përcaktohet në nenin 122 pika 4 të ligjit.

Procedura e re si riaktivizohen bizneset ne tre kategorite e kaluara ne pezullim (pasiv)Personat e tatueshëm të kaluar n...
16/02/2017

Procedura e re si riaktivizohen bizneset ne tre kategorite e kaluara ne pezullim (pasiv)

Personat e tatueshëm të kaluar në regjistrin pasiv, nëse do të rifillojnë aktivitetin ekonomik, në çdo kohë mund të kërkojnë të kalojnë në regjistrin aktiv.

Aktivizimi i tatimpaguesit dhe kalimi i tij nga regjistri i tatimpaguesve pasiv në regjistrin e tatimpaguesve aktivë bëhet me kërkesë të tatimpaguesit, por edhe nga administrata tatimore bazuar në të dhëna të konstatuara dhe informacione të administruara nga ana e saj. Një udhëzim i fundit i Ministrisë Financave qartëson procedurat e riaktivizimit të bizneseve të pezulluara sipas tre kategorive kryesore.

Në të gjitha rastet dhe për të gjitha kategoritë e tatimpaguesve, kalimi nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv (riaktivizimi) bëhet menjëherë, pa u kushtëzuar nga detyrimet tatimore të papaguara ose deklarata të padorëzuara të tatimpaguesit. Për detyrimet e papaguara ose deklaratat e padorëzuara zbatohen të gjitha procedurat dhe ndërmerren të gjitha hapat ligjore deri në përmbushjen e këtyre detyrimeve. Për tatimpaguesit që riaktivizohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si rezultat i heqjes dorë nga pezullimi i veprimtarisë, kalimi nga regjistri (statusi) pasiv në regjistrin (statusin) aktiv të administratës tatimore bëhet automatikisht nga sistemi elektronik i QKB-së në sistemin e DPT-së. Si datë e aktivizimit të tatimpaguesit në administratën tatimore do të jetë data e miratimit të aktivizimit në QKB. Përgjegjësitë tatimore do të jenë ato që ka pasur ky tatimpagues në datën kur ka kaluar në statusin pasiv.

Për tatimpaguesit që kërkojnë të riaktivizohen pranë DRT-ve, si rezultat i rifillimit të veprimtarisë/aktivitetit (këtu hyjnë të gjithë tatimpaguesit që janë aktivë në QKB dhe kanë kaluar në pasiv nga DRT-të si mosdeklarues apo deklarues pa aktivitet, si dhe gjithë tatimpaguesit që regjistrohen pranë administratës tatimore), aktivizimi do të bëhet menjëherë në sistem nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse, sipas procedurave të miratuara nga DPT-ja. Si datë e aktivizimit të tatimpaguesit do të jetë data e kërkesës për riaktivizim dhe përgjegjësitë tatimore do të jenë ato që ka pasur tatimpaguesi në datën kur ka kaluar në statusin pasiv.

Për tatimpaguesit që riaktivizohen nga administrata tatimore, në kushtet kur ai ka kryer shkelje tatimore, bazuar në të dhëna të konstatuara në vendin e biznesit apo informacione që administrohen nga ana e saj, aktivizimi do të bëhet menjëherë në sistem nga DRT-ja përkatëse sipas procedurave të miratuara nga DPT-ja. Si datë e aktivizimit të tatimpaguesit do të jetë data e konstatuar nga administrata tatimore. Përgjegjësitë tatimore do të jenë ato që ka pasur ky tatimpagues në datën kur ka kaluar në statusin pasiv. Për të gjitha rastet e aktivizimit, i dërgohet njoftim edhe tatimpaguesit. Gjatë periudhës që tatimpaguesi është në statusin/regjistrin pasiv atij nuk mund t’i shtohen apo t’i ndryshohen përgjegjësitë tatimore.

Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me dispozitat ligjore. Gjithashtu për çdo transaksion të kryer nga një tatimpagues blerës me një tatimpagues sh*tës që është në regjistrin pasiv, i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve në listën e tatimpaguesve pasiv, konsiderohet shkelje si për sh*tësin dhe për blerësin dhe ky i fundit është përgjegjës bashkë me furnizuesin (sh*tësin) për pagesën e TVSH-së.

Tatimpaguesi i cili aktivizohet duke hequr dorë nga pezullimi i veprimtarisë, në momentin që bëhet aktiv, administrata e heq nga lista e tatimpaguesve pasiv. Në listën e tatimpaguesve pasiv, evidentohen veçmas, edhe tatimpaguesit të cilët kanë pezulluar veprimtarinë (kanë kaluar në pasiv) në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pavarësisht se administrata tatimore nuk i ka kaluar ende në pasiv.”.

15/02/2017

Udhëzimi, ja çfarë paguajnë bizneset që vetëkorrigjohen

Nëse tatimpaguesi ka kryer transaksione, të cilat nuk i ka deklaruar dhe për pasojë nuk ka paguar tatimin përkatës që detyrohet, atij i jepet mundësia të deklarojë çdo të dhënë për transaksionin e padeklaruar, nëpërmjet një “formulari-pyetësor”, që i vihet në dispozicion së bashku me njoftimin për kontroll.
Në një udhëzim të posaçëm për procedurat tatimore, Ministria e Financave sqaron se, pas plotësimit të formularit-pyetësor dhe dorëzimit të tij në Drejtorinë Rajonale Tatimore, tatimpaguesi vetëdeklaron mbi bazën e rivlerësimit të deklaratave tatimore të periudhave përkatëse, transaksionet e padeklaruara dhe të pasqyruara në formularin-pyetësor duke paguar menjëherë tatimin ose kontributin përkatës së bashku me kamatëvonesën, të llogaritur në përputhje me nenin 76, të ligjit.
Deklarimi, sipas kësaj pike, është i vlefshëm vetëm nëse bëhet brenda 30 ditëve kalendarike, përpara fillimit të kontrollit të plotë tatimor.
Për detyrimin tatimor të deklaruar përpara fillimit të kontrollit tatimor nuk aplikohet gjobë për pagesë të vonuar, por aplikohet dënimi administrativ me gjobë në masën 50% të tatimit ose kontributit përkatës.
Ky dënim llogaritet dhe vlerësohet nga inspektori i kontrollit dhe i njoftohet tatimpaguesit nëpërmjet njoftim-vlerësimit tatimor të lëshuar në përfundim të kontrollit tatimor.
Nëse dënimi i aplikuar, sipas kësaj dispozite, është më i madh se dënimi që aplikohet për shkeljen sipas dispozitës përkatëse të kreut XIV “Sanksionet” të ligjit, atëherë aplikohet dënimi më i ulët.
Nëse tatimpaguesi nuk deklaron përpara fillimit të kontrollit, merret i mirëqenë fakti që nuk ka detyrim tatimor për të deklaruar. Në këtë rast për çdo detyrim tatimor apo shkelje të konstatuar gjatë kontrollit vijon procedura normale e kontrollit, në përfundim të së cilës nxirren rezultatet e kontrollit duke aplikuar gjithashtu çdo dënim administrativ të parashikuar sipas ligjit “Për procedurat tatimore”.
Pas përgatitjes së raportit të kontrollit nga ana e inspektorëve të kontrollit dhe para dërgimit të tij te tatimpaguesi, raporti i kontrollit miratohet nga strukturat përkatëse të kontrollit përfshirë përgjegjësin e sektorit, drejtorin e kontrollit tatimor, si dhe drejtori i drejtorisë rajonale. Një kopje e raportit të kontrollit i dërgohet tatimpaguesit me shërbimin postar rekomande.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AGJ Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share